Mendime
Aurel Dasareti: Liria e shtypit është froni i lirisë!
E premte, 16.08.2024, 07:56 PM
Liria e shtypit është froni i lirisë!
Nga
Aurel Dasareti
Gjendje
e mjerueshme e lirisë së shtypit në atdheun e gjyshërve të mi - katastrofë.
Kushtet e mjerueshme të lirisë së shtypit në trojet shqiptare (Shqipëri,
Kosovë, “Maqedoni”...), kalohen në një heshtje ogurzezë-kërcënuese.
Mediat
(TV, portalet...) me disa përjashtime të nderuara - mbizotërohen nga gjysmë
analfabetë të zhytur në konflikt interesash: janë amatorë, servilë, mercenarë,
mafiozë, antikombëtarë - nuk i sqarojnë gjërat ashtu siç janë por i fshehin
ato, nuk i botojnë shkrimet e intelektualëve të vërtetë sepse nuk u konvenojnë,
manipulojnë, dominon belbëzimi, shkarravitjet, gjysmë të vërtetat... janë
arsyeja pse njerëzit janë në terrin informativ. Dhe si rrjedhojë e kësaj ata
nuk reagojnë ndaj padrejtësive për të fituar lirinë, për të përmirësuar
mirëqenien e tyre... Janë të hutuar, nuk dinë cilin hajdutë ta hedhin në koshin
e plehrave dhe cilin në tualet. Ata kanë humbur shpresat, po ikin nga atdheu,
vendi po zbrazet, trojet tkurren në favor të Serbisë, Greqisë, FYROM-it, Malit
të Zi ... Kjo tregon gjendjen e mjerueshme të lirisë së shtypit në të gjitha
vendet shqiptare. Por si mund të jetë ndryshe kur 98% e pronarëve të mediave
shqipfolëse nuk kanë mbaruar as shkollën fillore? Për të tillët, paratë e pista
janë gjithçka...
PS:
Respekt pa kufi për ato pak media kombëtare, themeluesit e të cilave kanë dhënë
për dekada një kontribut të pakufizuar për të mirën e kombit që i
përkasin...Shqipërisë.
Bojkotoni
mediumet antikombëtare...