Mendime
Agron Tufa: Mbi "Gjyqin e kafes" së Nexhmije Hoxhës
E hene, 12.08.2024, 06:58 PM
Mbi "Gjyqin e kafes" së Nexhmije Hoxhës
Nga
Agron Tufa
Është
quajtur "Gjyqi i kafes", sipas titullit të librit që botoi avokati
mbrojtës i Nexhmijes, enveristi Dhimitër Beshiri.
Në
fakt, Nexhmije Hoxha e arrestuar me 4.12. 1991 bashkë me Ramiz Alinë pak më
vonë, në shtator 1992, u dënua me 14 vjet burg në fillim, mandej, përfundimisht me 9 vjet burg për
tejkalim shpenzimesh.
Pse
dënim për tejkalim shpenzimesh?
Për
të formular juridikisht një akuzë duheshin fakte të dokumentuara vendim-marrëse
prej saj, të vërtetuara me shkresa e vulë. T'a akuzoje si Drejtore e Institutit
të Studimeve të m-l? Apo si gruaja e diktatorit? Epo si ashtu, si kështu, nën akuzën e
hajdutes ajo u dënua, përkatësisht në dy shkallë - me 14 e mandej me 9 vjet
burg.
Ndërsa
Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia ishin në burg, midis viteve 1992-1995 u arrestuan
dhe 35 ish ministra, anëtarë të KQ të PPSH e hijerarkë, deri tek ish prokurori
gjakatar Aranit Çela, i cili u dënua fillimisht me vdekje, e më pas me 25 vjet.
Kësaj
herë qe miratuar ligji mbi gjenocidin në parlament (krime kundër njerëzimit),
kishin ardhur gjyqtarë e prokurorë të brezit të ri (që shtypi socialist i
quajti "akademia e plepave"), andaj dhe Ramiz Alia, dhe pjesa
dërrmuese e ish KQ të PPSH u dënuan me nga 15 vjet burg e poshtë.
Pas
përmbysjes me revolucionin halabako-terroristo--kriminal të vitit 1997, qeveria
Nano i liroi të gjithë këta vampirë. Po nuk e di pse në perceptimin e gjerë
popullor procesi ndaj tyre mbeti i rrënjosur si "gjyqi i kafeve",
duke u shtrirë e përgjithësuar si i tillë edhe për 35 hierarkët e tjerë
komunistë, të dënuar për gjenocid. Deri në lirimin përfundimtar nga qeveria
socialiste e Fatos Nanos, Nexhmie Hoxha i kishte bërë rreth 6 vjet burg.
Ajo
që nuk falet është, se pse me riardhjen
në pushtet të PD, verë 2005, nuk i rikthyen në burg, këta 35 vampirë të
amnistuar e të dëmshpërblyer nga qeveria socialiste e F. Nanos.
Mosmiratimi
i Ligjit të Lustracionit nga Gjykata Kushtetuese me 2008, shënon dhe humbjen
finale të betejës me trashëgiminë e diktaturës komuniste dhe recedivizmin e saj
riciklues. Drejtësia pësoi dështim të pandreqshëm e definitiv, dështim ligjor.