Mendime
Florim Zeqa: "Guxo" drejt shpërbërjes përfundimtare!
E diele, 11.08.2024, 12:09 PM
"GUXO" drejt shpërbërjes përfundimtare!
Shkruan:
Florim Zeqa
Në
kohën kur po thellohet hendeku mes kryeministrit dhe presitentes,
"guximtarët" ndodhen ses dy zjarreve. Kurse pozicionimi i kryetares
së parë të partisë GUXO, znj. Gërvalla-Schwarz perkrah Albin Kurtit i ka ndarë
në dysh "guximtarët"!
“Guximtarët mes dy
zjarreve përvëluese!
Përçarja
mes kryeministrit dhe presidentes merr përmasa alarmante pas skandalit
diplomatik në Aeroportin e Shkupit! Perplasjet dhe mosmarrëveshjet ndërmjet
krerëve të shtetit dita-ditës po thellohen akoma më shumë.
Përplasjen
ndërmjet Qeverisë dhe Presidencës, përkatësisht e kryeministrit Kurti dhe
presidentes Osmani nuk mund t’i fsheh më askush.
Përplasja
e madhe mes presidentes dhe kryeministrit, e cila tashmë është duke u rritur si
një ortek bore, do të shkaktojë përplasje shkatërrimtare brenda partnerëve
qeverisës.
Ndarja
mes dy personaliteteve të kundërta është normale, pasi të dytë, Albini dhe
Vjosa vijnë nga shkolla të ndryshme politike. Albini i shkollës staliniste,
ndërsa Vjosa e shkollës rugoviane, andaj këta dy nuk mund të ecin drejt në të
njëjtit binarë, por mdarja e rrugëve mes Vjosa Osmanit me Donika
Gërvallën-Shwarz do ta çojë subjektin e vogël GUXO drejt shpërbërjes
përfundimtare.
Edhe
pse presidentja Osmani e cila po e proklamon rrugën rugoviane ende nuk po e
merr guximin e shkëputjes përfundimtare me Albin Kurtin, rivalin numër 1 të
filozofisë politike rugoviane.
Për
fatin tonë të keq, në anën tjetër e kemi kryeministrin Kurti i cili po vazhdon
me lojën përçarëse me orientim kah lindja, duke na i humbur miqët tradicional
evro-perëndimor dhe duke e dërguar vendin drejt izolimit më të madh
ndërkombëtar të Kosovës nga ekzistenca si shtet i pavarur dhe sovran.
Për
të mirën e vendit dhe qytetarëve, këto dy rrugë duhet të ndahen përfundimisht,
në mënyrë që Vjosa të kthehet në shtëpinë e vet politike dhe të vazhdojë nga
aty rrugëtimin politik që e kishte nisur dekada më parë.
Humbja e aleatëve, e
frikshme për të ardhmen e vendit
Si
pasojë e mos koordinimit të kryeministrit Albin Kurtit me aleatët, shteti i
Kosovës ka përfunduar nën sanksione të BE-së. Kurse si pasoj e përkeqësimit të
marrëdhënieve me SHBA-të, jemi larguar nga vemendja e aleatit më të fuqishëm
dhe më strategjik të vendit tonë.
Kjo
situatë e ka trimëruar tejë mase fqinjin tonë verior, Serbinë, e cila është duke
vazhduar e papenguar nga askush me agresionin e saj politik kundër shtetit
tonë, siq ishte rasti me pengimin anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Kjo
nuk është e keqja e vetme, përveq tjerash, në mungesë të një diplomacie efikase
kemi mungesë të njohjeve të reja dhe dobësim të pozicionit politik të Kosovës
në arenën ndërkombëtare, e cila e ka stopuar rrugën e anëtarësimit në BE.
Duket
qartë, se hendeku mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani
nuk do të kalohet lehtë dhe pa pasoja shkaku i kundërthënjeve ideolgjike.
Tashmë Vjosa ka filluar ta kuptojë rreshtimin e gabuar politik për kënaqjen e
egos personale katër vite më parë!
Në
kohën kur po thellohet hendeku mes kryeministrit dhe presitentes,
"guximtarët" ndodhen mes dy zjarreve. Pozicionimi i kryetares së parë
të partisë GUXO, znj. Gërvalla-Swarz perkrah Albin Kurtit i ka ndarë në dysh
"guximtarët", të cilët do të digjen në të dyja anët e medaljes së
partisë në embrion!
Florim Zeqa
07.08.2024