Mendime
Asllan Dibrani: Drenica dhe Lëvizja heroike e Deçanit po e shpëtojnë kombin shqiptar nga bandat e islamit politik!
E hene, 05.08.2024, 09:38 PM
Drenica dhe Lëvizja heroike e Deçanit po e shpëtojnë kombin shqiptar nga bandat e islamit politik!
Shkruan
Asllan Dibrani
Lëvizja
e Deçanit tashmë është shndërruar në lëvizje të fuqishme për çlirimin nga një
pushtim tinëzar i brendshëm dhe barbarizmin mbi kulturën tonë të lashtë shqiptare.
Sot
në Gllogjan të Lugut të Baranit, u rikthyen në krishtërimin e të parëve mbi
njëqind veta.
Ky
trend ka marrë përmasa te mëdha në të
gjithë Kosovën, Shqipëri, po edhe në Diasporë, Zvicër dhe Gjermani, Amerike
e gjetiu ku ka shqiptarë.
Pati
rast që familja Leka e Lumbardhit të
veshur në veshën kombëtare, madje
edhe me plisa të bardhë në kokë, u
rikthyen mbi 20 veta, me gra, burra e fëmijë. Kjo familje
u nderua nga pjesëmarrësit shpesh
edhe me trokitje frekuentale nga të pranishmit
duke i uruar dhe përgëzuar.
-Me
të gjitha këto veprime dhe
rikthimin ne fenë e te parëve që
me dhunë e futen fenë islame ne
mesin e shqiptarëve dhe padrejtësisht nga pushtimi otoman të ndihmuar nga sllavët me moton përçajë e sundo!
Një
popull mendjendritur e liridashës që ia do lirinë shpirtnore secilit shqiptarë
po i prinë Drenica liridashëse dhe heroike
me "Lëvizjen Kombëtare të Deçanit", po i thyejnë klishetë e
armiqve tanë dhe i kanë goditur pikërisht në kokë forcat armiqësore të islamit politik, ne krye
me hoxhallarët e Kosovës të ndihmuar nga Serbia dhe Rusia.
Një
fjale popullore thotë se një “fotografia vlenë
sa një mijë fjalë , prandaj kjo
pamje dëshmon një gjë të tillë, prezenca
e madhe në pritje duke u
konvertuar në fenë katolike, në
fenë e gjyshave tanë.
Vuajtjet
tona nga islamosllavizmi kanë qenë të gjata, dhe me pasoja të tmerrshme për
kombin tonë deri në ditët tona.
Të
kujtojmë vetëm "Masbjeshkën tonë" (sanxhakun). Asimilim dhe zhdukje
të çdo gjëje shqiptare duke lënë shumë pasoja edhe ne Maqedoni e në Presheve.
Histori
bëjnë veprat e mëdha në momente historike të një kombi, prandaj do i’u hyjmë në hak që nuk vlerësohen këto
vepra që janë duke i bërë i tërë populli
i këtyre dy lokaliteteve, madje duke lëshuar
shkëndija edhe në tërë trojet tona shqiptare, me qëllim që të ndiqen dhe të demaskohen këto forca dhe fenomene
antikombëtare që me paratë edhe financën serbo-ruse po e mohojnë çdo gjë që
është shqiptare.
E
sot ishte ditë e madhe historike qe në
forma masive në disa kisha të
Kosovës me ndihmën e "Lëvizjes
Kombëtare te Deçanit", po vazhdon braktisja e fesë islame me të madhe
nga e cila po dëshmohet se po e varrosin
parullën e hoxhallarëve të
Kosovës se këta nuk qenkan më shumë se
një “Autobus”.
Zoti
e bekoftë popullin tonë shqiptar. Më në fund po bashkohemi. Edhe pse pak kohë
më parë, të rrallë ishin ata persona, që mund edhe vetëm të imagjinonin këtë
çfarë po ndodh tani duke i demaskuar këto
forca antikombëtare dore e
zgjatur e Serbisë dhe Rusisë dhe shteteve arabe...
Kjo
lëvizje po e mërzit shumë armikun tonë Serbin sepse aq sa ma shumë që i largohemi islamizmit aq i afrohemi me afër Amerikës dhe Evropës...! Këto forca
islamike e kanë zvarritur çështjen e Kosovës
deri me tash.
Kjo
mrekulli nuk do të ndalet pa e ribërë Dardaninë, Arbërinë ( Kosovën tonë të lavdishme). Ju uroj të gjithëve të pagëzuarve çdo të mirë në
jetë!!! Uroj dhe shpresoj që shembulli juaj të ndiqet nga të gjithë ata që e
ndjejnë veten dhe dëshirojnë të kthehen tek “IDENTITETI I TË PARËVE TË TYRE”.