Mendime
Vladimir Shyti: Një ndodhi e çuditshme në Akademinë e policisë
E hene, 29.07.2024, 07:52 PM
Një
ndodhi e çuditshme në Akademinë e policisë
Nga
Vladimir Shyti
Në
ato vite tragjikisht të zymtë, Najada, shkollën e mesme sportive e kryeu në
Durrës dhe papritur u kërkon prindërve, që të vazhdojë arsimimin e lartë në
Akademinë e Policisë të shtetit Shqiptarë. Ishte diçka e papritur, por duke
vështruar forcën mendore dhe fizike të vajzës së tyre ata vendosën të miratonin
vendimin e saj. Disi, të pa kuptueshëm në këtë zgjedhje, prindërit duke parë e
duke menduar për fatin sipas të cilës në zemër lindë një gëzim i ri.
Gjithësesi, studentja kishte përqafuar, këngën e jetës, që kumbonte hyjnishëm
si kënga e bilbilit me motivacionin”Të ndihomonte njerzit në nevojë”Dhe, pak me
dhimbje, por e pranuan hareshëm këtë inisiativë të vajzës së tyre. E ndihmuar
nga miq të familjes, të cilët shërbenin në forcat policore ajo mori
informacione të ndryshme rreth punës që do të kryente në atë instuticion. Por,
dëshira e zjarrtë, melankonia instiktive rinore u fuqizua, aq sa u shndërrua në
fatkeqësi dhe trishtim të përvajshëm, që vërshoi me vrullin e himnit duke
perënduar në terrë.
Ja si ndodhën ngjarjet:
Atë
ditë vere të vitit 2008 bordi drejtues Akademik policor njoftonte të gjithë të
intersuarit të paraqiteshin ne terrenin policor për të dhënë provimet e
përcaktuara nga drejtuesit, në lëndën e pregatitjes fizike. Të mbledhur para
portës kryesore, një turmë njerzish prindër e nxënës prisnin në ankth. Në
kulmin e kësaj gjëndje, mbasi ishin pirë dhe kafetë e mëngjezit, u hap porta e
hekurt dhe dikush lexojë emrat e nxënësave, që do të merrnin pjesë në garë dhe,
së fundi urojë;të fitojë më i miri ose më e mira. Ndërsa studentët u pregatitën
për të hyrë në konkurim, një zë tjetër urdhëroi, që të hynin brenda ndërtesës
akademike vetëm prindërit. Turma e habitur vështruan njeri-tjetrin në formë
pyetje. Mbas turmës së prindërve shkojë dhe babai Najadës, ajo ç’ka krijoi në
mendje, duke analizuar ato pak vite të demokracisë e futi në mendime të thella.
Përballë terrenit sportiv, ku do të zhvillohej konkurimi ishin zyrat e
administrates, nëpër ato godina u shpërndanë prindërit e konkuruesëve. Babai
vajzës mbeti i vetmuar në një skajë të sheshit para zyrave, i cili ende s’po e
kuptonte këtë lojë të ndyrë që po zhvillohej në ato moment. Mendimet e
ngatërruara i’a qartësojë një grua me tipare të bukura, që i’u afrua me një
buzëqeshje të shtirur:-A mundem t’ju ndihmojë, zotëri?U kuptua
gjithçka;prindërit po zbraznin kuletat në zyrat e akademisë policore. Të gjithë
lëvozhgat dhe guaskat, që ai mbante brenda qenies iu thërmuan dhe melodia
funebër rrodhi lirshëm nën ritmin e tik-takut shpitëror. Zyrtarja bukuroshe u
largua me një tjetër fytyrë, ku s’pa reagimin e tjetrit. Pas disa minutash
studentët mbushën oborrin, ku u bashkuan edhe me prindërit e tyre. Në ato çaste
lindi akordi i çakërduar, me zëra torturonjës, zhgënjimi dhe korruptimi. Najada
e kishte nuhatur lojën e rryshfeteve, ndaj i kërkoi të Atit, që të largoheshin,
që e habiti së tepërmi babain. Ajo ishte çliruar plotësisht nga ndjesia e
kohës, me ato shfaqe mostruoze korruptive. Në kulmin e kësaj gjëndje, hoqi dorë
nga konkurimi, paçka se mund të ishte më e sukseshme në atë provim, ku dhe e
kishte treguar më parë në stadiumin e qytetit të vet Niko Dovana. Ajo e
kapërcen dhimbjen e saj, por do të ngjitej më lartë. Hyjnesha e fatit, të
heshtura, e mbajtën vetëm për pak kohë fillin, tepër të hollë, që torrën për
atë vajzë shëmbullore. Sot ajo shkëqen në spitalet e gjermanisë si
kryeinfermiere, duke larguar brengat dhe trishtimet e kohës rinore. Asgjë nuk i
lejuan Perënditë të çonte në përsosmëri. Veç atë, e lejuan të ishte e përsosur.
Kjo ngjarje është një këmbanë, që duhet t’a dëgjojnë pushtetarët, ku korrpsioni
vazhdon ende në instuticionet shtetërore.