Mendime
Enver Bytyçi: Mos e prekni dhe mos e tiranizoni Shkodrën!
E diele, 21.07.2024, 07:58 PM
Mos e prekni dhe mos e tiranizoni Shkodrën! Eshtë Jeruzalemi dhe Meka e shqiptarisë!
Nga
Prof. Dr. Enver Bytyçi
Shkodra
e ka emrin e saj që prej antikitetit. Së paku dy mijë vjet para Tiranës. Por i
marri dhe i çmenduri i Tiranës ka vendosur që t’i japë asaj pamjen e Tiranës.
Pasi shkatërroi çdo trashëgimi kulturore të këtij vendi dhe të kryeqytetit me
dëshirën që historia e Shqipërisë të shënojë vetëm kullat e fasadat e tij, Edi
Rama ka vendosur ta bëjë Shkodrën si Tiranën. Tani është shumë e qartë pse Rama
aktivizoi bandat e Shkodrës për ta marrë bashkinë e kryeqytetit të veriut. U
duk se ia dha Benet Becit. Ky i fundit u hoq si pragmatist midis demokratëve
dhe socialistëve. Në fakt u dëshmua thjesht si një rilindas. Edhe Muho Asllani
ose Prokop Murra nuk do t’i bindej Edi Ramës për t’ia ndërruar pamjen Shkodrës.
Këtë po e bën Benet Beci.
Eshtë
hedh në publik një projekt me dy kulla prej 35 katesh. Do të ndërtohet aty
diku, ku para një muaji u dogj tregu. Në mes të qytetit. Duke dëshmuar se
rilindja e bazon zhvillimin te aktet kriminale. Dy kulla si kunj në mes të
qytetit. Që do të thotë se ato do të pjellin së paku edhe 40 kulla të tjera. Që
do të thotë se Shkodra do të bëhet si Tirana. As emrin nuk do t’ia lënë
Shkodër.
Nëse
shkodranët do ta lejojnë këtë masakër urbanistike atëherë nuk do të ketë më
Shkodër. U provua ajo që kemi thënë gjithmonë:
Se
kryeministri i Shqipërisë e urren Shkodrën, Malësinë dhe Kosovën. I urren me
shpirt. Eshtë nga ata vllehë, për të cilët Sami Frashëri na thoshte para 125
vitesh se “janë rreziku ekzistencial i Shqipërisë dhe i shqiptarëve”! Lexojeni
po të doni edhe njëherë veprën e Samiut të madh, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është
dhe çdo të bëhet” dhe do të shihni çfarë shkruan ai për kërcënimin serioz që
paraqesin vllehët për kombin shqiptar! Nuk dua të fus sherr e urrejtje me
vëllehët e urtë e të kulturuar që ruajnë kufijtë e sjelljes njerëzore në këtë
vend. E kam fjalën për atë vllah shpirtshitur që drejton ekzekutivin shqiptar!
Nëse
Shkodra pranon të bëhet “dele” e që Edi Rama së bashku me Spiropalin e Becin ta
shndërrojnë Shkodrën në një qytet bastard, kopje të Tiranës, atëherë ajo ka
marrë fund. Merr fund qytetërimi e civilizimi i saj antik, mesjetar dhe
bashkëkohor. Merr fund tradita e saj arkitekturore perendimore,
austriako-gjermane, vendeikase e italiane. Merr fund kultura e saj unike në
rajonin e Ballkanit. Merr fund tradita shkodrane e të qenit të lirë dhe ajo e
demokracisë së saj. Kullat janë tirani njerëzore. Kullat synojnë t’i mbajnë
njerëzit nën kontroll, t’i survejonë ata dhe t’i trajtojnë si kukulla
plasteline.
Këtë
synon ideologjia sorosiste e Rilindjes me ndërtimin e kullave në Tiranë e kudo.
Kjo është arsyeja pse e nisi kullëzimin në Shkodër, ende pa e nisur në Vlorë,
në Durrës, Korçë apo Elbasan. Qëllimi është ta vëzhgojë shkodranin 24 në 24
orë. Ta ketë nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Se i trmbet atij, se nuk ia ka
besën, edhe pse shkodranët janë njerëzit e besës për ata që e njohin traditën
dhe besëlidhjen.
Shihni
si hakmerret narco-shteti i Edi Ramës me Shkodrën! Asnjë konsultë. Thjesht
takime me arkitektë që vijnë nga e gjithë Europa për të bërë biznes dhe me
oligarkë. Nuk dihet kush e ndërton dhe kush përfiton. Asnjë parapëlqim dhe
bashkëbisedim me qytetarët jo rilindas. Thjesht imponim i stilit
stalinisto-enverist. Rilindja thjesht i bën të kryera projektet e veta në
ineteres të narco-shtetit. Kështu bëri sapo ndërtoi 20 km rrugë nga Thumana në
Qafë-Kashar. U vu taksën shkodranëve për të hyrë në Tiranë dhe shkodranëve
banorë të Tiranës për të shkuar në vendlindje. E bëri këtë kundër Shkodrës,
Malësisë dhe Kosovës, kur në Korçë, në Durrës, në Elbasan, në Vlorë e Fier
shkohet prej vitesh përmes autostradave me qindra km dhe nuk paguhet asnjë lloj
takse. Por për ato 20 km rrugë të ndërtuar në dhjetë vite duhej vënë taksa. Jo
për qëllime shtetërore. Por për qëllime hakmarrjeje për shkak të urrejtjes së
papërmbajtur të kryeministrit shqiptar kundër Shkodrës dhe Malësisë.
Këtë
urrejtje e njeh Benet Beci më mirë se unë. Por fatkeqësisht është bërë me kohë
pjesë e narco-shtetit. Eshtë tashmë i kapur keq dhe nuk guxon ta mbrojë
Shkodrën. Edhe ai punon për tiranizimin e Shkodrës! Turp!