Mendime
Idriz Zeqiraj: Xhavit, lëri shpifjet, ndihmoje Drejtësinë!
E shtune, 13.07.2024, 07:51 PM
XHAVIT, LËRI SHPIFJET, NDIHMOJE DREJTËSINË!
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Jemi
mësuar me shpifjet e sojit të Xhavit Halitit, por kjo e fundit ishte paksa e
veçantë: "Ibrahim Rugova kishte kërkuar azil politik në Gjermani, por i
ishte refuzuar!" Një gënjeshtër e madhe sa bjeshka! E kuptoj dëshirën e
Xhavitit me partinë-bandë të tij, jo vetëm azilimin, largimin nga Kosova të
Presidentit Rugova, por edhe akuza për "tradhti", e thënë së pari nga
kreu i banditëve social-komunistë, presidenti i marruar dhe i turpëruar, me
fund, Rexhep Mejdani. Dhe, vetëm një ditë më vonë, kasneci i LPK- së, Jakup
Krasniqi, nga Televizioni Shqiptar, Redaksia për Kosovën, e përbaltur nga
horrat e të ashtuquajturit SHP të UÇK-së Rogner-iste, e lëshoi të njëjtën
glacë.
I
njëkohshëm ishte kërcënimi me jetë i Presidentit Rugova, i bërë nga drejtori i
Drejtorisë Politike, Hashim Thaçi, agjent i shumëfishtë: "Çdo njërit që i
shpallet dënimi nga ana e UÇK-së, ai do të ekzekutohet. Për këtë Ibrahim
Rugova, besoj që është i vetëdijshëm".
Dhe,
sot Kosova vazhdon t`i vuajë pazarët e pista të Hashimit, të bëra me Serbinë.
"Nuk
kishte plan për vrasjen e Rugovës në Tiranë",- rrëfehet Xhavit Haliti me
hipokrizi. Vërtet, ende pa u kthyer nga Rambueja, plani për atentatimin e
Rugovës ishte bërë. Pasi u dekonspirua krimi në tentativë, krerët e krimit, me
nder, "doni të lanin m... me sh..., siç thotë një urtësi pezhorative.
Dostat pushtetarë të PS-së të Xhavit Halitit, të prirë nga presidenti Rexhep
Mejdani, i gatshëm për të aprovuar çdo gjëmë, që do ta bënin SHISH-i shqiptatr
dhe argatët e UDB-BIA të Serbisë, ishin dalur në Aeroportin "Nënë Tereza",
në Rinas, për ta pritur delegacionin e Rambujesë. Xhaviti jep një detaj
domëthënës: "Fillimisht, Mejdani hezitoi ta priste Rugovën, "për
çështje protokolli" (arsyetimi i Mejdanit)!" Pra, social-komunistët
kurrë nuk e kanë njohur Rugovën President, njësoj si krerët banditër të LPK-së.
Të
gjithë zbritën nga aeroplani, vetëm Rugova nuk lëvizi nga vendi. Kurthi për
Presidentin Rugova ishte përgaditur. Këtë e dinin edhe ndërkombëtarët. Mungesa
e Rugovës në lokalin e Aeroportit fliste mjaftueshëm. Dhe, po të mos shkonte
Ambasadori francez, në Tiranë, për ta marrë, Rugova nuk do të zbriste nga
fluturakja. Dhe, sërishmi u kthye në fluturake, për ta vazhduar rrugën për
Shkup dhe që andej udhëtoi për Prishtinë.
Ai,
dinjitetshëm, injoroi folenë e gjarpërinjve në Tiranë dhe donte të largohej nga
ajo bandë e përbashkët, pjesë e krimit në ekzekutimin e Ministrit të Luftës,
Kolonel Ahmet Krasniqi, të oficerëve dhe të ushtarëve të tij FARK-istë. Xhaviti
falsifikon, lëshon gënjeshtrën e radhës, kur thotë se "anëtarët e
delegacionit të UÇK-së, pas tri ditësh, u kthyen në Kosovë!?" Vërtet, ata
mbetën në Tiranë, iu bashkuan grixhës së SHTAB-istëve të Rogner-it, duke
abuzuar dhe zhvatur Fondet, djersë e mërgimtarëve tanë.
Tani,
pas një çerek-shekulli të Kosovës së lirë, por, "me banda nëpër këmbë",
Xhavit Haliti duhej të ishte i fundit të përgojonte Presidentin Rugova me
shpifje monstrume. Është një atentat, i kryer me tritol në Prishtinë kundër
Rugovës, pikërisht ditën e vizitës, respektivisht, të takimit Rugova-Solana.
Për të qenë korrekt me opinionin, lë të flasim me gjuhën e protagonistit në
krim:
A.H.
rrëfen nga burgu i Dubravës: "Ishim tre veta në aksion, unë, A.H. nga
Drenica; A.N. nga Gjakova; A.H. nga Deçani, nën instruktimin e Xhavit Halitit.
Përgjimi i lëvizjeve të Rugovës ishte i organizuar, mësuam edhe itenerarin nga
do të shkonte Rugova në takim me Solanën. Vendosem eksplozivin në kontenierin e
mbeturinave buzë rrugës dhe e komanduam shpërthimin nga largësia e llogaritur
mirë. Dhe, rasti i pritur erdhi, shpërthimi u realizua sipas planit. Makina u
dëmtua, por Rugova me shoqëruesit shpëtoi. Po të mos ishte makina e blinduar,
do të hidhej në ajër së bashku me Rugovën".
Përkthyesi
i Rugovës, Skënder Hyseni, i ndodhur në atë veturë, sipas rrëfimit të tij, për
gazetën "Bota sot", më 19 tetor 2006, veç tjerash, tregon:
"Dikush më tha në telefon: Më fal se kam dashtë me të vra!" Ky
ministër i dy qeverive, duke pasur edhe resorin e Ministrit të Brendshëm, në
dakoordim me Hashimin, në këmbim të postit, e heshti krimin. Dhe, rasti i tentim-vrasjes
të Presidentit Rugova kurrë nuk u bë objekt hetimi apo gjykimi!
Krimineli
A.H. u dënua për dy tentim-vrasje të drejtorit A. Berisha. Dhe, i prishur në
pazare me shefat kriminelë SHTAB-istë të Rogner-it, i denoncoi ata. Megjithatë,
drejtësia e kapur nga komandantët kriminelë të LPK-së, e mbyllën rastin, për të
mos e hapur kurrë më deri me sot!
Duke
qenë në rrjedhë të blerjes së makinës së blinduar, po sqaroj:
Deputeti
Smajl Hajdaraj, tashmë -Hero i Kosovës-, i ekzekutuar nga LPK-ja,
respektivisht, PAN-i i sotëm, e porositi vëllanë e tij, Fazli Hajdaraj,
atëbotë, nënkryetar i Nëndegës të LDK-së në Republikën e Rheinland Pfalz-it:
"Jeta e Presidentit Rugova është në rrezik. Na duhet një makinë e
blinduar, madje sa më shpejt". Unë isha në cilësinë e kryetarit të kësaj
Nëndege. E biseduam me Fazliun dhe vendosem ta fillojmë aksionin financiar, pa
e shpallur në opinion. Hartuam një listë emërore, për një rreth të ngushtë
veprimtarësh të LDK-së dhe caktuam kuotën e dhurimit, së paku, nga 1.000
DM për individ. Rugovasit ishin në
shumësi kontribues, madje me kuotë të shtuar. Aksioni u realizua rrufeshëm.
Angazhimi i Komandantit të UÇK-së dhe deputet i Kosovës, Smajl Hajdaraj, për
blerjen e makinës së blinduar, për Presidentin Rugova, ka përshpejtuar
atentatimin e tij kriminal.
Vrasjet
politike kanë filluar në Shqipëri, andaj edhe hetimet duhej të fillonin atje.
Sepse i pari u ekzekutua zëdhënësi i guerilës së Kosovës, tashmë, i strehuar në
Shqipëri, Ali Ukaj. Vrasjet politike ishin të listuara nga SHP i UÇK-së, i
stacionuar në Tiranë. Listat janë të gjata, numerike, përfshi edhe
shënjestrimet në Shqipëri dhe Kosovë, gjatë dhe pas luftës! Njësoj si
filosllavi Enver Hoxha, me byroistët e tij, që vranë, veç të tjerëve, edhe
6.000 nacionalistë shqiptarë, duke i lënë edhe pa varr.
Po
citojmë vetëm disa syrësh, të ekzekutuar zyrtarisht në Shqipëri, në bashkëpunim
të SHTAB-istëve të UÇK-së dhe krerëve social-komunistë të Shqipërisë: Ali Ukaj,
zëdhënës i guerilës; Kolonel Ahmet Krysniqi, ministër i Luftës; Sadri Ramqaj,
oficer pranë Shtabit të FARK-ut, veprimtar i shquar i Mërgatës, i mbetur pa
varr; vëllezërit veprimtarë, në rrugëtim për Koshare, me ngarkesë për
logjistikën e luftës, Ibrahim dhe Rexhep Nikçi, djemtë e atdhetarit Sylë Mehmetit,
ish i burgosuri politik i Golji Otokut; guerilasin e ilegalës, Ilir
Konushevcin, shef i Emergjencës dhe Dr. Hazir Malaj, nga Tropoja, doktor në
shërbim të luftës.
Rushit
Elezi, nga Kukësi, kontraktor i lokacioneve në Kalimash e Kolsh, u ekzekutua në
pritë, për t`i pushtuar LPK-ja këto dy ushtrimore ushtarake të FARK-ut;
Muharrem Tafa, (mik i heroit Sali Çekaj), kontraktor i ushtrimorës në Papaj dhe
Qazim Jakupi, oficer i përgaditjes ushtarake të djemëve luftëtarë të Kosharës,
babai i këngëtarës brilante Leonora Jakupi, i vranë në pritë; sipas ministrit
të Luftës, Kolonel Halil Bicaj, "11 ushtarët që i kemi nisur për luftë,
dyshe e treshe, nuk kanë arritur në Koshare dhe nuk janë parë më në jetë,
LPK-ja i ka lënë pa varr. Dhe të tjerë ushtarakë e veprimtarë të LDK-së!"
Rrëfimet
e anëtarëve të SHIK-ut: Nazim Bllaca, Naim Miftari, Bashkim Mehmeti, Shefqet
Kabashi, Agim Hoti dhe të argatëve të tjerë të penduar, të kësaj organizate
ilegale kriminale, rezultojnë tërësisht të sakta, për çka kanë dëshmuar edhe
gjyqet dhe ndëshkimet e disa kriminelëve, zbatues të urdhërave, por jo edhe të
komandantëve porositës të ekzekutimeve!
Afatizimi
i hetimeve të krimeve politike, deri më 31 dhjetor 2000, ka bazë korruptive,
sepse është afatizim i blerë nga komandantët milionerë e kriminelë. Sepse
vrasjet politike janë vijimësi edhe tej dy dekadave më vonë, përfshi edhe
vrasjen e dëshmitarëve potencialë të Gjykatës në Hagë. Janë të njëjtat motive:
marrja dhe mbajtja e pushtetit me dhunë e përgjakje si dhe vrasja e
dëshmitarëve, për fshehjen e dëshmive, duke i vrarë dhe varrosur dëshmitarët
potencial faktik. Këtë e pranon edhe Hashim Thaçi, kur thotë se "nevoja e
krijimit të Gjykatës Speciale, u bë e domosdoshme, për shkak të vazhdimit të
vrasjeve të dëshmitarëve, sidomos në Dukagjin, duke ia faturuar Ramush
Haradinajt".
Realisht,
krijimi i Gjykatës Speciale të Kosovë, me seli në Hagë, është e vetmja meritë
kombëtare e Hashim Thaçit. Të gjithë ata që e akuzojnë Hashimin për këtë, janë
profanë, injorantë ose armiq të Kosovës, të cilët "e kanë mizën pas
veshit", duan mjegullnajë në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve.
Xhavit
Haliti është mjeshtër i manipulimit: "Rugova pas prishjes me Berishën, për
4 vite nuk kishte qëndruar në Tiranë", - thotë ai! E vërteta është se
Presidenti Rugova kishte problem me krerët social-komunistë të Tiranës, njësoj
si krerët banditër të Kosovës, respektivisht, LPK-ja e donin të vdekur. Dhe,
kjo dëshmohet me tre atentatet e bëra ndaj Rugovës nga soji i Xhavitit. Dr.
Rugova nuk ishte hipokrit, për të bërë "takim vëllazëror", siç thotë
Xhaviti, me tentim vrasësit e tij në Tiranë. Qortimi i bërë Rugovës, nga
opozita banditeske e PAN-it, për marrëdhëniet e ngrira me krerët
komunisto-enveristë të Tiranës zyrtare, ishte idioteske e rrugaçërore.
Përndryshe,
me liderin e së djathtës shqiptare, Prof. Dr. Sali Berishën, ka pasur mospajtim
për pjesëmarrjen në zgjedhjet e Serbisë, përkrah opozitës serbe, për ta rrëzuar
nga pushteti Millosheviçin. Përgjigja e Rugovës ka qenë e prerë: "Nuk
përzihemi në çështjet e brendshme të një shteti tjetër". E drejta ishte në
anën e Rugovës dhe Dr. Berisha, më vonë, i ka kërkuar ndjesë. Por, nuk ka pasur
asnjë hatrim dhe aq më pak inat.
Opozita
PAN-iste reagon me mllef se Albini ua kujton hajninë, krimet dhe tradhtinë. Ai
nuk shpif asgjë, përkundrazi, ua thotë një të vërtetë eprore. Prishja, më
saktë, tradhtia e Marrëveshjes së Mukjes, (fshat i Krujës), nga Enveri dhe
Milladini, më 1943, është përsëritur më 1998 në Oslo të Norvegjisë. Protagonist
ishte, pikërisht, Xhavit Haliti. Ai nuk e pranoi Kolonel Ahmet Krasniqin për
ministër të Luftës, por donte një ministër nga soji i tij, i Lëvizjes, edhe pse
ishte zgjedhur nga oficerët e karrierës, kryesisht, FARK-istë, të cilët i
përkisnin vijës institucionale të Ibrahim Rugovës.
Prof.
Dr. Sali Berisha, kryeheroi i demokracisë shqiptare, ëngjulli mbrojtës i
Kosovës, dhe jo vetëm ai, ka dhënë vlerësimin supërlativ dhe absolutisht të
saktë: "Ibrahim Rugova, pas Gjergjit tonë, nuk ka ndërmjetës në historinë
shqiptare". Këtë e konfirmon edhe kolosi i diplomacisë amerikane, Richard
Hollbruck: "Pa këmbënguljen e Ibrahim Rugovës, kurrë nuk do të kishte
Kosovë të lirë".
Pra,
ishte përfaqësuesi i LPK-së, Xhavit Haliti, ai i cili e dështoi Mbledhjen e Oslos.
Ajo ishte nismë e sabotimit të luftës, deri në moshyrjen në luftën e Kosovës të
asaj - UÇK-je të LPK-së -. Dhe, sot e gjithë ditën, krerët e LPK-së, në mes
tyre edhe Jakup Krasniqi, akuzojnë katërshën SHTAB-iste të Rogner-it:
"Hashim Thaçin, Azem Sylën, Xhavit Halitin dhe Kadri Veselin, për
bashkëpunim me shtetetet armike të Kosovës, sabotim të luftës, rrjedhimisht,
tradhti kombëtare". Unë vetëm po ia rikujtoj Xhavitit një të vërtetë
absolute. Pëndryshe, këtë e thonë dhe e përsërisin 4 (katër) shokët e tij të
LPK-së, themelues të -UÇK-së të LPK-së-.
Megjithatë,
një bastard nga LDK-ja deklaron, pacipërisht, se "në Oslo u arritë pajtimi
në mes FARK-ut dhe UÇK-së!" Realisht, të vetmin "pajtim" që bëri
LPK-ja e Xhavitit, ishte ekzekutimi në mes të Tiranës, të Kolonel Ahmet
Krasniqit, ideatorit të organizimit profesional ushtarak të luftës së Kosovës,
për të vazhduar me vrasjet e 456 kundërshtarëve politikë, vetëm përgjatë
qeverisjes së përgjakshme të Qeverisë së Përkohshme dhe qindrave të tjerëve në
dy dekadat në vijim.
Xhavit
Haliti deklaron me mburrje: "Bujar Bukoshin e shpëtova nga një atentat i
sigurtë në Kukës". Ky fakt është shumë domëthënës dhe dëshmon se ai kishte
lidhje speciale me strukturat shtetërore në Shqipëri. Andaj, i bëj thirrje të çiltër
Xhavitit, t`i lërë shpifjet dhe të angazhohet seriozisht, për ta ndihmuar
DREJTËSINË vendore dhe atë ndërkombëtare. Pamëdyshje, ai dinë shumë dhe ka
informacion të dorës së parë, për të ekzekutuarit gjatë luftës në Shqipëri, por
edhe për hartimin e listave vrastare të SHP të UÇK-së në Tiranë.
Uroj
për mirëkuptim!