Mendime
Florim Zeqa: Djalli me një sy!
E premte, 12.07.2024, 07:53 PM
Djalli me një sy!
Kjo
që do të lexoni më poshtë nuk është përmbajtje teologjike, por persiatje e
pastër njerëzore për sfidat e jetës në përballje me djajtë e zi në vendlindje
dhe perëndim. Djajt janë të njëjtë pa dallim ngjyre dhe lloji, por djalli me
një sy dallon për marrëzitë e tij, anipse në popull më shumë njihet si djalli
(dreqin) lara-lara.
Nga
Florim Zeqa
Dallimi mes engjujve dhe
djajve
Të
gjithë njerëzit besojnë në Zot edhe pse nuk e shohin, besojnë në Engjuj dhe në
Djajë që nuk i shohin, por fatkeqësisht në ditët e sotme gjithnjë e më shumë po
ju besojnë djajve me fytyrë njeriu, e shumë më pak ju besojnë njerëzve të mirë
që janë engjuj të vërtetë mbi sipërfaqën e tokës me të cilët takohen çdo ditë
në jetën e përditshme.
Besimtarët
e të gjitha konfesioneve fetare i besojnë ferrit dhe parajses në botën tjetër,
anipse çdo ditë e përjetojnë parajsen dhe ferrin në jetën e tyre të përditshme!
Secili nga ne i takojmë engjujt dhe djajtë, nganjëherë pa ju kushtuar vemëndje
të caktuar.
Engjuj
janë të gjithë ata që mendojnë pozitivisht, që bëjnë punë të mira për veten,
familjen dhe të tjerët, që reflektojnë shpresë dhe pozitivitet, që krijojnë
frymë unifikuese në lokalitetin ku jetojnë.
Kurse
djajë janë shpirtëzinjët dhe shpirtëligët, janë ndarësit dhe përçarësit e
rrethit shoqërorë, janë egoistët që e urrejnë çdo vlerë dhe çdo të arritur të
të tjerëve. Djajtë janë krijesat më të këqija dhe fatzeza mbi sipërfaqen e
tokës.
Djajtë
trillojnë, shpifin dhe fantazojnë ndaj njerëzve më të urtë dhe më të mirë, më
të ditur dhe dhe më të ngritur, më të pastër dhe më të dlirë në mesin e
shoqërisë sonë.
Përderisa
engjujt qëndrojnë pranë dhe i mbrojnë njerëzit e mirë, djalli rri i zgjuar për
t’i atakuar njerëzit e mirë.
Përderisa
engjujt janë mbrojtës shpirtëror dhe fizik i njerëzve të mirë, djajtë veprojnë
në errësirë apo thënë ndryshe, janë nëntoka e njerëzimit!
Engjullin
mbrojtës mund ta përkufizojmë si energji pozitive të njeriut të mirë e cila
manifestohet me dashuri njerëzore, kurse djalli është varfëria shpirtërore e
njeriut të keq e cila manifestohet me veprimtari të errët dhe destruktive ndaj
atyre që kanë vlera dhe veti të larta njerëzore.
Njeriu i mirë ka nevojë
për mbrojtje të përhershme nga engjujt
Njeriu
i mirë me ndjenja pozitive shpirtërore dallon sikur dita me natën me njeriun pa
ndjenja apo me prirje negative.
Njeriu
me ndjenja pozitive (enjëlli) nuk ka ndjenja negative në shpirtin e tij, kurse
njeriu i keq me ndjenja negative (djalli) shkakton urrejtje dhe përçarje në
mesin e njerëzve shpirtëmirë. Për këtë arsye njerëzit e mirë vuajnë shumë dhe
gjithnjë kanë nevojë për mbrojtje nga engjujt në në tokë!
Sikurse
shteti që ka nevojë për mbrojtje ushtarake, edhe njeriu i mirë ka nevojë për
engjujt e tij mbrojtës.
Njeriu
si qenja më e zhvilluar dhe më e përsosur në rruzullin tokësorë ka nevojë për
mbrojtje të përhershme nga atakimet e krijesave të liga apo njerëzve
shpirtëkëqinjë, të cilët i pengon çdo gjë e mirë tek të tjerët!
Sa
më shumë që të bashkohen njerëzit e mirë mes vete, aq më largë do të qëndrojë
djalli prej tyre!
Djalli
qoftë edhe me një sy, prapë është i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm për
rrethin shoqërorë! Andaj, nëse dëshironi të jeni të sigurtë në rrugëtimin tuaj
jetësorë bashkohuni o njerëz të mirë.
Vëllezër
dhe motra shqiptare bashkohuni rreth njerëzve të mirë dhe duajeni njëri-tjetrin
pa interes siq ishit në të kaluarën e afërt kur e ndanit gjithçka me
njëri-tjetrin dhe padyshim do të Jeni më të lumtur dhe më të gëzuar seqë jeni
sot të ndarë dhe të kandasisur!
Disa
herë në jetën time jam përballur me djajë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme,
por më i rrezikshmi më doli djalli me një sy, rrefimin për të cilin do ta shpalosi
në romanin tim të parë me të njëjtin emër, 'Djalli me një sy'.
Florim Zeqa
06.07.2024