Mendime
Përparim Hysi: A mbajnë përgjegjësi penale e morale ata që cënojnë një prodhim letrar?
E enjte, 27.06.2024, 06:50 PM
A mbajnë përgjegjësi penale e morale ata që cënojnë një prodhim letrar?
Unë
që po bëj këtë pyetje që,sado retorike,përgjegjen e ka brenda, jam Përparim
Hysi. Kam hobi të lexuarit,po se po,por edhe shkruaj.Shkruaj poezi,prozë dhe
ese. Pa modesti të rreme,jam pakëz poet dhe shkrimtar. Jam autor i 20 librave
në prozë e poezi dhe kurrë nuk pretendoj se jam kushedi se çfarë në fushën e
letrave, Jam anëtar i LIDHJES së SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË dhe arsyeja
që po bëj këtë shkrim-protestë është kjo:
Ngaqë
çdo ditë lexoj,dje tek Gazeta SHQIP gjeta një shkrim me këtë titull
intringues:" Pasi torturonte ndonjë,shkonte tek banakierja bionde e
hotelit dhe...
(Historia
e rrallë e hetuesit që i çoi letër ngushëllimi Enver HOXHËS).
Unë
jam 82-vjeç dhe,ngaqë e kam hequr mbi kurriz të famshmen"diktaturë e
proletariatit",po filloja ta lexoja dhe,sa shkova aty nga mezi i
shkrimit,befas meditova:-Interesant,- thashë,- qenka identik me një tregimin
tim. Vazhdova dhe,kur e sosa,u befasova: shkrimi qe nga Perparim Hysi. S'kisha
si mos çuditesha,se unë nuk kam dërguar shkrimin tim dhe,sëdyti, qe ndërhyrë
sipas qejfit tek tregimi im.
Tregimi
im e ka pas titullin"Një puthje me korespodencë" (e kam botuar në
vitin 2011 dhe e kam në librin tim"FAji" i ISAKOVSKIT) dhe nuk ka të drejtë askush ta
tjetërsojë.Kam qenë në Florida dhe në maj 2011,tregimin"Një puthje me
krespodencë" e kam botuar,së pari në
Gazetën"Kritika" dhe botonte online, Zoti AGRON CAMI,të cilin
gjej rastin ta përshëndes dhe t'i uroj,vetëm shëndet e gëzime,se,pas ca kohësh,
e mbylli botimin Ka dhe cënime të tjera,por sa rëndësi ka. ME këtë titull si
tek Gazeta Shqip,është botuar dhe tek "Panorama". Tregimi im është
botuar në vitin 2011.
U
dërgova protestën time duke kërkuar
shpjegime qoftë Stafit të Gazetës SHqip,por edhe Stafit të gazetës Panorama.
AS
që e vunë ujtë në zjarr. Duke bërë këtë shkrim,jo vetëm i akuzoj të dy stafet e
këtyre gazetave,por pres reflektimin e tyre. E di që as STAFi i gazetës
"SHQIP" dhe as i gazetës"Panorama" nuk pyesin për protestën
time,se në SHQIPËRI e ka marrë ferra uratën;se dinosaurët politikë e mediatikë
as që pyesin as për ligje dhe as për etikë.
Më vjen ndërmend,i famshmi K.TH.SPIRI që mes qindrash batuta me qesh e
ngjesh,njëra sikur është balsam për
shqetësimin tim :"... se këtu,në vendn tim,edhe "koqe" ka
kuptim." E vetmja "hakmarrja ime" për ta,t'ua çjerrë maskën në
media ku jam gjithmonë i pranishëm.
Përparim Hysi
Tiranë, 22 qershor 2024