Mendime
Eshref Ymeri: 22 qershori 1941, pasojë e Paktit të pabesisë
E shtune, 22.06.2024, 06:58 PM
22 qershori 1941, pasojë e Paktit të pabesisë
Nga
Eshref Ymeri
Në historinë e Luftës
II Botërore, kryepërtejanën (kryesfondin) e saj e zë përplasja e Gjermanisë naziste me Bashkimin Sovjetik, pas
sulmit të befasishëm të trupave
gjermane të 22 qershorit të vitit 1941. Arsyet e nisjes së atij
sulmi duhen kërkuar pikërisht në Paktin e mossulmimit
Molotov-Ribentrop, që u nënshkrua në Moskë më 23 gusht
1939. Ai pakt, së pari, kishte në themel
pabesinë e të dyja palëve ndaj Polonisë, me qëllim
ndarjen e sa. Por ai Pakt, së dyti, fshihte në vetvete
një pabesi të dyfishtë të politikës
sovjetike: jo vetëm ndaj demokracive perëndimore, por edhe ndaj vetë Gjermanisë hitleriane. Se Stalini synonte që, duke e ndarë Poloninë me Hitlerin (për të pasur
një kufi të përbashkët me të), “t’i siguronte” atij krahët lindorë, duke
e nxitur të vinte nën këmbë demokracitë perëndimore. Paskëtaj, në çastin që do
ta quante të volitshëm, Stalini
do t’i sulej Gjermanisë, me synimin që të arrinte deri në Gjibraltar. Kësisoj mbarë Evropa do të përfundonte nën çizmen e ushtrisë së kuqe, me “flamurin proletar” mbi krye. Ajo
pabesi e dyfishtë, të dyja palëve u kushtoi me miliona të vrarë dhe
shkatërrime të pallogaritshme.
Pabesinë e politikës sovjetike ndaj
demokracive perëndimore, e zbulon haptas
vetë Stalini. Në një fjalim që ka mbajtur vetëm katër ditë para nënshkrimit të paktit në fjalë, pra, më 19 gusht 1939, në Byronë Politike të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Bashkimit
Sovjetik, ai shtjellon
haptazi idenë kryesore të Testamentit të Pjetrit I për pushtimin e Evropës. Në atë fjalim thuhet:
“Le të fillojë Lufta e Dytë Botërore, pjesëmarrësit e saj le ta shqyejnë njëri-tjetrin dhe atëherë Bashkimi Sovjetik do të ngrejë flamurin e
revolucionit proletar dhe mbarë Evropa do të bjerë në këmbët e tij” (Citohet sipas: “Luftën e Dytë Botërore e filluan
Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik”. Faqja e internetit “sokrytoe.net”. 23 korrik 2009).
Për sulmin që Bashkimi Sovjetik do të ndërmerrte kundër Gjermanisë, dëshmon ish-oficeri i zbulimit
sovjetik Viktor Suvorov. Ai deklaron:
“Ekzistojnë jo pak udhëzime për faktin se afati i fillimit të operacionit
sovjetik “Shtrëngata” qe lënë për më 06 korrik të vitit 1941… Zhukovi (si edhe Stalini) kishte qejf t’i jepte goditjet e veta të dielave në mëngjes. 06 korriku i vitit 1941 ishte e diela e
fundit para përqendrimit të plotë të trupave sovjetike (në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik - E. Y.). Gjeneral-armatë S.P. Ivanov e përmend këtë datë pa dorashka: “…trupat gjermane arritën të na e merrnin iniciativën nga dora dy
javë më përpara”” (Citohet sipas:Viktor Suvorov. “Akullthyesja. Kush e filloi Luftën II Botërore”. Shtëpia Botuese
“Novoje vremja”. Moskva 1993, f. 333).
Në dhjetorin e vitit 1940,
agjentët e shërbimit sekret gjerman arritën të zbulojnë planin e fshehtë të
Stalinit për sulmin që do të ndërnerrte kundër Gjermanisë. Deri në fillimin e
muajit qershor 1941, edhe korparmatat e ushtrisë sovjetike të Lindjes së
Largët, Stalini i pati zhvendosur drejt kufijve perëndimorë.
Pakti i pabesisë
Molotov-Ribentrop i kushtoi shumë shtrenjtë Bashkimit Sovjetik. Julia Llat?jnina (1966), gazetare
opozitare ruse, shkrimtare, drejtuese emisionesh radiotelevizive, për
shkak të kërcënimeve që i qenë bërë nga banda e Putinit, më 09 shtator 2017 e
pati braktisur Rusinë. Ja çfarë shkruan ajo për pasojat e Paktit të pabesisë:
c (Citohet sipas: Julia Llat?jnina. “Citate dhe aforizma për Rusinë dhe për rusët”.. Faqja e
internetit “Adskije novosti”, 19 shkurt 2015).
Në një tjetër informacion për kohën e luftës thuhet:
“Prej 22 qershorit 1941
deri më 09 maj 1945, qenë zënë robër nga ushtria gjermane 5,7 milionë ushtarë
dhe oficerë sovjetikë” (Citohet sipas: “Robërit sovjetikë: gjenocidi më masiv i Luftës
II Botërore”. Faqja e internetit “RAPSI (Agjencia ruse e informacionit juridik dhe
gjyqësor)”. 16 korrik 2021).
Kaliforni, 22 qershor 2024