Mendime
Florim Zeqa: Imazhi i Kosovës së lirë, të varur nga ndërkombëtarët!
E premte, 14.06.2024, 07:57 PM
Imazhi i Kosovës së lirë, të varur nga ndërkombëtarët!
Shkruan
Florim Zeqa
Me “Paraden
Ushtarake” të FSK-së me 12 Qershor në sheshin kryesor në Prishtinë u tentua të
krijohet përshtypja sikur Kosova është vendi i i lirë dhe më i fuqishëm në
rajonin e Ballkanit të kërcënuar nga lufta dhe trazirat. Mirëpo, prezenca e
forcave paqeruajtëse në Kosovë na e thotë të kundërtën!
Politikanët janë të përkohshëm, atdhetarët janë të
përjetshëm
Një politikan që vjedh buxhetin e shtetit e vjedh
arkën e shtetit, një politikan që i vjedh ndihmat humanitare i vjedh edhe
ndihmat e mërgimtarëve, një politikan që e vjedh voten e qytetarit e vjedh edhe
kafshatën e gojes së nevojtarit. Janë këta politikanët e vjedhen të ardhmen e
qytyetarëve.
Një popull që përfiton subvencione nga shteti pa e
punuar tokën e vet nuk e meriton më mirë dhe vetvetiu bëhet pjesë e vjedhjes së
shtetit bashk me pushtetarët. Një popull që përfiton statusin e veteranit të
luftës pa qenë fare pjesë e luftës çlirimtare nuk e meriton të jetoj i lirë. Manifestimet e Ditës së Çlirimit i nxoren në shesh
të gjitha shkathtësitë e përfitimit personal, gjegjësisht të personalizimit të
meritave e të tjerëve nga politikanët në pushtet.
Rrallë herë gjatë histotisë ka ndodhur ajo që po
ndodh tani. Në krye të institucioneve më të larta të shtetit kanë zënë vend
njerëzit pa asnjë meritë personale në çirimin e vendit.
Në këtë moment më bien ndërmend fjalët e babait tim
të ndjerë (Halil Zeqa), i cili kah fundi i
viteve të ’90-ta m’i tha këto fjalë, po citoj; “Do
të vie dita kur çdo gjë do të harrohet, ju që sot po e rrezikoni jetën për të
mirën e vendit nesër do të harroheni nga të gjithë”!
Dhe vërtetë, pa kaluar një gjysëm shekulli, jo
vetëm që u harruan në tërësi aktivistët dhe veprimtarët e viteve të ’90-ta, u
harruan edhe ata që u sakrifikuan më së shumti gjatë luftës çlirimtare. U
harruan çlirimtarët, u harruan luftëtarët e lirisë, u harruan invalidët dhe
veteranët e luftës çlirimtare, u harruan familjet e dëshmorëve.
Kurse vendin e tyre e zunë përfituesit dhe
hamshorët e politikës ditore, zuzarët dhe zvarranikët e të gjitha pushteteve të
pasluftës të cilët përfituan nga të gjitha pushtetet e pasluftës, duke u shtyrë
me bërryla për t’u ulur në rreshtin e parë të gardës shtetëore, për t’u dukur
në syrin e popullit që janë shtetar të devotshëm!
Mirëpo, kjo nuk është e keqja më e madhe! Për fatin
e keq, u joshen me nga një “zallog” nga pushteti siq thoshte Adem Demaçi, edhe
një pjesë e njerëzve të ndershëm, për t’ua bërë më të lehtë punën pushtetarëve
në raste ceremoniale, siq ishte rasti në aktivitetet e shënimit të “Ditës së
Paqes” pa qenë fare Dita e Çlirimit në krye të
festave zyrtare shtetërore!
Me prezencën e miqve të shumtë ndërkombëtar në
Ditën Çlirimit, madje edhe të atyre që ishin kundër ndërhyrjes së forcave të
NATO-s, pushtetarët deshën të mbulojnë realitetin e hidhur në të cilin e sollën
Kosovën 25 vite pas çlirimit, nën sanksione të BE-së dhe të anashkaluar nga
vëmendja e SHBA-ve. Deklaratat kontraditore të dy ambasoadorëve amerikan për
Kosovën, të njërit në Beograd (Hill) dhe tjetrit në Prishtinë (Hovenier) e
dëshmojnë shpërqendrimin e amerikanëve në Ballkan.