Mendime
Klajd Kapinova: Djali i Joe Biden “bisnesmeni” Hunter Biden u shpall fajtor për 3 akuza kriminale dhe përballet me 25 vjet burg
E diele, 16.06.2024, 06:43 PM
Djali i Joe Biden “bisnesmeni” Hunter Biden u shpall fajtor për 3 akuza kriminale dhe përballet me 25 vjet burg
“Hunter Biden, merrte drogë çdo 20 minuta ose më shumë.” - Zoe Kestan, ish e dashnorja e tij
“Prokuroria, nuk kishte të
bënte vetëm me varësinë, një sëmundje që ndjek familjet në të gjithë Shtetet e
Bashkuara, përfshirë Hunter Biden. Ky rast kishte të bënte me zgjedhjet e
paligjshme, që i pandehuri bëri në grahmat e varësisë nga drogat. Askush në
këtë vend nuk është mbi ligjin. Të
gjithë duhet të jenë përgjegjës, për veprimet e tyre.” - David Weiss, Prokurori i Posaçëm, Gjykata e Qarkut në Delaware, në SHBA
“I pandehuri (Hunter
Biden) e dinte se ai përdorte krak dhe ishte i varur nga krak në periudhën
përkatëse kohore.” - Leo Wise, Prokurori deklaroi para
jurisë, gjatë fjalës përfundimtare
Djali 54-vjeçar i Joe Biden u shpall
fajtor, për tre akuza të rënda penale, që rrjedhin nga një blerje arme në vitin
2018, ndërsa ai ishte i varur vazhdimisht nga drogat e forta.
Ish drogaxhiu Hunter Joe Biden,
niset nga gjykata federale në Wilmington, të shtetit Delaware, të marten me 10 qershor 2024. Një juri prej 12 vetësh 6
burra dhe 6 gra, shumica nga komuniteti me ngjyrë i dha verdiktin e saj në
Gjyqin Federal të armëve të Hunter Biden në Wilmington, në shtetin Delaware, duke e shpallur fajtor djalin 55-vjeçar të Joe Biden, për
të tre akuzat për krime, që rrjedhin nga një blerja e një arme zjarri në vitin
2018.
Pas vetëm tre orësh diskutimesh,
trupi gjykues i përbërë nga 12 anëtarë (10 njerëz të thjeshtë dhe ku ishin edhe
dy gjykatës, dhe disa ish përdorues të drogave të forta…), arriti në
përfundimin se Prokuroria vërtetoi, se Hunter Biden gënjeu se nuk ishte nën
varësinë e tij ndaj drogës, gjatë aplikimit federal të formularit për blerjen e
armës së zjarrit dhe se ai posedonte ilegalisht pistoletën për 11 ditë me radhë
deri sa dashnorja e tij ish gruaja e vëllait të tij të vdekur e hodhi në një
kazan të madh plehrash.
Sikurse dihet Hunter Biden, është
fëmija i parë i një kryetari shteti në detyrë të SHBA-së, që fatmiresisht
ndiqet penalisht dhe dënohet 25 vjet, për një krim të bërë me ndërgjegje.
Cilat ishin akuzat konkrete?
Juria e shpalli Biden fajtor për
krimet e mëposhtme:
1. Rrena e turpshme ndaj një tregtari të armëve me licencë
federale.
2. Bërja me ndërgjegje e një pretendimi të rremë (fallco),
për një formular federal të armëve të zjarrit, që përdoret për të kontrolluar
aplikantët
3. Mbajtja e armës së blerë ilegalisht (përfituar) pa leje
dhe mbajtja e saj në një dhomë hoyteli kur po bashkëjetonte me ish gruan e
vëllait të tij të vdekur vite më parë.
Akuzat mbartin një dënim maksimal prej 25 vjetësh dhe Hunter
Biden, i duhet të paguaj një gjobë deri në 750,000 dollarë.
Kur mori rezultatin apo vendimin e
dënimit për 3 akuza kriminale, Hunter Biden tundi kokën lehtë,
pasi u
lexua vendimi. Më pas ai puthi dhe përqafoi anëtarët e familjes dhe miqtë e
tij, teksa doli i qetë nga salla e gjyqit. Media tregon se
Hunter Biden dhe gruaja e dytë e tij, Melissa
Cohen Biden, mbërritën në gjykatë të
marten më 10 qershor 2024.
Historia
e tij fillon kur Hunter Joe Biden bleu
një revolver Colt me ??kalibër 38 nga një dyqan armësh, StarQuest Shooters & Survival Supply në Wilmington, në shtetin Delaware, në tetor të vitit 2018.
Sikurse
dihet nga të gjithë amerikanët, se kushdo që blen në dyqan një armë zjarri, sipas ligjit amerikan, duhet të sigurojë
identifikimin dhe të plotësojë një formular, që është përpiluar në mënyrë
standarte nga autoritetet federale amerikane.
Formulari ka disa
pyetësor, ku më e rëndësishmja është se: Nëse blerësi (Hunter Biden, në këtë rast)
është përdorues i paligjshëm ose është i varur nga substancat e kontrolluara,
narkotikët dhe substancat e tjera të listuara.
Hunter
Biden, i cili ka qenë i hapur (si përdorues aktiv) për betejat e tij prej shumë
kohësh me kokainën e rëndë krak dhe pretendon se ka qenë i matur që nga maji
2019, iu përgjigj negativisht me JO kësaj
pyetjeje në formular, pavarësisht se ishte një përdorues i rregullt non stop i
drogës asokohe. Disa vite më parë, ai është përjashtuar nga ushtria amerikane,
pikërisht sepse ishte blerës dhe përdorues aktiv i kokainës krak etj.
Vitin
e kaluar 2023, Hunter Biden arriti një marrëveshje me prokurorët federalë, për
t'u deklaruar fajtor për dy kundërvajtje tatimore dhe ra dakord të kërkonte
trajtim, për të hequr akuzat për armë, por ligjvenësit republikanë në Kongres
dhe Senat e kritikuan me të drejtë gjerësisht marrëveshjen, duke thënë me
asokohe se po favorizohet pa të drejtë djali i Joe Biden, vetëm pse ai ka sot
pushtet politik në Shtëpinë e Bardhë dhe se po shkelen ligjet federale dhe lokale
për këtë cështje, duke i bërë atij favore antiligjore.
Gjyqtarja
Maryellen Noreika, në fund e hodhi poshtë me të drejtë marrëveshjen e turpshme,
për pranimin e fajësisë. Asokohe këshilltari special David Weiss, ngriti shumë
akuza kriminale, kundër të droguarit aktiv Hunter Biden, në muajin shtator të
vitit 2024.
Hallie Biden, e veja e Beau Biden (djalit
të madh të Joe Biden, i cili vdiq disa vite më parë), e cila si dashnore po
bashkëjetonte me djalin e vogël të Joe Biden, “bisnesmenin” Hunter Biden,
largohet nga gjykata federale, pasi dëshmoi me fakte dhe prova të reja mbi
ngjarjen në fjalë më 6 qershor 2024.
Diskutimet
e jurisë filluan të hënën më 9 qershor 2024, pas argumenteve
përfundimtare, pasi mbrojtja pushoi pa thirrur Hunter Biden, për të dëshmuar
para gjykatës, nga frika se akuzuesit mund t’i bëjnë atij pyetje të vështira,
gjë që do t’a rëndonte edhe më shumë situate dhe
shtonte më tej dënimin
e të pandehurit drogaxhi.
Një
numër i madh prej 13 dëshmitarësh, njëri pas tjetrit dëshmuan me fakte dhe
prova të reja të pakundërshtueshme, gjatë gjyqit 6 ditor, duke përfshirë
ish-bashkëshorten e parë të Hunter Biden, Kathleen Buhle, dhe dy nga
ish-partnerët ose dashnoret e tij romantikë, përfshirë Hallie Biden, të venë e
Beau Biden. Para fjalës së tyre, ata (dëshmitarët) ngritën dorën, duke u betuar
se do të thonë të vërteten, të vërtetën dhe vetëm të vërtetën në gjyq.
Prokurorët
argumentuan me të drejtë, se Hunter Biden ishte në dijeni të plotë dhe i varur
plotësisht nga nga drogat e rënda, në kohën kur ai plotësoi aplikacionin
federal, për të blerë një armë zjarri.
Sikurse
dihet nga të gjithë amerinët këto fakte të shumta, dëshmohen dhe përfocohen
shumë kjartë edhe më shumë nga vetë laptopi personal i tij, i quajtur nga media
si “Laptop from Hell” (e cila është
në duart e FBI për investigim si breshka tesh 5
vjet, pra qysh
nga muaji tetor të vitit 2019.
Hunter Biden. “Unë mendoj, se ky ishte
treguesi im i parë, pse ndoshta FBI ishte më e interesuar për t’ia kthyer
laptopin ish-pronarit dhe për të mbrojtur familjen Biden, sesa ata po më
mbronin mua ose për t’a çuar këtë në kanalin e duhur. Unë, mund të them
patjetër se ai (Hunter Biden) ishte i dehur. Kur kërkova mbiemrin e tij, pati
një pauzë të gjatë. Dhe ai shtoi në mënyrë sarkastike Biden…” – John Paul Mac Isaac, teknik
kompiuterash “The Mac Shop”, 12 prill 2019, Delaware
Laptopi
i Hunter Biden, ka si prova në brendësi me mijëra e-maile “bisnesi”, private,
foto me prostituta, dhe me dashmore të ndryshme dhe regjistrime nga ai vetë në
formë video me zë dhe figurë, ku duket kjartë fytyra dhe veprimet e Hunter
Biden, duke marrë kokainë të rëndë (krak). Materialet e Laptopit personal në fjalë, janë bërë
publike në forma të ndryshme, dhe kohët e fundit ato janë të botuar të
plota, në një libër
voluminoz pa censurë dhe një kopje te librit e kam
edhe une ne shtepi.
Ata,
pra prokuroret e cështjes ndaj të pandehurit Biden, përdorën gjerësisht
fragmente audio origjinale (zëri i tij original) nga kujtimet e Hunter Bidenit
të vitit 2021, që ndodheshin me shumicë në kompiyerin e tij personal, në të
cilat ai detajoi me zë dhe figure varësinë e tij totale nga drogat e rënda
gjatë kohës kur bleu pistoletën në dyqanin e armëve.
“I pandehuri e dinte se ai përdorte krak dhe
ishte i varur nga kraku në periudhën përkatëse kohore, kur bleu armën”, tha
prokurori Leo Wise, para jurisë,
gjatë fjalës përfundimtare.
Avokati
kryesor i mbrojtjes së Hunter Biden, Abbe Loëell, argumentoi pa sukses, se
prokuroria duhej të provonte se djali i presidentit e dinte se ai po shkelte
ligjin, në kohën e blerjes së armës dhe se nuk e bëri këtë.
“Me këtë barrë shumë të lartë, është koha për
t'i dhënë fund këtij rasti,” tha Lowell.
Sot,
fatmirësisht (më 10 qershor 2024) një monitor televiziv i vendosur në dhomën e
Konferencës për Shtyp në Shtëpinë e Bardhë, shfaqi direkt verdiktin në gjyqin e
Hunter Biden dhe se Zëdhënsja e Joe Biden-it anulloi sot Konferencën e rregullt
për Shtyp me gazetarët amerikanë dhe ndërkombëtarë nga frika e pyetjeve mbi
këtë cështje.
Babai
i tij Joe Biden, lëshoi ??deklaratën e mëposhtme
menjëherë pas vendimit të drejtë të gjyqit ndaj djalit të tij Hunter Biden: “Siç thashë javën e kaluar, unë jam
President, por jam edhe baba. Jill dhe unë e duam djalin tonë dhe jemi shumë
krenarë për njeriun që ai është sot. Kaq shumë familje që kanë pasur të
dashurit që luftojnë varësinë, e kuptojnë ndjenjën e krenarisë kur sheh dikë që
dashuron të dalë nga ana tjetër dhe të jetë kaq i fortë dhe elastik në shërim.
Siç thashë edhe javën e kaluar, unë do të pranoj rezultatin e këtij rasti dhe
do të vazhdoj të respektoj procesin gjyqësor pasi Hunter shqyrton një apel.
Jill dhe unë do të jemi gjithmonë aty për Hunterin dhe pjesën tjetër të
familjes sonë me dashurinë dhe mbështetjen tonë. Asgjë nuk do ta ndryshojë
kurrë atë.”
I
kujtojmë lexuesve shqiptarë, se Jill Biden (sot gruaja e Joe Biden), faktikisht
nuk është nëna biologjike e Hunter Biden, por ajo asokohe ka qenë kujdestare me
pagesë e Hunter Biden, kur është njohur me ish senatorin ultra liberal demokrat
Joe Biden. Ajo ka braktisur burrin e saj, për tu martuar me Joe Biden. Në një
intervistë të fundit me gazetarin David Muir të kanalit televiziv ABC-së, Joe
Biden tha se do të pranonte verdiktin e jurisë dhe gjithashtu përjashtoi
mundësinë e një faljeje për djalin e tij.
Por
vendimi i së martës, ka shumë gjasa të dëmtojë rëndë dhe përfundimisht shanset
e Joe Biden, në kutinë e votimit më 5 nëntor 2024. Mbi 70% e demokratëve të
rinj kanë thenë se mbështesim kandidatin republican Donald J. Trump, për tu
rizgjedhur në Shtepinë e Bardhë dhe jo Joe Biden.
Sipas
një sondazhi të Reuters/Ipsos sot rreth 71% e votuesve të regjistruar
demokratë, thanë se problemet ligjore të Hunter Biden, do të kishin ndikim të
madh kundër Joe Biden, sepse gënjeu duke mbrojtur djalin dhe bisnesin e tij.
I
pandehuri Hunter Biden, ishte i lirë teksa pret dënimin me burg. Noreika,
gjykatësi, nuk caktoi një datë për dënimin, por informoi avokatët për të dyja
palët se zakonisht është caktuar për 120 ditë nga vendimi. Ndërsa ai po
përballet me 25 vjet burg, Hunter Biden, një shkelës për herë të parë, pritet
të marrë shumë më pak ose edhe aspak burg.
Dhe
Hunter Biden, mund të apelojë verdiktin e së martës. Ai po përballet gjithashtu
me një gjyq federal për akuzat tatimore, që do të nisë më 5 shtator 2024 në Los
Anxhelos, California.
Hunter Biden përballet me 25 vjet burg
Hunter Biden (54 vjeç), u bë fëmija i parë i një kryetari shteti në
detyrë, që u dënua për një krim të martën me 10 qershor 2024, pasi një juri
federale prej 12 vetësh e shpalli atë fajtor për tre akuza, në lidhje me
gënjeshtrat për përdorimin e tij të drogës, për të blerë një armë.
Dje trupi gjykues i përbërë
nga 6 burra dhe 6 gra diskutoi për 3 orë, gjatë dy ditëve përpara se ta dënonte
54-vjeçarin për një deklaratë të rreme në blerjen e një arme zjarri, duke bërë
një deklaratë të rreme në lidhje me informacionin e kërkuar për t'u mbajtur nga
një licencuar federale.
Jill Biden, e cila ishte e
pranishme në çdo ditë të gjyqit, përveç njërës, u kap nga shpejtësia me të
cilën u arrit vendimi, duke hyrë në gjykatë me syze dielli, pesë minuta pasi
ishte lexuar.
Gjyqtarja Maryellen Noreika
nuk caktoi datën e dënimit të martën, por vuri në dukje se seanca të tilla zakonisht zhvillohen rreth katër muaj pas dënimit,
që do të nënkuptonte se Hunter do të duhej të kthehej në gjykatë, pasi fushata
e rizgjedhjes së babait të tij i afrohet shtrirjes përfundimtare.
Pak çaste më vonë, djali i
parë u largua nga gjykata federale në Wilmington duke u mbajtur për dore me
gruan e tij. Ai preku njerkën e tij Jill në shpatull, para se të hipte në një
SUV të zi të ruajtur nga agjentët e Shërbimit Sekret dhe injoroi grupin e
gazetarëve aty pranë.
Prokurori i posaçëm David
Weiss, zyra e të cilit ngriti akuzat, u tha gazetarëve në një deklaratë të
shkurtër pas vendimit se prokuroria “nuk
kishte të bënte vetëm me varësinë, një sëmundje që ndjek familjet në të gjithë
Shtetet e Bashkuara, përfshirë Hunter Biden. Ky rast kishte të bënte me
zgjedhjet e paligjshme që i pandehuri bëri në grahmat e varësisë.”
Aplikimi i armës për
transaksionin e armëve të zjarrit regjistron, që Hunter Biden gënjeu, për
përdorimin e tij të drogës. Gjykata e Qarkut në Delaware në SHBA, tha: "Askush në këtë vend nuk është mbi ligjin," shtoi Weiss, i cili
nuk ishte në gjykatë kur u lexua vendimi. “Të
gjithë duhet të jenë përgjegjës për veprimet e tyre.”
Gjykatesi mbrojtes i Hunter
Biden Lowell, tregoi se do të
apelonte vendimin, duke thënë se ai ishte "natyrshëm i zhgënjyer" dhe
"do të vazhdonte të ndiqte fuqishëm të gjitha sfidat ligjore në
dispozicion të Hunter".
Vetë djali i parë tha se ishte
“më shumë mirënjohës sot për dashurinë dhe mbështetjen që përjetova javën e
kaluar nga Melissa, familja ime, miqtë e mi dhe komuniteti im sesa jam i
zhgënjyer nga rezultati.
Prokurorët Leo Wise dhe Derek
Hines, kishin argumentuar se djali i Joe Biden, kishte futur me vetëdije një formular aplikimi, për armë se ai nuk
përdorte substanca të kontrolluara, përpara se të dilte nga një dyqan
Wilmington me një revole Colt Cobra 38 më 12 tetor 2018.
Në fakt, Hunter Biden ishte i
lidhur me kokainën në atë kohë, një fakt që ai e pranoi në kujtimet e tij të
vitit 2021, të cilat qeveria e Joe Biden i përdori si provë kundër tij, së
bashku me dëshminë e dëshmitarëve, komunikimet e djalit të parë dhe të dhënat e
marra nga famëkeqja e tij. laptop.
Juristët, dëgjuan një mori
pjesësh nga libri audio i librit të Hunter-it, të rrëfyer nga vetë djali i
parë, që përshkruanin luftën e tij me varësinë dhe se si ai kishte një “superfuqi për të gjetur kokainë crack në
çdo kohë, kudo”.
Juria pa gjithashtu mesazhe të bollshme, në të
cilat Hunter dukej se po ndiqte pazare droge dhe fliste për të qenit i keq ose
se si po përdorte, duke përfshirë mesazhin e
tregtarit të tij në pranverën e 2018 duke pyetur: "A mund të merrni pluhur
për fëmijë, gjërat e vërteta të buta".
Prokurorët argumentuan, se
kishte prova që Hunter Biden ishte i fortë në ditët para dhe pasi bleu një
revolver më 12 tetor 2018. Juristët gjithashtu dëgjuan nga dëshmitarët,
përfshirë ish-bashkëshorten e pasardhësit të Biden, Kathleen Buhle; ish e dashura
e tij, Zoe Kestan; dhe nga kunata e tij
e kthyer në dashnore Hallie Biden, e cila ishte e martuar me vëllain e Hunter,
Beau, derisa ai vdiq nga kanceri i trurit në 2015.
Buhle,
dëshmoi për zbulimin se Hunter përdori krak, në të njëjtin vit me vdekjen e
Beau, kur ajo gjeti tubin e burrit të saj të atëhershëm në verandën e shtëpisë
së tyre në Uashington, DC. Ajo tha se kur ai e përdori, ai “nuk ishte vetvetja” dhe ishte “i zemëruar (dhe) gjakftohtë”.
Zoe Kestan
u tha anëtarëve të jurisë për lidhjen me Hunterin për afërsisht nëntë muaj në
vitin 2018, një periudhë e egër gjatë së cilës ajo u ul në rreshtin e parë për
të duke pirë duhan “Hunter Biden merrte
droge çdo 20 minuta ose më shumë.”
Pasardhësit e Bidenit blenë
një revolver Colt Cobra me kalibër 38 nga një dyqan armësh në Wilmington,
Gjykata e Qarkut në Delaware në SHBA
Hallie dëshmoi për gjetjen e
armës brenda kamionçinës së Hunter's Ford Raptor më 23 tetor 2018 - 11 ditë
pasi e bleu atë - dhe e hodhi armën në panik në një dyqan ushqimesh në Wilmington.
Disa çaste më vonë, tregoi
Hallie, Hunter u tërbua kur mësoi se kishte hequr qafe 0,38 dhe e urdhëroi që
t’a merrte atë. Avokatët e Hunter
Biden thonë se ai po luftonte me alkoolizmin dhe jo me drogën kur ai zotëronte
armën.