Mendime
Enver Bytyçi: Mos mbështesni non-gratan, mbështesini kreun e mafies!
E shtune, 15.06.2024, 06:58 PM
Mos mbështesni non-gratan, mbështesini kreun e mafies!
Nga
Prof. Dr. Enver Bytyçi
Ambasada
e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar sot një njoftim, me të cilin
rikonfirmon se ky vend (SHBA-të) nuk dëshiron që politikanët të sanksionuar
prej saj të mbështeten nga politikanë të tjerë si dhe elektorati. Fjala është
sërishmi për të goditur liderin real dhe zyrtar të Partisë Demokratike, Sali
Berishën. Mesazhi i asaj deklarate është mos mbështesni non-gratën, por
mbështesni kreun e mafies, Edi Rama! Paradoks! Presidenti Biden firmos sërishmi
ligjit kundër korrupsionit në Ballkanin Perendimor, ambasada vazhdon e thotë se
“Rama është me duar të pastra dhe se Berisha paska bërë korrupsion”! Ndërkohë
kanë plasur pusetat e krimit të lidhura me Ramën kudo nëpër botë!
Në
fakt kjo deklaratë doli në ditën që u publikua një koment i ish-ministrit të
Jashtëm të Shqipërisë dhe president i Shoqatës së Këshillit të Atlantikut, Dr.
Arian Starova. Ishte përgjigje e një pyetjeje që shtroi gazetari i TOP CHANEL,
qëllimisht që të merrte këtë përgjigje! Në komentin e tij zoti Starova bën
thirrje që të hiqet vendimi i departamentit të Shtetit për shpalljen non grata
të Sali Berishës, duke argumentuar në thelb se ai vendim është arbirtrar dhe i
paarsyetuar! Nuk dyshoj aspak në mendimin objektiv të zotit Starova, ashtu siç
jam i bindur se shumica e shqiptarëve besojnë se masa e non gratës për Sali
Beroshën është kurth i Sorosit, Edi Ramës dhe disa personaliteteve të
korruptuara të departamentit të shtetit, përfshirë Donald Lu e Juri Kim.
McGonigal është dëshmia e kësaj intrige që fatkeqësisht vjen nga perandoria e
demokracisë në botë!
Nga
ana tjetër, reagimi i ambasadës amerikane sot, patjetër në kundërshti të
komentit dhe analizës së Dr. Arian Starova, dëshmon edhe për atë se amerikanët
nuk e kanë pritur mirë vendimin e gjykatës së Apelit për ta kthyer vulën e
Partisë Demokratike te Sali Berisha dhe grupimi i tij. Por duket se kjo
ambasadë nuk është investuar në gjykatë në masën dhe me metodat e Juri Kim për
ta parandaluar një vendim të tillë. Pra nuk shkuan përfaqësuesit e saj në
sallën e gjyqit për t’i intimiduar gjyqtarët dhe ndikuar në marrjen e këtij
vendimi. Mesa duket praktikat e Juri Kim shihen si të dëmshme për autoritetin e
SHBA-ve në Shqipëri. Megjithatë e thirrën beniaminin e tyre, Lulzim Basha dhe e
porositën që të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë. Ky e hëngri karamelen e ëmbël
të ambasadës amerikane dhe sapo doli prej andej tha se do të bëjë rekurs. Sikur
mos të ishte Ghykata e Lartë ajo që rekomandoi vendimin e Gjykatës së Apelit
për vulën e Partisë Demokratike! Shumë i lehtë në gjykim e arsyetim, shumë naiv
duket ky vendim i Lulzim Bashës. Nejse! Mediet do të kenë me çfarë gafash të gajasen
edhe disa muaj!
Por
le të aryetojmë logjikisht rreth deklaratës së ambasadës së SHBA-ve! Ajo bën
thirrje të izolohet Sali Berisha. Flet për non-gratat, por Tom Doshin nuk guxon
as ta izolojë, as ta përmendë. Arsyeja pse adresohet vetëm te emri i Sali
Berishës: - Sepse Amerika e ka shpallur atë non-grata pa asnjë arsye, pa asnjë
provë, pa asnjë fakt, pa asnjë motiv të shpallur publikisht. Në dokumentin e
shpalljes non-grata kanë thënë se “Berisha është rrënuesi i demokracisë”!
Ndërkohë shqiptarët dhe demokratët mendojnë ndryshe. Se Sali Berisha e çoi
Shqipërinë në NATO! Se ai e çoi Shqipërinë drejt vendimit pët të marrë statusin
e vendit kandidat për në BE! Se liberalizoi vizat me vendet më demokratike të
zonës Shengen! A ka kuptim që një person me këto arritje në tetë vite
qeverisjeje pikërisht në ndërtimin e demokracisë, të jetë njëkohësisht “rrënues
i demokracisë”! Ndërkohë nuk na kanë thënë as tash pas tri vitesh asnjë provë e
fakt për akuzën që bëjnë.
Të
përpiqesh nga pozitat e të fortit të imponosh jo vetëm vullnetin, por edhe
politikanët që e drejtojnë Shqipërinë është një akt korruptiv autokratik e jo
demokratik. Nëse ambasada këmbngul në këtë linjë, atëherë pak nga pak do ta
transformojë miqësinë me SHBA-në në armiqësi ndaj saj. Sepse njerëzit nuk hanë
bar, as barin e Juri Kim. Ata kanë aftësinë të gjykojnë dhe të mendojnë, të
ndajnë se çfarë është e drejtë e çfarë është e padrejtë”! Kur perandoritë janë
zhytur në padrejtësi, ato kanë përgatitur fundin e tyre! Ky ëhtë mësimi i
historisë. Padrejtësia ushqen korrupsionin dhe rasti McGonigal nuk është as i
pari, as i fundit. Fakti që Alex Sorosi gjendet në çdo forum që ka të bëjë me
Shqipërinë, dëshmon se pas mbështetjes së Edi Ramës dhe bashkëpunimit të tij me
mafien ndërkombëtare qëndrojnë interesa të përbashkëta mafioze.
Fakti
që SHBA-të luftojnë kundër Sali Berishës dhe mbështesin pa limit Edi Ramën,
thotë shumë në sytë e shqiptarëve. Të mbështetësh një kryemafioz, i cili ka
korruptuar në rrjetin mafioz plot ndërkombëtarë, dhe të luftosh kryetarin e
opozitës shqiptare, është akt çmendurie, edhe nëse është fjala për çmenduri të
tilla amerikanësh!