Mendime
Florim Zeqa: Dashnia e padobishme e qytetarëve të hipnotizuar për Albin Kurtin!
E marte, 25.06.2024, 05:55 PM
Dashnia e padobishme e qytetarëve të hipnotizuar për Albin Kurtin!
Shkruan:
Florim Zeqa
Puna e mirë e një qeverie matet me nivelin e
zhvillimit ekonomik dhe rritjen e mirëqenjes qytetare, me arsim cilësor, me
shëndetësi efikase dhe me shërbime kualitative për qytetarët, me avancim të
sistemit të drejtësisë dhe barazi qytetare, me diplomaci efikase dhe më shtim
të njohjeve ndërkombëtare.
Pse qeveria nuk e
realizoi asnjë premtim?!
Nëse
vetëm njëra prej segmenteve të sipërcekura dështon, atëherë nuk mund të themi
se kemi qeveri të mirë dhe efikase në shërbim të qytetarëve, e lërë më kur të
mungojnë të gjitha segmentet e sipërcekura të cilat ndikojnë në jetën e
qytetarëve dhe stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit.
Kjo
bëhet akoma më e rëndë kur kemi stagnimin në të gjitha hallkat e sistemit
qeverisës në dy nivelet e qeverisjes (qendrore dhe lokale), përfshirë të gjitha
institucionet publike dhe private në vend.
Edhe
në të kaluarën të gjitha qeveritë kanë ditur të festojnë dhe të krijojnë
spektakle televizive, por jo siq po bën qeveria aktuale. Le të më thotë dikush
çfarë ndryshoj për të mirë me këtë qeveri në jetën e qytetarëve, të cilët e
kanë ndarë mendjen për t’u larguar nga vendi!
Cilat
janë shkaqet e largimit të popullatës nga Kosova?
Shkaqet
e largimit janë të shumëta dhe të ndërlidhura me njëra-tjetrën!
Mungesa
e sigurimeve shëndetësore dhe mungesa e sigurimeve në vendin e punës në
sektorin privat janë më krucialet, prej të cilave gjenerojnë edhe faktorët e
tjerë socio-ekonomik të cilët e bëjnë të pasigurtë jetën dhe të ardhmen e
qytetarëve në Kosovë.
Qeveria
Kurti tashmë ka hyrë në fazën e fundit të mandatit politik pa asnjë iniciativë
për krijimin e bazës së sigurimeve shëndetësore!
Mund
të shtrohen një varg pyetjes, pse?
Pse
qeveria nuk e mbajti asnjë premtim elektoral të dhënë para qytetarëve të
vendit?
Pse
qeveria nuk e solli asnjë njohje ndërkombëtare për Kosovës?!
Pse
qeveria nuk i ngriti kapacitetet energjetike në vend?!
Pse
qeveria nuk e ngriti cilësinë në arsim?!
Pse
qeveria nuk e përmirësoi sistemin shëndetëorë?!
Pse
qeveria nuk e bëri vettingun në sistemin e drejtësisë?!
Pse
qeveria nuk e bëri asnjë ndryshim në përmirësimin e mirëqenjes qytetare?!
Nuk
bëri asgjë, sepse tërë kohën dhe të gjitha energjitë i shpenzoj në dialogun me
Serbinë pa asnjë rezultat konkret!
Dialog për të mos u
pajtuar për asgjë
Premtimi
elektoral i kryeministrit aktual ishte Jo dialog me Serbinë pa njohje paraprake
dhe pa zbardhjen e fatit të pagjeturve!
Po
çfarë ndodhi?
Kryeministri
Albin Kurti hyri në dialog me Vuçiqin pa asnjë kusht paraprak!
Krijohet
përshtypja sikur Kurti dhe Vyçiqi janë dakorduar për të mos u pajtuar për
asgjë!
E
sikur kjo të jetë e vërtetë, atërherë llogaridhënja për Kurtin do të jetë e
madhe dhe e pashmangshme nga qytetarët!
Obstruksionet
populliste të Kurtit për themelimin e Asociacionit e dëmtuan seriozisht
pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, pasi Kosova mbeti pa asnjë njohje
dhe u fut nën sanksione nga BE-ja, me largim nga ushtrimet e përbashkëta
ushtarake të NATO-s dhe me humbje të rastit historik për anëtarësim në KiE në
votimin e fundit, rast ky i paparë dhe i paprecedent!
Mos
zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e kryeministrit Kurti e ka kthyer
Kosovën prapa për një dekadë në rrafshin dipolmatik.
Deklarimet
për kinse shtrirje të sovranitetit dhe integritetit territotial në veri nuk
janë gjë tjetër veqse mashtrimi më skandaloz që ju bëhet qytetarëve të vendit e
në veçanti banorëve shqiptarë të pjesës veriore që jetojnë që 25 vjet si
refugjatë në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës!
Është
kështu për faktin se, shtrirja “De facto” e sovranitetit në veri do duhej të
pasohej me hapin e parë të kthimit të banorëve shqiptarë në shtëpitë dhe
banesat e tyre në pjesën veriore e jo me telenovela të “gjetjes të armatimit në
veri”.
Përderisa
të vazhdohet me telenovelat e tilla, asnjë shqiptarë nuk nuk do ta ketë guximin
të kthehet në pjesën veriore!
Përderisa
të vazhdohet me lojën më fjalë për shtrirje të sovranitetit në veri pa
shtrirjen “De facto” të integritetit territorial me isntitucione legjitime e jo
me improvizime siq ndodhi për tre vjet rresht, është vetëm popullizëm dhe
mashtrim skandaloz për qytetarët. Pa themelimin e Asociacionit Kosova nuk mund
ta bëjë asnjë hapa para në konsolidimin e shtetësisë dhe asnjë hapë para në
integrimet evropiane dhe euroatlanike!
E
padobishme do të jetë dashnia e qytetarëve të hipnotizuar për Albin Kurtin!
Florim Zeqa
24.06.2024