Mendime
Mehmet Musa: Këte javë e kalova me Sylë Tahirsylaj e kujtimet e Tija!
E marte, 25.06.2024, 06:50 PM
Këte javë e kalova me Sylë Tahirsylaj e kujtimet e Tija!
Shkruan
Mehmet Musa
Pasi që folëm së bashku të dielen në ora 10:10 minuta,me bacën
Sylë, mora vendim që mos të i besoj të vërtetës së hudhur e lajmit të zi që
mori dheun ne mbremjen e asajë të diele,dhe shfletova yotuben,aty ku
mundë e gjeta bacalokun tim, duke folur për motin dhe kohën që do mbretëroj në
vendin tonë ,ja dëgjoja zërin,ja shiqoja gojën dhe rrudhat e ballit,e
parafytyroja,përpiqësha të i mbledhë të gjitha kujtimet dhe ta gjejë ditën e
parë kurë e njoha e,si e njoha perë të parën here dhe,e kujtoj që ishim
në klasën e pestë fillore në Isniq ku në klasë e kisha dhe
Ganimeten motren e Sylës,,ku me ditarë ne dorë erdhi mësuesi i ri i
politeknikës lënda mësimire e Sylës ,ishte viti 1966-67 dhe nga ajo
kohë deri të dielen ditën e bajramit me 16 qershor në ora 10:10 minuta ku folëm
një minutë e tre sekonda,në mënyrë që mos te pengohemi dhe ta vazhdojmë në
mbrëmje bisedën,ndersa sot unë mallkoj vetën t‘ime se pse nuk vazhduam biseden
mëtej ashtu siç e kishim zakon ,kurë flitnim gjerë e gjatë herë në telefon e
herë ballë-përballë së bashku për Shkup e për Shkodër,për Isniqin e bjeshkët e
Isniqit,për djemët e burrat me namë të Isniqit ,e,per kullen tre kate te
renovuar të Ramë Shabanit ,e Shaban Sylës,duke më dërguar foto të kullës që
deri ku kan arritur punimet,e për stanin e mbaruar në Pleqe,folnim për sfidat
dhe peripetitë e jetës së Tijë e,që çdo here kishte dalë fitimtarë në
ballafaqim si me të mirën e,si me të keqën ,si me të bardhën si me të zezën,folëm
për Tahirsylaj ,Balaj e për tër Isniqin,çdo here në kontekst pozitiv,sepse Ai e
deshi aq shumë Isniqin aq sa edhe të vetmin djalë që e kishte ,Selimin ,por
Isniqi e deshi pak,dhe që të dytë pyesnim njeri tjetrin a thue pse???Folëm edhe
për Rankoviçistët ,Titistët dhe komunistët e Isniqit me rrethinë,folëm
për organizimin e mbledhjes së partisë LKJ-së në shkollën fillore të
Isniqit që kishte për qëllim pengimin e varrimit të dëshmorit Agim Kukleci i
cili u vra në demonstratën e Deçanit me 28 mars 1989, por nganjehere
folnim edhe për burrat e mirë të Isniqit,e sidomos për Miftar
Zeqën,perë Haki Zekën qe kishte qenë drejtor shkolle nga viti 1989 e deri
në kohën e luftës ,ndërsa që të dytë çuditeshim se si Selim Seferi nga Isniqi
një i burgosur politik si antar i NDSH-së pas lirimit nga burgu përfundoj
karjerën e tijë ambasador i Jugosllavisë në Kanada,pastaj nuk na shpëtonte as
emëri i Sali Shatrit pa e përmendur me që të dytë e kishim takuar në Tiranë
njeri më herët e tjetri më vonë.Ndihesha i shtangur kurë flitke me pitet për
Musë Mehmetin dhe bijtë e tijë, që u kishin prirë grupit të parë djemëve të
Isniqit për armatin në Shqipëri ne luftën e fundit ,pastaj flitke
përmallshëm për ikjen e Xhevdetit tap rrap me moshën 52 vjeç para tre viteve,duke
mos i shkuar mendja se i njejti fat do ta pret edhe ate.Folnim për luftërat
çlirimtare te popullit tonë ndër shekuj,dhe heroizmin e popullit tonë ,folëm
për Serbien e parë,të dytë dhe të tretë ,për luftërat e Azem Galicës,Isa
Beletinit e Idriz Seferit, folnim për luftën e dytë botërore,për luftën e
Shaban Polluzhës nga ajo anë e qëndresën e Demë Ali Pozharit në këto anë,folnim
për lufterat e zhvilluara në mbrojtje të trojeve shqiptare,ne Kollashin
Jazhanicë ,në qafën e Çakorrit e për lumin Lim,ku në ate luftë perpos
deshmorëve tjerë ishin rae në fushën e burrërisë edhe tre djem të Balajve të
cilëve as sot nuk u dihet varri;Zekë Selmani,Ahmet Avdyli dhe Kadri
Xhemaili.Ndersa për Sadik Ramën dhe Ali Zymerin të cilët ishin denuar për
vdekje dhe qëndresën e tyre në burg.Sadik Rama vëllai i Sylës ishte
denuar me vdekje nga që i kishte vrarë vetëm 11 partizan serb e malazez,të
gjithë çetnik por kishin vënë në kokë kapelën me yllë në ballë.Ndërsa Ali
Zymeri i kidhte strehuar në bjeshkën e Bellesë Demë Ali Pozharin ,Mehmet Agë
Rashkocin,Ramë Binakun eShemsi Ferin. Pastaj per burgun e Sadikut ku i kishte
mbajtur 22 vite,dhe gjatë qëndrimit në burg ate dhe Kadriun e UDB-ë i
kishte steerlizuar në mënyrë që mos të shtohen me pasardhës dhe,ashtu
ndodhi.Syla tregonte se pas zotit gjeneshanehu Sadik Rama kishte besim vetëm në
Musë Mehmetin.Folëm për gjysmën e Shqipërisë që u ripushtua nga serbosllavia me
bekimin e Evropës shtrigë.Për periudhen e aksionit të armëve,për ngjarjet e
vitit 1968,e me theks të veçant folëm per pranveren e lule-gjakut te vitit
1981,folëm për dy nxënësat e Tijë të shkollës së mesme teknike në
Prishtinë ku u kishte dhënë mësim,Naserin dhe Adilin, ndërsa e veçant ishte
biseda kur flitnim për ilegalen ku që të dytë i takonim të njejtit
subjekt.E ndonjëhere kurë takoheshim me një kujdes të shtuar dhe ishte kapitull
i veçant kur flitke për UÇK-në e për Shaban Jasharin e të gjithë
pasardhësit e Tijë ,Rifatin,Hamzën dhe Ademin dhe ,i vlesrsonte me
titullin ;Ora e madhe e Shqiptarisë.Edhe Radiokosovae lirë dhe kolegu i punës
ne shkollën teknike Ahmet Qeriqi nuk i shpëtonte pa folur për te,saktificat
nepër burgje ,dhe sidomos në luftën e UÇK-së duke e konsideruar se ma vështirë
e ka patur Ahmet Qeriqi dhe stafi i tijë në luftë ,pas qershorit të vitit
1999,se sa në luftën frontale me çetnikët serb,sepse aso kohe ishin në fushë
vetem dy uniforma ajo e UÇK-se dhe e ushtrisë serbe,ndersa lufta e pasluftës
për të mbijetuar Zëri i radios së luftës çlirimtare, ishte dhe,eshtë ndër më të
vështirat duke të dalur si pengesë në rrugë,sabotatorë e diversant të ndryshëm
qe veshi i tyre nuk mundë ti ndëgjoj heroizmat e luftëtarëve e të heronjëve të
UÇK-së e jo vetëm kaq,por të heronjëve të tëgjitha kohrave,e në këte grup kurë
zhytën edhe shokët të deridjeshëm të armëve ,e sot të ngulin thika pas
shpine,po kurë ngritën kokë këta ish shokë të ligj?Atëhere kurë kuptuan se
Ahmet Qeriqi ka filluar të plakët e me,plakjën e Tijë ka filluar edhe shëndeti
të i dobësohet,bile me tha se do ta vizitojmë Ahmetin së bashku një ditë .E çka
do thuash tjetër thoshte baca Sylë?Një ditë prejë ditëve duheshe të
takohemi në fakultetin e bujqësisë aty,ku edhe ligjeronte,më tha,kan me ju
shtrue provimit pesë student dhe i ndëgjon se sa kan mësuar,i thash
jo se jam alergjik kur pytën studentët sepse,vetë-përveti kam qenë student i
mjaftueshëm sepse mezi e mora një notë gjashtë të profesori Idriz Rexha për të
tretën here,në lëndën bazat e filozofisë markaiste,dhe e prita jashtë kabinetit
deri sa studentet kryen provimin,tre kishin kaluar ndersa dy do perserisin
provimin më tha.
Kështu e kalova në ankth këte javë ditë e,do ti kaloj edhe
shumë kohë e mote me kujtimet ,e burrit më të madh që pat Isniqi i sotëm.
Prandaj me që sot një javë u mbush që iku Sylë Rama vendosa të i
shkruaj djalit të Tijë Selim Sylës;
Lajmi për ndarjen nga kjo jetë e Sylë Ramës mi ka shtie dy
këmbët në tokë dhe,ma ka këputë shpirtin!
Sot u mbushë një javë kurë në ora 10:10 minuta më mori në
telefon për të më uruar bajramin Sylë Rama,dhe folëm 1 minut e 3 sekonda.Jam në
Durrës ,qe dy javë në pushime me familje më tha duke kaluar mirë,unë e pyta se
a e ke me veti Selimin,jo tha Selimi eshtë në punë,dhe,në mënyrë që te mos
pengohemi e lam në mbramje pas orës 21:00 te flasim prap.
Duke e
pritur telefonatën ne mbrëmje te 16 qershorit të vëllait dhe shokut t‘im Sylë
Ramës ,pa më shkuar mendja si rrufeja që vretë në dritë të diellit
dëgjoj lajmin e kobshëm se Sylë Rama ka nderruar jetë ,lajm i cili më tronditi
thellë duke më këputur shpirtin,duke mos u bindur në të vërtetën,se Sylë Ramen
nuk do ta kemi më në mesin tonë,lajm i trishtë për momentin mu terruan sytë dhe
desh më lëshoj zemra.Mua në jetën time më ka ndodhë të perjetoj momente nder më
te renda kurë katër vellezër më ikën të gjithë më të ri se unë ,në vitin 1995
më uku Neli 36 vjeç ,pastaj për nje ditë në luftë mu vranë dy vellezër,
Gania 35 vjeç e Xhaferi 25 vjeç,pastaj para 3 viteve me 18 maj 2021 me
vdiç edhe Xhevdeti ne moshën 52 vjeç,dhe qëndroja dhe perballoja disi
sepse dhëmbjen e ndanim së bashku me Sylë Ramën dhe,kisha përkrah Sylë
kumarën, ndërsa tani mu thyen dy krihët e ku ta marë Sylë Ramën?
E përcolla
mbledhjën komemorative kushtuar Sylë Ramës,i gjithë ai lum njerzish që kishin
ardhë për ta nderuar e për tu përshendetur për herën e fundit me burrin më të
madh të Isniqit ,ku besoj se,as me njërin nga të gjithë ata të pranishëm përpos
familjarëve nuk ka folur ne telefon tre-katër orë para frymës së fundit të
Tijë,dhe as njërin nga ta nuk e ka lënë në terr e në ferr për së gjalli sa që
më vetmoj mua.
Prandaj ju Selim dhe të gjithë familjarët e Sylë Ramës,ju lutëmi
pranoni dhe lotët e mijë që të bashkohen me tuajt për ndarjen nga jeta të më të
dashurit tonë ,dhe,pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta që dalin nga
brendësia e shpirtit t‘im të pelcitur.
Ju lutëm
qëndroni ashtu siç ka patur dëshirë e,ashtu siç na ka mësuar baca Sylë që
dhëmbjen ta kthejmë në forcë,të lumët ju që patët prind Sylë Ramën,e të lumët
ju që me ballin lartë pritni ngushëllime nga të katër anët e trojeve
tona,po a , thue mua kush do të më shprehë ngushëllime për
mësuesin,shokun,kumarën e vëllaun tim të dashur Sylë Ramën?
Do ta kujtojmë ndër mote ashtu siç ishte burrë i vendosur,i
besës,i fjalës,pedagog i disciplinuar, i përpikt,atdhetarë i përkryer e
shkenctarë i përsosur!
Sinqerisht pranë Jush ;
Mehmet Musa me familje;
Mërgim,e diele me 23.06.2024 ora 10:10 minuta