Mendime
Skender Jashari: Flamuri i vërtetë i Muhamedit dhe flamuri i Arabisë Saudite në varrimet në Atdheun tonë
E shtune, 22.06.2024, 06:59 PM
Flamuri i vërtetë i Muhamedit dhe flamuri i Arabisë Saudite në varrimet në Atdheun tonë
Nga
Skender Jashari
Fatkeqësisht në Trojet tona, shohim një injorancë të theksuar, kjo edhe për
faktin e propagandës së tepërt, që besimtarëve u predikohet të përdorin në
varrime flamurin e mbretërisë së Arabisë Saudite, ashtu siç më parë përdornin
flamurin e Perandorisë Osmane. Ka shumë kontradikta dhe mospajtime që secili
prej shkollave “juridike” islame, sekteve dhe nënsekteve të saj, prej tyre
pretendon që e zotëron të vërtetën. Ashtu siç edhe vetë historia e Muhamedit,
Islamit dhe Perandorisë Arabe, ka shumë kontradikta në vetëvete. Edhe sot, varësisht
nga sekti islam( shiit, sunit, a edhe nënsektet, grupet terroriste a lëvizjet
islamike), mbrojnë qëndrime të ndryshme.
Shkurtimisht:
Muhamedi përdorte flamurin me ngjyrë të
zezë, kurse palltoja e tij ishte me ngjyrë të gjelbër të cilën e preferonte dhe e ndjeksëve të tij kur pushtuan Mekën.[1]
Kalifati Rashidun vitet 632-656/661,
flamurin kishte me ngjyrë të gjelbër.[2]
Kalifati Umajad vitet 661-744/750,
flamurin me ngjyrë të bardhë.[3]
Kalifati Abasid vitet 750-1517, kishte
flamurin me ngjyrë të zezë.[4]
Kalifati Fatimid në vitet nga 909-1171,
kishte flamurin me ngjyrë të bardhë.[5]
Flamujt
fetar me shkrime në të, janë shfaqur në periudhën e mesjetës,[6]
përfshirë edhe në botën arabe, si tek Mongolët dhe Selxhukët. Gjithashtu në
mesin e flamujve islamik, një symbol i popullarizuar ishte edhe heksagrami apo
ndryshe i njohur ylli me 6 cepa,[7]
e njohur edhe si “vula e Solomonit”( në arabisht Khatem Sulayman, e cila mund të
ishte edhe me 5 cepa) ose Najmat Davud(Ylli i Davidit). Bejllëqet Anatoliane
Hanefite Para Osmane të Mesjetës si të Karamanidëve( me yllin e Davidit)[8]
dhe Jandaridëve kanë përdorë yllin në flamurin e tyre.
Mamelukët
gjatë sundimit të tyre që kishin edhe “vendet e shenjta islame”, e që gjatë kësaj
periudhe ata zhvilluan atë që besohej se ishin reliket e flamurit të Muhamedit,
e që gjatë kampanjave ushtarake kishin konfiskuar flamuj, të cilët ishin bërë
nga pambuku ngjyrë të zezë.[9]
Nëse kërkohet origjina e flamujve të zinjë, i pari i tillë është flamuri i
Muhamedit-muslimanëve-islamit, pastaj edhe Kalifati Abasid prej kryengritjes së
Abu Muslimit që ishte lider në Revolucionin Abasid e përdori kundër Kalifit
Umajad të të njejtës Perandori Arabe.[10]
Flamuri Abasid ishte bërë me motivin e “flamurit të zi jashtë Khorosanit” të
traditës që ka të bëjë me Mehdiun, prej nga me kalimin e kohës ngjyra e bardhë
u bë simbol i Islamit Shiit, kurse ngjyra e zezë u bë simbol i Islamit Sunit.[11]
Pas këtij revolucioni( Abasid), në qarqet islamike u pranu që flamuri i Mehdiut
do jenë i zi dhe më i madh,[12]
derisa anti-Abasidët, mallkuan “flamujt e zi nga lindja”, “të parat dhe të
fundit.”[13]
Flamuri i xhihadit të Muhamedit, që
përdorte për të plaçkitur, grabitur dhe bërë xhihad ndaj karvaneve të
tregtarëve, kundërshtarëve të tij dhe vendeve të tjera, ishte vetëm ngjyrë e
zezë, e që dallonte nga flamuri i xhihadit Islamik. Flamuri i Muhamedit, ishte
shamia e zezë e Ajshës,[14]
kurse sipas traditës Aliu në Betejën e Sifinit përdori “shenjën dalluese-liw??” të Muhamedit e cila ishte ngjyrë të bardhë,[15]
kurse kundërshtarët e tyre e përdorën simbolin me ngjyrë të zezë.[16]
Hadithet që theksojnë se Muhamedi e kishte flamurin e zi, si standard, janë:
Ibn ‘Abas, në Mishkat al-Masabih 3887 në të cilën thekson që standardi ishte i
zi, kurse i bardhë ishte flamuri i ushtrisë( banner-i),[17]
Ibn ‘Abas transmeton se flamuri i Muhamedit ishte i zi dhe standardi i tij
ishte i bardhë,[18] të
njejtën e thotë edhe Tirmidhiu,[19]
flamuri i zi thuhet edhe nga kapitulli i Xhihadit të Sunan Ibn Majah që ishte i
Muhamedit.[20] Sheiku
Salman al-Ouda që është ndër dijetarët më të besueshëm në mesin e botës islame,[21]
flet për citimin e haditheve që i atribuohen Abu Hureiras, në lidhje me
flamurin e zi të Muhamedit.[22]
Madje edhe në hadithe theksohet që ushtritë islamike të Muhamedit dhe popullata
e tyre edhe gjatë xhihadit të tyre, kanë
përdorur flamurin e zi, si transmetimi i
Al-Hariyh bin Yazid Al-Bakri.[23]
Këtë hadith e ka transmetu Al-Hakim, derisa Imam al-Dhahabi( që vdiq më 748
Hixhër) e quan hadith të fabrikuar.[24]
Flamujt që Muhamedi i ka përdorë
varësisht nga sekti islam, pretendojnë që janë me ngjyrë solide të zezë,
gjelbër a të bardhë,[25]
e që organizatat terroriste islamike kanë adoptuar njërën a disa nga këto
ngjyra për t’i bërë flamujt e tyre.
Gjithashtu teologjia islamike, flet për
ardhjen e Mehdiut, e cila raportohet edhe në hadithe( si Abd al-‘Alim në
al-Mahdi al-Muntazar, Nuaim Ibn Hamad në Kitab Al-Fitan, Al-Barzanji në Isha’ah
li Ashrat Al-Sa’a dhe Sunan Ibn Majah 4084[26]
pastaj Kanzul Ummal, 7/182; Al-Malahim wal Firan, Ibn Tawus, 1/100; pastaj
Tirmidhiu thekson se flamuri i zi do të vije nga Khurasani… e do të vendoset në
Jerusalem,[27] etj,
që pretendojnë që Muhamedi ka thënë që
ardhja e Mehdiut, do të dallohet me “flamurin e zi” që do jenë nga
Khorasani(Afganistani) e që do jenë ky edhe flamur i ushtrisë që do luftoj
kundër Djallit.[28]
Në Trojet tona edhe sot, në objekte
kulti islam, në aktivitete dhe organizime fetare islame, në ceremoni fetare(
veçmas mbulimi i arkivoleve me flamur të Arabisë Saudite etj), shohim që
përdoret flamuri i Arabisë Saudite, të cilin edhe për më keq, e shenjtërojnë
dhe lavdërojnë në predikimet fetare islame, si flamur të islamit, Allahut a
Muhamedit. Për fat të keq në shtetet tona, asnjëra nuk është inkriminuar si
vepër penale as propaganda terroriste, as përdorimi i flamurit të ISIS-it a
organizatave terroriste, e për më keq, tolerohet përdorimi i flamurit të
Arabisë Saudite si flamur islam, për ceremoni mortore islame.
Më:21.06.2024
Skender Jashari, i
burgosur politik nga EULEX, për rastet
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në
Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e
marrur nga punimi i bërë gjatë
qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.
[1] A flag worth dying for: the power and politics of national symbols, Tim Marshall, New York, NY: Scribner, an imprint of Simon & Schuster, Inc, 2017, faqe 110–111.
[2] The Rise and Fall of the Hashimite Kingdom of Arabia, Joshua Teitelbaum, London: Hurst & Company, 2001, faqe 205; A flag worth dying for: the power and politics of national symbols, Tim Marshall, New York, NY: Scribner, an imprint of Simon & Schuster, Inc, 2017, faqe 110–111.
[3] The Rise and Fall of the Hashimite Kingdom of Arabia, Joshua Teitelbaum, London: Hurst & Company, 2001, faqe 205; A flag worth dying for: the power and politics of national symbols, Tim Marshall, New York, NY: Scribner, an imprint of Simon & Schuster, Inc, 2017, faqe 110–111; A Tale of Two Factions: Myth, Memory, and Identity in Ottoman Egypt and Yemen. Jane Hathaway, Albany, New York: State University of New York Press, 2003, faqe 97; "Art and Architecture: Themes and Variations". The Oxford History of Islam, Sheila S. Blair; Jonathan M. Bloom, Oxford: Oxford University Press, 1999, faqe 215–267; Ritual, Politics, and the City in Fatimid Cairo, Paula A. Sanders, SUNY series in Medieval Middle East History, SUNY Press, 1994, faqe 44.
[4] The Rise and Fall of the Hashimite Kingdom of Arabia, Joshua Teitelbaum, London: Hurst & Company, 2001, faqe 205; A flag worth dying for: the power and politics of national symbols, Tim Marshall, New York, NY: Scribner, an imprint of Simon & Schuster, Inc, 2017, faqe 110–111; A Tale of Two Factions: Myth, Memory, and Identity in Ottoman Egypt and Yemen, Jane Hathaway, Albany, New York: State University of New York Press, 2003, faqe 97; "Art and Architecture: Themes and Variations". The Oxford History of Islam, Sheila S. Blair; Jonathan M. Bloom, Oxford: Oxford University Press, 1999, faqe 215–267; Ritual, Politics, and the City in Fatimid Cairo, Paula A. Sanders, SUNY series in Medieval Middle East History, SUNY Press, 1994, faqe 44.
[5] A Tale of Two Factions: Myth, Memory, and Identity in Ottoman Egypt and Yemen, Jane Hathaway, Albany, New York: State University of New York Press, 2003, faqe 97; "Art and Architecture: Themes and Variations", The Oxford History of Islam, Sheila S. Blair; Jonathan M. Bloom, Oxford: Oxford University Press, 1999, faqe 215–267; Ritual, Politics, and the City in Fatimid Cairo, Paula A. Sanders, SUNY series in Medieval Middle East History, SUNY Press, 1994, faqe 44.
[6] Jewish Studies, Volume 1, Kalman Dubov, 2021, faqe 155.
[7] Finishing the Mysteries of Gods and Symbols, Volume 0, Seven Star
Hand, 2011, faqe 210; Symbols on the banknotes of the countries of the world,
SWASTIKA AND DAVID'S STAR, A.de la Tour de e Vere, faqe 141.
[8] The Secret History of Iran, Hamad Subani, 2013, faqe 164.
[9] A Tale of Two Factions: Myth, Memory, and Identity in Ottoman Egypt
and Yemen, Jane Hathaway, Albany, New York: State University of New York Press,2003,
faqe 97-98.
[10] Revolt, The Social and Military Aspects of the ?Abb?sid Revolution
: Black Banners from the East II, Moshe Sharon, 1990, faqe 78; Studies in
Muslim Apocalyptic, David Cook, Darwin Press, 2002, faqe 197.
[11] A Tale of Two Factions: Myth, Memory, and Identity in Ottoman Egypt
and Yemen, Jane Hathaway, 2012, faqe 97f.
[12] Studies in Muslim Apocalyptic, David Cook, Darwin Press, 2002, faqe
125, 153,206.
[13] The Nativist Prophets of Early Islam, Patricia Crone, 2012, faqe
243.
[14] Armies of the Muslim Conquest, David Nicolle, Osprey Publishing, 1993, faqe
6.
[15] Studies in Early Islamic History, Martin Hinds, Darwin Press, 1996, faqe 104-106.
[16] Studies in Early Islamic History, Martin Hinds, Darwin Press, 1996,
faqe 109.
[17] Mishkat al-Masabih,
libri 19, hadithi 99.
[18] Sunan Ibn Majah 2818,
Libri 24, hadithi 66 ose volume 4, libri 24, hadithi 2818.
[19] Jami’ at-Tirmidhi,
1681, libri 23, hadithi 12 ose volume 3, libri 21, hadithi 1681.
[20] Sunan Ibn Majah 2816,
libri 24, hadithi 64 ose volume 4, libri 24, hadithi 2816.
[22] The Black Banners, Ali Soufan, W. W. Norton & Company, 2011, faqe
10-16.
[23] Jami’ at-Tirmidhi,
libri 47, hadithi 326 ose volume 5, libri 44, hadithi 3274; Sunan Ibn Majah, libri
36, hadithi 157 ose volume 5, libri 36, hadithi 4082.
[24] Abu ‘Abd Allah Muhammad b. ‘Abd Allah al-Hakim al-Naysaburi,
al-Mustadrak ‘ala al-Sahihayn (Beirut: Dar al-Kutub al-’Ilmiyyah; 1st edition,
1411 H) [annotator: Mustafa ‘Abd al-Qadir ‘A?a], vol. 4, faqe 511, # 8434.
[25] Flags of the Night Sky, When Astronomy Meets National Pride, André G. Bordeleau, 2013, faqe 233.
[26] Sunan Ibn Majah, Libri
36, hadithi 159, ose volume 5, libri 36, hadithi 4084.
[27] Jami’ at-Tirmidhi
2269, Libri 33, hadithi 112 ose volume 4, lbri 7, hadithi 2269.
[28] Studies in Muslim Apocalyptic, David Cook, Darwin Press, 2002, faqe 125, 153, 206; Dr. ‘Abd al-‘Alim ‘Abd al-‘Azim al-Bastawi, al-Mahdi al-Muntazar fi Dhaw-i al-Ahadith wa al-Athar al-Sahihah wa Aqwal al-‘Ulama wa Ara al-Firaq al-Mukhtalifah (Beirut: Dar Ibn Hazm; 1st edition, 1420 H), faqe 162.