Mendime
Nikoleta Kovaçi: Flori, djali qe zhvat zhvatesit tane!
E diele, 23.06.2024, 05:53 PM
Flori, djali qe zhvat zhvatesit tane!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Ky
djali asht personazh shume interesant! Madje, madje, asht kthyer ne te vetmin
person qe do me zhvat parate e zhvatesve tone! Si me thane: asht ndjekesi ma i
mire i parave tue perdor emrat e hajnave qe na drejtojne!
Ajo
qe me ban çudi me SPAK-un, po jo ma pak edhe me shoqerine tone te politizueme
deri ne palce, asht fakti se si ka mundesi qe kerkujt nuk i ban pershtypje qe
nji biznesmen çon me qindra mijera euro per ministra apo kryebashkiakë mjafton
nji telefonate!
Florjani
pikas lidhjet mes politikajve konkret dhe biznesmenve, manej kerkon para te kto
bosat ne emen te politikajve dhe biznesmeni ia jep nji taksisti te panjohun
shumen me ia çue mikut te vet minister, deputet apo kryetar bashkie!
Une
skam pa asnje rast te hetuem nga prokurorite e zakonshme dhe as nga kjo qyqja e
SPAK! Po si ka mundesi qe nji person dergon kesh 100 mije euro te nje minister
rruges madhe? Ose 200, e mbase edhe ma teper? Pse nuk hetohen kta biznesmene?
Po lidhjet e tyne me kta politikaj? Si ka mundesi qe Florjani i njeh keto
lidhje e SPAK-u i amerikaneve te drejtesise se perbotshme nuk i njeh? Si ka
mundesi qe per çdo rast hetohet vetem Florjani, e asnjihere dhanesi dhe personi
kerkues, ndonese ne rastin konkret asht Florjani?
Sod
qenka shqetesue edhe Edvin Rama! Po thuhet se personi te cilit i referohet
zedhanesi i shtypit te mafies sone ne Shqipni e pertej saj, qenka pikerisht
Florjani! Mbase rasti ma i fundit i ndonje zhvatjeje te biznesmenve vip-sa qe i
sherbejne pushtetit gjithfaresh ne kte vend te dalun faret, ka ndodh pikerisht
ne emen te Edvin Rames!
Policia
e prokuroria nuk e kane gjet me e arrestue Florjanin! Taksistat qe shkojne me
ba transportin e lekve nuk e njohin Florin, por kryejne sherbimin taksi si per
shumellojshmeri transporti ne kte tiranine e zhytun ne llumin e vjedhjes e
plackitjes nga qeveria e ne emen te saj! Flori e bani me reague Edvinin, po per
Edvinin kur do reagoje llumeria qe ushqehet me kacidhet qe i vidhen
pensionisteve, te semureve, pacienteve qe kane zane shtratet e spitaleve
rrjepese, te pamundurve, punetoreve te krahut e jo vetem: te gjithe atyne qe sbajne
pjese ne haremin e neveritshem te llaves poltitike?
SPAK-u te zgjohet, e te ndjekë vetem hapat e Florit e do te zbuloje tjera vatra te lidhjeve te frikshme mes hajnave te ktij vendi, e mos te presi veç ç’a i sjellin belget e francezet me ba sikur punojne!