E diele, 01.12.2024, 08:40 PM (GMT)

Mendime

Vladimir Shyti: TV Klan nuk respekton kontratën dhe shqiptarët

E diele, 23.06.2024, 04:56 PM


TV Klan nuk respekton kontratën dhe shqiptarët

Nga Vladimir Shyti

TV Klani e nxorri jashtë vetes edhe lëkurën e fundit të gjarpërit tradiocional, si mbetje të fundit nga sistematizimi, të shtjellimit përzier me uoforinë e programëve, që i mbyt me reklama deri në dhjet minuta. Fiton dhënien e kampionatit evropian, ku dhe trumpetoi me të madhe se, ky europian futbollistik do të jepej falas nga ky stacion kombëtarë si të gjithë stacionet televizive europinane. Por, çdodhi!?

”Shpirti zbulohet në entuziasëm”

Po prisnim hapjen e cermonisë, pas një diskutimi në studio të Klanit, diskutime koti nga aktor, ku vetëm njëri ishte i profesionit. Nuk u dha asnjë pamje përreth stadiumit e më gjërë, ku TVSH, e cila pronoconte para ca viteve evenimentet ndërkombtare jepte pamje nga qyteti, histori dhe ngjarje të tifozave, pra një larmi pamjesh.Papritur, ekrani bllokohet, ndeshja do të jepej vetëm për toksorët dhe ata që dispononin satelitorët nuk u lejohej shikimi futbollistik. Atëhere, i telefonojë kompanisë televizive Nisatel, ku jam klient i rregullt prej shumë vitesh. Puntori shërbimit me njoftoi se, duhen paguar 1500 lek për të ndjekur kampionatin europian, se me demek nuk e lejonte kompania e Tringut. Përse duhej të paguaja unë para kur marveshjen e kisha me kompaninë , ku i shlyeja çdo muaj kestin e internetit dhe të pamjeve televizive? Argumenti që i parashtrova punonjëses të shërbimit, nuk u pranua. Atëhere vura në punë aparatin satelitor, që vetëm një herë të vetme është njoftuar se janë aparate pirate, ku janë shitur e vazhdojnë të shiten në treg dhe në rrjete të programëve sociale. Atëhere lind pyetja, përse nuk hiqen nga qarkullimi këta lloj aparatesh? Apo kanë marveshje të fshehta brenda tyre dhe, prishja e kontratave solli pasojat në këtë ngjarje të madhe futbollistike, ku pasojat si gjithmonë i ha populli.

Në hapsirën sportive të dixhitalit e gjej ndeshjen hapse pas dhjet mintash, atëhere fillojë lojën Nistateli duke përgjysmuar dhënien e internetit. Shkojë te Tringu, as dhe një minute nuk zgjaste shikimi dhe zhdukej. C’të bëja, nervat kishin kapërcyer në ajri, më në fund gjeta një stacion televiziv sportive, që nuk e kisha fare haberin seç gjuhe ishte. Dhe kjo gjëndje vazhdoi më keq dhe kur u ndesh Shqipëria me Italinë. Ndaj, mendoj se TV Klani nuk duhet të trasmetonte këto ngjarje historike futbollistike, madje t’i hiqet menjëherë ky evëliment shumë i rëndësishëm futbollistik.

Djemtë tanë po luftojnë me mish e shpirt që të gëzojnë shqiptarët kudo nëpër botë, ndërsa një paçevure stacion sjell nervozizëm e ligësi me manovrimet e tyre përfituese. Turp, të përfitosh nga këmbët e atyre të rinjëve që po bëhen copash për të nderuar kombin dhe flamurin kuq e zi, që ka pushtuar Europën.Djemtë tanë realizojnë ëndërrat e shqiptarëve  me prirjet e tyre himnizimi, duke manifestua një futboll heroik të barabartë midis të barabaretëve.Ata e kanë fituar betejën, paçka se lufta vazhdon në arenën e Titanëve. Faleminderit djema Kuq e Zi, që na rrjeshtuat në mes më të mirëve!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora