Mendime
OVL e UÇK e Pejës nisë fushatën shpifëve kundëe LDK
E merkure, 26.06.2024, 04:55 PM
OVL E UÇK E PEJËS NISË FUSHATËN SHPIFËSE KUNDËR LDK
NGA IDRIZ ZEQIRAJ
Shoqata e OVL të UÇK-së,
në Pejë, me bujë e pompë, shpëndau një -Fletë rrufe- enveriste, në adresë të
qytetarit të parë, kryetarit të komunës, Gazmend Muhaxheri. Siç thonë nga kryesia
e saj e "shpërblyem" ish- të burgosurin politik, ish-luftëtarin e
orëve të para me dekoratën e "Mosmirënjohjes", me motivacionin e
"injorimit të luftëtarëve të lirisë"!
-Fletë rrufeja- e
Shoqatës të OVL të UÇK-s në Pejë, ka zgjedhur për ta shenjestruar veprimtarin e
dëshmuar përtej tri dekadave , fituesin e tri palë zgjedhjeve komunale, Gazmend
Muhaxherin, duke nismuar edhe hapjen e fushatës zgjedhore të PAN-it kunndër
LDK-së. Kur mori drejtimin e komunës të Pejës, 11 vjet më parë, -Peja lule e Dukagjinit-,
ishte kthyer në ferra e rezervat të krimit vrastar, hajnor, me vjelje haraçi
masiv, uzurpime të pronave shtetërore e shoqërore dhe pisllëqe të tjera. Pra, e
gjeti hallakamë e katrahurë, sa "për të mos e njohur qeni të zotin"!
Kuadri i LDK-së, Gazmend
Muhaxheri, qysh në fushatën parazgjedhore denoncoi gjendjen fatale, përgjakjen
e Pejës me fshatra dhe u zotua se do ta ndryshojë atë. Për shpalosjen e së
vërtetës nga Muhaxheri, pushtetarët pararendës e akuzuan për "shpifje e
denigrim"! Por, drejtësia konfirmoi se Ai bëri detyrën, e tha të vërtetën
sipërore, duke fituar në të gjitha shkallëzimet gjykatore. Kryetar Muhaxheri,
nipi i atdhetarit markant, Profesor Imer Muhaxherit, me guximin qytetar dhe
intelektual, sfidoi cubat mujshorë kanunorë, me bandat e tyre. Megjithatë,
drejtësia e kapur nga pushtetarët e shantazhuar, i heshti gjetjet e shkeljeve
flagrante numerike!?
I Pari i komunës është
kryetar i të gjithë qytetarëve, pa dallim partie, etnie, race. Ai ka një zyre,
një seli, një adresë për vete dhe stafin e tij komunal. Dhe, qytetarët
individual e gruporë, përfshi këtu edhe Shoqatat dhe institucionet brenda
territorit komunal, paraqesin kërkesat financiare, së bashku me arsyetimin
përdorues të mjeteve përkatëse, duke ofruar edhe dëshmitë e shpenzimeve. Kjo
vlen edhe për ftesat festive e përkujtimore dhe çfarëdo bashkëpunimi tjetër.
Por, nëse nuk i ofrohet bashkëpunim, pra, mosnjohje të titullarit, në rastin
konkret të Kryetarit të komunës, pse ai i përket një subjekti tjetër politik, LDK-së,
faji nuk është i kryetarit. Nëse një Shoqatë dyzohet, ndahet, faji assesi nuk
është i kryetarit. Dhe, këtë problem duhet ta zgjidhë vetë Shoqata, sepse
buxheti komunal nuk është lopë, për t`u mjelur dy apo tri herë në ditë.
Kryetar Muhaxheri është
dëshmuar në realizimin e premtimeve të dhëna anëtarësisë partiake, elektoratit
dhe popullit. Andaj është dhe mbetet fitimtar nga zgjedhjet në zgjedhje. Por,
halli i OVL të UÇK-së në Pejë është gjetkë. Ethet për zgjedhjet e pritshme,
qofshin lokale apo qendrore, janë shqetësuese për ata. Sepse, fushatës së tyre
i mungon kauza dhe kundërshtari politik luftohet pa etikë, pa parime dhe pa
moral, thjeshtë, sipas motos Makiaveliste: "Shpif, shpif, se diçka
mbetet!"
Nga akuzat e renditura
në -Fletë rrufenë- e tipit kinezo-enverist, kryetari Muhaxheri anatemohet se
"ka injoruar e fyer luftëtarët e lirisë; ka kremtuar ditën e çlirimit pa
veteranët; nuk ka subvencionuar OVL-në as për lule për dëshmorët; e
tjera". Nga kjo rezulton se OVL e Pejës, është palë e bisht e OVL të
UÇK-së -qënder, e cila që nga themelimi është shquar për përçarje të popullit
dhe veprime destruktive, mujshore e anarkiste, në shkeljen e ligjeve të
shtetit. Krerët qendrorë e lokalë dhe militantët e saj, kanë qenë objekt i
penalizimit për krime të ndryshme individuale dhe grupore.
Kjo është arsyeja pse
Veteranët e FARK-ut janë distancuar nga OVL e UÇK-së dhe nuk kanë asnjë
bashkëpunim. Arsyet janë thellësisht parimore: FARK-istët veteranë luftën për
Atdhe nuk e konsiderojnë si sakrificë, por si detyrë mbi detyrat tjera, pra,
obligim qytetar e shtetëror. Andaj nuk kërkojnë asnjë privilegj për luftën e
bërë, sepse ajo ishte dhe mbetet detyrë parësore e tyre, madje përjetësisht.
Në një bisedë publike,
heroi i mbijetuar i Luftës të Kosharës, Kolonel Anton Quni, i pyetur për
fëmijtë e tij, rrëfen: "Edhe pse kisha mundësi për të ndërhyrë në
punësimin e tyre, nuk e bëra. Dhe, ashtu si shumë të rinj të pa punë të
Kosovës, morën rrugën e hidhur të kurbetit". Është paradoks në vete se i
pari i komandantëve të Kosharës, Kolonel Rrustem Berisha, me disa komandantë të
tij, drejtues dhe luftëtarë të suksesshëm dhe trima, nuk janë ngritur në gradën
ushtarake meritore që u takon! Edhe pse është pranuar nga personalitete
ushtarake, jashtë këtij formacioni luftarak, se "-Lufta e Kosharës-,
legjitimoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës".
Përkundrazi, e
ashtuquajtura OVL e UÇK-së ka dëshmuar krejt të kundërtën. Për pak muaj
angazhim në luftë, duan ta rjepin, zhvatin, madje përjetësisht, shtetin e
varfër dhe të brishtë të Kosovës. Kujtoni Procesin gjyqësor "Tokat"
dhe qindra raste privatizimesh, tenderimesh, uzurpimesh, plaçkitjesh, të bëra,
pacipërisht e kriminalisht, në emër të luftës. Sikur nuk u mjaftuan me
privilegjet e atyre që ishin pjesë e luftës dhe katërfishuan numrin, me
"Veteranë" të rrejshëm, duke shtuar kuotën e zhvatëse të buxhetit të
shtetit dhe privilegjet ligjore që rrjedhin nga emërtesa -Veteran. Kjo ka
ndikuar edhe në cilësinë e dobët të arsimit, me pranime paushalle, jashtë çdo
kriteri, gjë që reflektohet edhe në paaftësinë në punësim.
Drejtuesit e OVL të UÇK
sherbëtorë të PAN-it kriminal
OVL e UÇK-së ka qenë në
krye të protestave, sa të turpshme, aq edhe kriminale, kundër drejtësisë
vendore dhe ndërkombëtare, por kurrë nuk ka protestuar për shumë qindra vrasje
politike, të shqiptarëve të pafajshëm, duke ia shtuar jetimët Kosovës; as për
makro-hajnitë zyrtare, siç është pagesa e shumë mijëra "veteranëve"
të rrejshëm.
Ministri i Financave,
Hekuran Murati, i tmerruar nga zhvatja zyrtare e miliona eurove, nga
"Veteranët" e rrejshëm, zemërplasur shpërtheu se "më lirë do të
na kushtonte pagesa e luftëtarëve mercenarë". Dhe, kishte të drejtë.
Pikërisht, falsifikatorët P AN-istë, me OVL-në e tyre, reaguan egërsisht dhe
turpërisht. Emigrantët nga Australia, Amerika, Evropa, të cilët kurrë nuk e
kaluan Urën e Zogut, të Milotit gjatë luftës, sot gëzojnë pensionin e
"Veteranit"!!! Skajshëm turpëruese për Parlamentin, Qeverinë, partitë
politike, shoqërinë civile, popullin heshtak të Kosovës!
Populli i Kosovës
respekton veteranët e vërtetë. Por, tani që është katërfishuar numri i
veteranëve të rremë, është i shokuar. Andaj, fajëson edhe veteranët e vërtetë,
të cilët heshtin marrëzishëm për këtë hajni tmerruese zyrtare. Heshtja e
partive të PAN-it, edhe mund të kuptohet, sepse janë shumëzues gjeometrik të
listave emërore të "veteranëve" të rrejshëm, kuadrot partiakë kanë
përfituar nga shitja e "Dëshmive të Veteranit", duke begatuar edhe
klientelën elektorale.
Por, habitë heshtja e
LDK-së dhe LVV, të cilat -i kanë duart e pastra-, ngaqë kanë qenë të
përjashtuara nga përbërja e "Komisionit për Vlerësimin e Figurës të
Veteranit". Por, hidhet dyshimi i frikës nga humbja e votës të
"Veteranëve" të rremë. Për çudë, po dyshojmë edhe në trimërinë e
Albinit, sepse e gjithë kjo mund të zgjidhet brenda javës, për të mos thënë
brenda ditës. Hiqni dorë nga gjykatat burokratike e korruptive, sepse përmasa
kohore do të zgjaste deri në "kalendat greke"!
Skandalët dhe mëkatët të
Shoqatës të OVL të UÇK-së, që nga themelimi e deri me sot, janë aq të shumta,
sa kanë dëmtuar jo vetëm vetën e tyre, por edhe Kosovën. Ajo që duhej të ishte
në -ballë të odës-, tani ka tendenca për ta - hedhur ke dera. Dhe, faji është i
Veteranëve, sepse po i shërbejnë politikës. Krerët e kësaj Shoqate, njëri pas
tjetrit, ishin fodullë, përçarës të popullit, hajna të shtetit, falsifikatorë
të listave të "Veteranëve".
Kryemarrëzia e kësaj
Shoqate ka qenë dhe mbetet kërkesa absurde, për të mos thënë idioteske, futja e
Veteranëve, në tufëzim, në pagën minimale, ende pa seleksionuar, spastruar
listat nga "Veteranët" fiktivë, të rrejshëm! Pra, me dyfishuar
ose trefishuar hajninë zyrtare!
Hajnia e shtetit, është
armiqësi ndaj shtetit. Rrjedhimisht, ata që thirrën në luftën, por kanë
dëmtuar, vjedhur shtetin pas luftës, janë armiq të egër të shtetit. Perandori i
Etiopisë, mik i Titos të -Botës së Tretë", (të pa angazhuar), për abuzime
hajnore të pasurive shtetërore, drejtësia, gjykata vendore e vari në Shtatoren
e tij, në mes të kryeqytetit të vendit. Lë të shpresojmë që një ditë Drejtësia
ta bëjë detyrën e vet edhe në Kosovën tonë, rrast të përtokur dhe të poshtëruar
nga bijtë e saj bastardë, mujshorë, hajna e kriminelë.
Skandali më i dëmshëm,
madje deri në tradhti, i drejtuesësve të OVL të UÇK-së, është bërja bisht i
partive të PAN-it, në protestat e dhunshme të mars-prillit 2004, të cilat i
projektoi Beogradi dhe i zbatoi Prishtina, respektivisht, argatët e Serbisë.
Rrjedhojat: djemtë shqiptarë të vrarë; shqiptarët e turpëruar pse vranë disa
pleq e plaka serbe, duke djegur edhe shtëpitë e kishat e tyre; shqiptarët u
koritën dhe u fikën, sepse u detyruan të paguajnë për kalljet e tyre idioteske
e rrugaçërore.
Banditët, kuadro të partive
të PAN-it, që u prinë protestave vandaliste, u arrestuan, mbajtën pak muaj burg
dhe u liruan me ujdi, dakoordim të komandantëve pushtetarë me Serbinë! Serbia,
në bashkëpunim me argatët e saj në Kosovë, realizuan, suksesshëm skenarin e
përgaditur në Beograd. Pasojat politike: decentralizimi i pushtetit lokal -
bashkësi e komunë serbe; bindja e ndërkombëtarëve se duhet bërë ndryshime, për
të mundësuar jetën normale të serbëve në Kosovë. Kulmore, themelimi i
Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, që vazhdon të jetë
"Shpatë e Demokleut" në qafën e shqiptarëve!
Shoqata e OVL të UÇK-së
ka manifestuar rrugaçëri të egër me shantazhimin e qeverive. Duke abuzuar me
emblemën e UÇK-së, është vënë në shërbim të ndonjë partie politike, konkretisht,
të PDK-së. Kjo parti-bandë, donte ta rrëzonte kryeministrin Mustafa, edhe pse
ishte i suksesshëm. Dhe, nderseu, nxiti Veteranët, për të përfituar pensionet
ngutshëm, "përndryshe do ta kallim Prishtinën, Kosovën",- kërcënuan
ata rrugaçërisht! Kryeministri Mustafa, si karrierist që ishte, i dha urdhër
Gjeneral Agim Çekut, t`ia dorëzojë listat e seleksionuara të Veteranëve me afat
një javor. Gjenerali, në pamundësi për ta bërë seleksionimin e listave, u
mjaftua me marrjen e firmave aprovuese të komandantëve përgaditës dhe dorëzues
të listave në fjalë. Dhe sot kemi, nga 52.250 Veteranë, prej tyre 40 mijë janë
të rrejshëm!
Dhe, kjo, veç të
tjerëve, OVL e UÇK-së ka fajësi direkte. Ata që kanë luftuar njëmendësisht,
kurrë nuk bëjnë veprime armiqësore kundër shtetit të tyre. Kosova vazhdon ta
vuajë shantazhimin e pushtetarëve tanë, të cilëve OVL-ja u ka shërbyer
verbërisht dje dhe vazhdon edhe sot. Edhe pangopësisë zhvatëse hajnore zyrtare,
të disa "biçim" komandantëve, kurrë nuk duhet besuar në patriotizmin
e tyre. Lakmia e shfrenuar, e zhveshë njeriun nga dinjiteti. "Kur qethën
ogiçët, i shohim se çfarë zhuganash janë", - thoshte akademik Mark
Krasniqi. Mesazhi është i qartë.
Dita e Çlirimit të
Kosovës ka ndodhur kur ka hyrë tanku i parë i NATO-paktit në territorin e
Kosovës. Dhe, kjo ditë është -12 Qershori 1999-. Zhagitja e shpalljes të kësaj
date festë zyrtare, ditë pushimi, është bërë për interesa politike. Komandantët
sihirxhinj të luftës, nga Rogner-i i Tiranës, të cilët, për fatin e keq të
Kosovës, u katapultuan, dhunshëm e përgjakshëm, në krye të pushtetit në Kosovë.
Ata kërkonin një datim, që lidhet me ndonjë kontribut të tyre për çlirimin e
Atdheut-Kosovë. Por, realisht, mungonte.
Populli e kishte
përjetuar -12 Qershorin- si datë çlirimi, njëherësh edhe e kishte caktuar dhe
emërtuar si të tillë. Mërgata e Kosovës, e cila është larg interesave personale
politike, qysh pas çlirimit ka filluar ta festojë si datë çlirimi -12
Qershorin-. Së fundi, këtë datë e konfirmoi edhe Kryeministri aktual.
Megjithatë, negativiteti mujshor e anakist i krerëve të Shoqatës të OVL të
UÇK-së, në koordinim me partië-banda të PAN-it, vazhdon të manifestohet
vrazhdësisht dhe shpërfillshëm, përballë realitetit historik. Qëllimi është
qartësisht i lexueshëm: Protagonizmi i komandantëve lokal e qendror para
opinionit shqiptar, gjithnjë në përpjekjet, e dështuara e kriminale, për ta
përvetësuar luftën e pabërë, të cilën, realisht, e bëri formacioni ushtarak
FARK, i themeluar nga Dr. Ibrahim Rugova dhe partia-Lëvizje e Tij, LDK-ja.
Tashmë, kjo është dëshmuar katërcipërisht dhe propaganda lehaqene e
kundërshtarëve politikë, nuk ka arritur ta demantojë e mohojë as për së afërmi.
Është koha të
korrigjohen datimet festive, -paushalle e koti-, si Dita e Kushtetutës, Dita e
Evropës -9 Maji- dhe ndonjë tjetër, që nuk përfaqësojnë asgjë për popullin e
Kosovës. Dhe, të ligjësohet -12 Qershori-, si datë e vetme e çlirimit për tërë
Kosovën. Shtrirja e festave çliruese të komunave të Kosovës, nga 10 deri më 20
qershor 1999, është një mashtrim, gënjeshtër dhe falsifikim i horrakëve
PAN-istë, thjeshtë, për protagonizëm. Atë që nuk arritën ta fitojnë në luftë,
duan ta kompensojnë me tubime festive e fjalime bombastike në paqe, duke humbur
ditë pune dhe shumë mijëra orë-mësimi të fëmijëve shkollarë.
Kreu i organizatës
ilegale kriminale SHIK, Kadri Veseli, vite më parë, ka qenë mburrur se
"kemi marrë thasë me dokumente sekrete nga Beogradi"! Dhe, kjo u
dëshmua katërcipërisht, me të vetmin ndryshim: Në vend të thasëve, dokumentet
sekrete i solli Beogradi në paketa! Për çudë, dosjet sekrete të Gjykatës
Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, Serbia ia besoi, pikërisht, Shoqatës OVL
të UÇK-së, në Prishtinë! Qëllimi dihet: Shpërndarja e dosjeve sekrete të Hagës
në Kosovë, me qëllim të nxitjes të gjakderdhjes brenda-shqiptare dhe pisllëqe
të tjera të bollshme. Dhe, vërtet, si pasojë e dosjeve denoncuese, të paktën,
dy vrasje kanë ndodhur në Kosovë. Dhe, ka të ngjarë se do të këtë edhe vrasje
të tjera, ndonëse Kosova është përgjakur ngeshëm dhe me lista emërore
shenjestruese.