Mendime
Enver Bytyçi: “E përjetshmja” si partia e Dushanit dhe e Vuçiq!
E enjte, 04.07.2024, 06:29 PM
“E përjetshmja” si partia e Dushanit dhe e Vuçiq!
Nga
Enver Bytyçi
“Partitë
shkojnë e vijnë, përveç kësaj tonës”, thotë kryeministri i Shqipërisë gjatë
ceremonisë së ndarjes së disa “tapive” të tokave në Theth. Me termin “kësaj
tonës” ai ka parasysh Partinë Socialiste. Në fakt kryeministri ka të drejtë.
Partia e Dushan Mugoshës e vitit 1941 është sot në pushtet, sërishmi si partia
e Aleksandër Vuçiq. Kjo parti ka mundur të jetojë gati 85 vite. Për fatin e keq
të shqiptarëve për ta shpopulluar, rrënuar, poshtëruar dhe degraduar këtë vend
në llojin e vendeve si Kolumbia.
Por
Edi Rama ka sërishmi të drejtë. Me luftë civile, me eleminime masive, me dhunë
të pashembullt kundër kundërshtarëve politikë e tani me funksionim si
mafia-shtet, Partia Socialiste (Komuniste e e Punës) ka mundur të jetë e është
në pushtet për rreth 66 vite. Bilanci i saj nuk është thjesht një dështim.
Eshtë një tragjedi dhe dramë për shqiptarët. Akti i fundit i kësaj drame që ka
krijuar në vend edhe Rilindja e këtyre 11 viteve në pushtet ende nuk është
shfaqur. Holokausti shqiptar i asgjësimit të qytetarëve me vrasje të
kontrolluar në Onkologjinë e Spitalit “Nënë Tereza” është vetëm një rej
episodeve.
Kjo
nuk ndodh thjesht për faktin se Partia Socialiste dhe Edi Rama e ushtrojnë
pushtetin me arrogancë. Ndodh edhe se dikush p.sh, duke marrë atë tapinë letër
nga Edi Rama, i thotë atij “Faleminderit se na ktheve në idenitet”! Tokën e
trashëguar me qindra e mijëra vjet ia dedikon një copë letre që ia jep njeriu
me sentimentin anti-verior e anti-kombëtar. Se edhe në Theth ka servilë kaq
perversë, askujt nuk ia merrte mendja. Një malësor dinjitoz e me dinjitet e ka
të vështirë të flasë me atë gjuhë përpara çdo njeriu, përveçse me Zotin. Por ja
që ndodh edhe kjo. Ngrihet lart një person, që ka shkatërruar identitetin e
Shqipërisë e të shqiptarit. Ai që i ka poshtëruar në vazhdimësi shqiptarët
gjatë më shumë se një dekade. Ai që i ka detyruar edhe fëmijët e servilit në
fjalë të ikin nga Shqipëria dhe popullsia e këtij vendi të pakësohet sikur të
ishte në gërmadhat e luftës. Ky lartësohet se “po na kthen në identitet”!
Ndërsa
e vërteta tjetër që shpreh kryeministri përmes deklaratës së tij të cituar në
fillim ka të bëjë me pohimin e së vërtetës se partia që “nuk vjen e shkon”, pra
Partia Socialiste e Rilindjes dhe vetë kreu i saj, janë të vendosur në
asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri. Ky është identiteti më i saktë i
kryeministrit të Shqipërisë. Të qenit mashtrues, intrigant, armiqësor,
urrejtës, përçarës, hajdut e anti-kombëtar! Deklarata e Edi Ramës është në fakt
projekt i së shkuarës, i të sotmes dhe i të ardhmes së afërt. Zhdukja e
pluralizmit, para së gjithash zhdukja e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Demokratët duhet të presin furtuna më të mëdha përpara. Ajo që thoshte Rama në
Theth është paralajmërim se ai ka gati skenarë të tjerë të asgjësimit të kësaj
partie.
Nëse
dikush e quan këtë që po shkruaj një fantazi e si të pavërtetë, bën gabim. Edi
Rama ka ardhur në pushtet me betimin se do ta zhbëjë Partinë Demokratike dhe se
do ta likuidojë Sali Berishën. Për këtë ka prova dhe fakte pa fund! Më pas
synon të krijojë disa partiza të tipit Shabani a Lapaj, me qëllim që të ketë
një opozitë fallco, të përzgjedhur e të emruar. Mundet të ketë planifikuar ta
ketë pjesë të dekorit edhe ndonjë parti “atlantiste” të Lul Belulit! Por ai nuk
se duron që në Shqipëri të ketë opozitë të vërtetë.
Për
këto arsye atij i duhet treguar më 11 korrik, se Partia Demokratike jo vetëm
ekziston, por është e fuqishme e në këmbë për ta rrëzuar nga pushteti me çdo
kusht e nëse manipulon, blen e vjedh zgjedhjet, edhe me çdo mjet!