Mendime
Albert Zholi: Si u turrën shqiptarët mbi muret e ambasadave në Tiranë me thirrjet “Liri-Demokraci!”
E diele, 07.07.2024, 07:49 PM
Mbi muret e ambasadave në Tiranë kaluan plot 4795 vetë
-
E hëna e 2 korrikut 1990, shënohet si hapi i parë që ndërmorën shqiptarët për
të thyer izolimin komunist
-
Parullat që u hodhën ishin nga më reaksionaret, më armiqësoret kundër Partisë e
pushtetit, si “Enver-Hitler”, “Muho Asllan – Sllobodan”, “Hekuran-Sllobodan”!
2
Korrik 1990, 34-vjet nga historia e rrallë shqiptare, që shqyen dyert e
ambasadave në Tiranë.
-
Si u turrën shqiptarët mbi muret e ambasadave në Tiranë me thirrjet
“Liri-Demokraci!”
-
Pse heshti Ramiz Alia pas pushkatimit të Çausheskut, dhe historia e Shqipërisë
totalitare?
Nga
Albert Z. ZHOLI
Ajo ditë…
E
hëna e 2 korrikut 1990, shënohet si hapi i parë që ndërmorën shqiptarët për të
thyer izolimin komunist, duke mësyrë dyert e ambasadave të huaja në Tiranë.
Kronikat e kohës dëshmojnë se e hëna e 2 korrikut ishte ditë e qetë dhe e
nxehtë. Ndeshjet e kupës së botës në futboll ishin në prag të gjysmëfinales, e
cila do të mbahej me 4 korrik. Një lajm kishte nisur të shkaktonte shqetësim në
ambientet e Ministrisë së Brendshme. Rreth 18 vetë kishin gjetur strehim në
ambasadat greke, italiane e turke.
Ndërsa në ambasadën gjermane, ku ishin strehuar 50 të tjerë, në mbrëmjen
e po asaj dite, një grup të rinjsh kishin mësyrë me një kamion, duke shembur
murin e ambasadës e duke u futur në ambientet brenda saj. Jashtë në rrugë kudo
shtoheshin lëvizjet e njerëzve dhe të forcave policore. Gjithçka kishte marrë
trajtën e një demonstrate, ku nuk mungonin as thirrjet për rrëzimin e regjimit
komunist…Kjo është vetëm pak prej atmosferës së trazirave të 2 korrikut, e
pasuar vetëm dy ditë më vonë me një tjetër ngjarje shqetësuese në Kavajë me 4
korrik. Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes gjysmëfinale, mes Gjermanisë dhe
Anglisë, ku Gjermania fitoi me penallti me rezultatin 4:3, turma njerëzish
dolën rrugëve të Kavajës, sulmuan, thyen dyqanet dhe hodhën parrulla me thirrje
për Gjermaninë e bashkuar, Europën e bashkuar, për dhënien fund të regjimit
komunist në Shqipëri, për pakënaqësitë e shumta, etj.
Situata në Shqipëri
Dhjetëvjeçari
i fundit, 1980-1990, ishte për Shqipërinë totalitare një kohë kur socializmi
enverian nisi të hajë vetveten. Në përgjithësi, pas prishjes së marrëdhënieve
ekonomike-politike me Kinën e largët “peshqeshet” e kongreseve zhurmëmëdha për
mbështetje të plotë në forcat e veta nisën të zvogëloheshin frikshëm. Në vend
të hidrocentraleve gjigante mbi lumin Drin të ndërtuara më kredi kineze, në
vend të uzinave, që duhej të bënin gjithçka për ekonominë të centralizuar. Në
të vërtetë, siç po shihet sot, eksperimentet e parimit të mbështetjes në forcat
tona, siç quhej, ishin fillimi i fundit të sistemit të socializmit njëpartiak.
Po shuheshin ngadalë entuziazmi dhe patriotizmi partiak, po humbiste në terrin
e harresës vetë figura e Enver Hoxhës, dhe kjo për shkakun e vetëm, sepse
shqiptarët po varfëroheshin me shpejtësi. Tentativat për komunistizimin e jetës
shqiptare parakohe, siç ishin kooperativat e tipit të lartë, tufëzimi i
bagëtive, centralizimi i skajshëm i gjithë ekonomisë, e shuan interesin e
njerëzve për të punuar, sikundër shuan mirëqenien e arritur. Historira se si
ishim në vitet ’40 dhe si jemi sot, nuk pinin më ujë, sidomos në brezin e ri, i
cili nuk e njihte fare periudhën e paraçlirimit, por as atë të viteve ’50-60.
Depërtimi i pamjeve televizive të huaja, sidomos televizioni italian, liberalizimi
i letërsisë dhe artit, politika mikro gorbaçoviane e Ramiz Alisë, pas vdekjes
së Enver Hoxhës, krijuan pështjellimet e para ideologjike. U shtuan arratisjet,
sidomos në Greqi, u prishën ekuilibrat e edukatës komuniste, u ra vlera të
ashtuquajturave organizata të masave, madje, vetë Partia e Punës, më imponuesja
organizatë në jetën e shqiptarëve, nisi të neglizhohej. Kjo histori rënieje,
ndonëse në përmasa e forma të tjera, po ndodhte pothuajse në të gjithë lindjen
totalitare. Nuk po e përdor termin “lindjen komuniste”, sepse komunizmi nuk u
arrit kurrë të vendosej në ato vende. Bënte përjashtim në këtë “perandori”
ideologjike Kina, e cila qysh në fund të viteve ’70, u hapi dyert kapitalit të
huaj dhe krijoi një proces ekonomik të tillë, që i lejoi vendit më të madh të
botës një zhvillim të shpejtë. Kjo lëvizje, e cila u kritikua ashpër nga stafi
i komunistëve në Tiranë, i dha mundësi Kinës, jo vetëm të ecte përpara, por të
mos binte kështjella e saj, edhe sot, dhjetë vjet pas shkatërrimit të
komunistëve fanatikë evropian-lindorë.
Komunizmi në Shqipëri
dhe dështimi i sistemit
Historia
e Shqipërisë totalitare, është një kapitull i gjatë, i cili do të kërkojë shumë
vëllime për historinë moderne të Shqipërisë. Por autori i këtyre rreshtave,
duke kaluar përmes atyre viteve dhe rrjedhojave të tmerrshme që ndodhën më pas,
nuk mund të mos nënvizojë faktin se, shkulja masive e trungut të shqiptarëve,
ishte me njëfarë mënyre diferenca ekonomike me atë botë, e cila gjendej shumë
pranë nesh, por për kushte të tjera historike, politike dhe ekonomike, kishte
krijuar një mirëqenie disa herë më të madhe. Por nuk do të thoshim gjithçka në
qoftë se këtë fatkeqësi kombëtare, siç e quajmë sot, do t’ia faturonim vetëm
sistemit e formave evasive ekonomike të tij. Ekzistonin dy botë, të ndara qartë
ekonomikisht e politikisht, dy rajone me civilizime historike të ndryshme, me
forma konkrete armiqësore ndaj njëra-tjetrës dhe shpenzime kolosale për ta
mundur sho-shoqin. Në kohën kur Enver Hoxha synonte të mbillte fushave e maleve
të Shqipërisë qindra e mijëra bunkerë, të cilat, siç thoshte ish kryeministri
M. Shehu, vërtet kushtojnë një grusht flori, por shmangin lumenj gjaku, vendi
më i pasur i botës SHBA synonte të ndërtonin sistemin e ‘Luftës së Yjeve”, i
cili do të kostonte triliona dollarë. Jo më kot vendet më të varfra të Evropës
së shekullit të kaluar ranë nën ndikimin komunist. Rusia e para, një shtet
kolosal ku u ruajt bujkrobëria deri në prag të revolucioneve; pastaj Polonia e
kaluar dorë më dorë të imperatorëve evropianë, Çekia e Hungaria si skaje të
perandorisë së madhe austriake, Rumania, Serbia, Bullgaria, si periferi dhe
prapambetje të trashëguara nga otomanizmi shekullor, Shqipëria….më tragjikja e
Ballkanit! Bëri përjashtim vetëm Greqia.
Situatë pa rrugëdalje…
Shqipëria
bëri vërtetë hapa të rëndësishëm ekonomik në tri dhjetëvjeçarët e parë të
pasluftës, por trashëgimia kulturore, superstruktura e shtetit, mbyllja nga
bota, liria e kufizuar e iniciativës së individit, por edhe presioni ekonomik e
politik ndërkombëtar, e bën atë plagën e Evropës. Pastaj ajo rezistoi edhe pak.
Pushkatimi pa gjyq i Çausheskut në Rumani, tronditi hierarkinë puniste
shqiptare. Lëvizjet e R. Alisë drejt Evropës e Amerikës ishin tejet të vonuara.
Tanimë fitimtari perëndimor ishte bërë i pamëshirshëm. Ai nuk falte më. Të
gjitha strukturat e shërbimeve të fshehta, të gjitha marrëveshjet ekonomike
formale, të gjitha segmentet shoqërore të quajtura “të deklasuara”, u nisën të
lëviznin sipas kaheve të tilla që duhet të çonin në eliminimin e sistemit të
socializmit totalitar. Në këtë plan të përgjithshëm perëndimor ishte edhe vetë
dyndja drejt ambasadave. Historia e ambasadave është quajtur veç formale, dhe
thjeshtë një zemërim i popullit shqiptar, veçanërisht i rinisë, për të thyer
kornizat e diktaturës. Në pamje të parë kështu duhej të ishte. Por le të
qëndrojmë pak më gjatë në këtë dritare të fillimit të emigracionit masiv, për
të kuptuar të vërtetat. Dihet nga të gjithë se më 12 dhjetor 1985 ora 11
gjashtë vetë të familjes Popaj, (katër motra dhe dy vëllezër) hynë në ambasadën
italiane në Tiranë, nga rruga Labinoti, duke i thënë policit se ishin turistë
italianë. Kjo ngjarje tronditi qysh në fillim opinionin shqiptar dhe themelet e
“pathyeshmërisë” së sistemit totalitar. Tani më jo duke prerë telat me korent
të gardhit kufitar me Greqinë, as duke rrezikuar mbytjen në kanalin e Korfuzit,
por ashtu thjeshtë. Përmbi kangjella dhe…ja në një botë tjetër. Duke qenë fare
pranë Qytetit Studenti ngjarja e Popajve pati efekte të mëdha psikologjike mbi
kategorinë më të pritur për liberalizëm. Shteti italian e pranoi sfidën.
Shqipëria zyrtare e rrethoi ambasadën italiane me roje të shumëfishuara dhe me
një shërbim që i kostonte qimet e kokës. U vunë në lëvizje shtete, organizata
ndërkombëtare, që mbronin të drejtat e njeriut, u bënë deklarata deri në Kombet
e Bashkuara. Kokëfortësia e qeverisë shqiptare arriti deri atje, sa tanimë
kontrollohej çdo gjë që dilte e hynte në ambasadën italiane. Edhe kutitë e
mallrave nuk duhet të ishin më të mëdha se 50X50 cm. Marrdhëniet ndërshtetërore
me fqinjin më të afërt të periudhës pas kineze u bënë të akullta. Fundi…dihet.
Presioni ndërkombëtar fitoi. Ishte padyshim një matje pulsi për ngjarjet e
ardhshme. Kështu ndodhi që më dy korrik 1990 pothuajse të gjitha ambasadat e
huaja në Tiranë të çelnin dyert e tyre për ata që donin të iknin nga Shqipëria.
Ambasadori gjerman mori
në mbrojtje të “plagosurit”
Si
mund të flakej brenda një nate frika gati dyzetë e pesëvjeçare se arratisja
ishte tradhti, dhe tradhtia ishte një jetë e mjeruar edhe për ata që mbeteshin
pas? Dihet konstitucioni ndërkombëtar i territoreve të ambasadave. Ato janë
shtete brenda shteteve dhe cënimi i territoreve të tyre konsiderohet si cënim
kufijsh. Por për çudi asnjë ambasador i akredituar në Tiranë, të cilit i qe “dhunuar”
territori kombëtar nuk bëri ankesë pranë qeverisë shqiptare për marrjen e
masave në mbrojtje të ambasadave. Përkundrazi. Ambasadori gjerman mori në
mbrojtje të “plagosurit” rebelë, pa pranuar që ata t’i dorëzoheshin drejtësisë
shqiptare. Ditët e ambasadave gjithashtu do të kërkojnë analiza më të thella me
zbulim dokumentesh të fshehta. Por ngjarjet që pasuan më pas, sidomos skenat e
ngjashme si në Kubë, etj…tregonin se skenat e ambasadave, (dikush preferoi të
prishte dhe murin e jashtëm dhe me një ‘Skodë” të vjetër të fuste me dhjetëra
veta brenda). Pavarësisht se nga mjetet qeveritare shqiptare të asaj kohe, këto
u quajtën mësymje të ”bandave huligane”, në të vërtetë, sasia e madhe e
njerëzve që hynë në ambasadat e huaja atë korrik të vitit 1900 ishte e tillë,
që ky term komunist binte vetiu.
Ambasadat u kthyen në
fushim
Ato
ditë në ambasadat e ndryshme hynë e dolën së andejmi të mposhtur nga lotët e
nënave nëpër kangjellat e ambasadave), 4795 vetë. Nga këta për në Gjermani
shkuan 3163 vetë, në Itali 816, në Francë 549, për në Turqi 77, për në Poloni
52, për në Çekosllovaki 51, për në Jugosllavi 6, për në Egjipt 6, për në
Bullgari 5 etj. Më pas shumë prej tyre, sidomos ato të vendeve lindore, do të
mërgonin drejt SHBA, Kanadasë, Australisë e gjetkë. Të dhënat e fundit tregojnë
se shqiptarët kanë mbërritur edhe në Iran, Zelandën e re, e Argjentinë. Ajo që
bie në sy, është numri relativisht i vogël i atyre që hynë në ambasadën greke.
Çfarë ka penguar vallë atë kohë për ta injoruar një vend të TPE si fqinji ynë
jugor e të preferohej më tepër Polonia, Çekosllovakia e Hungaria? Mos vallë në
vallen e ambasadave u përfshinë më shumë qytetarë nga Shqipëria e Mesme dhe
Veriu i vendit, të cilët, tradicionalisht, nuk i shihnin grekët si mikpritës?
Këto raporte do të përmbyseshin më pas për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare…
Ambasadat në Tiranë
Në
Tiranë, në vitin 1990 ishin të vendosura vetëm 17 përfaqësi diplomatike, 4
përfaqësi tregtare, si dhe 5 rezidenca e 4 pallate banimi, por vetëm 3 prej
tyre ishin ambasada perëndimore: RFGJ-ja, Italia, Franca, Greqia, Jugosllavia,
Çekosllovakia, Rumania, Turqia, Polonia, RDGJ-ja, Hungaria, Bullgaria,
Vietnami, Kuba, Kina, Koreja e Veriut, Algjeria, Ambasadori arab. Pasi
popullsia u dynd në ambasada të huaja dhe regjimi nuk mund ta përballonte
fluksin, ato u lanë hapur për disa ditë. Lëshimi i situatës ndodhi për pak
ditë, aq sa mund të krijonte mbushjen e menjëhershme të hapësirave të
ambasadave. Pas dyndjes në ambasadat e huaja, në bisedim me të dërguarin e
sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, regjimi u detyrua të lejonte grupin e
madh të personave të dilte jashtë shtetit me statusin e kërkuesit të strehimit
politik. Nëse zgjateshin ditët më shumë, të mund të kishim shpërthim epidemish,
vdekje më të dobëtëve, vdekje fëmijësh, etj. Nëse këto do ndodhnin, regjimi nuk
kishte ku ta çonte revoltën e pallogaritshme që mund të shpërthente. Për
pasojë, Presidiumi i Kuvendit Popullor, nën direktivat e Ramiz Alisë, nxori
dekretin përkatës, që normonte rregullimin e kësaj gjendjeje. Në zemër të
Tiranës ishin afërsisht 5 mijë persona që dashje pa dashje mund të bënin figurë
publike qoftë edhe me largim pasiv. Po për të shmangur çdo problem, regjimi
përgatiti largimin e tyre në orët e vona të natës. Dhjetëra autobusë me në krye
e në fund makina të policisë, i ngjanin një kortezhi mortor. Askush nga ata që
ishin brenda atyre autobusëve, në zymtësinë e asaj mbrëmje korriku, priste me
ankth fundin e kësaj historie. Qëndrimi në ambasada zgjati 11 ditë për ata që
hynë në datën 2 korrik e diçka më pak për të tjerët që hynë ditët në vijim. Pas
bisedimesh midis përfaqësuesve të regjimit dhe të dërguarit të sekretarit të
përgjithshëm të OKB-së, u vendos largimi i tyre, i pjesës më antikomuniste të
vendit, në shtetet perëndimore.
Reis Malile thërret
ambasadorët
Konkretisht,
më 2 Korrik 1990, paradite, Reiz Malile ka thirrur ambasadorët për t’i vënë në
dijeni se shtetasit shqiptarë do të ishin të lirë të venin në ambasadë për të
marrë viza. Në fakt, ky vendim do të ulte tensionet dhe do të plotësonte, sipas
rregullave nga vetë ambasadat, dëshirat dhe kërkesat e shumë shtetasve, që
kishin tendenca për të ikur. Në zbatim të këtij vendimi, kuadrot dhe shërbimet
tona ishin porositur që më 3 korrik hyrja për viza në ambasada të bëhej
normalisht, nga dera. Por, rreth orës l9.30 të kësaj dite (2 Korrik), një
automjet i rëndë me 34 persona, çau murin rrethues nga mbrapa ambasadës
gjermane dhe, duke rrezikuar edhe jetën e policit, hyri brenda. Ndërkohë, në
ballkonet e ambasadës dhe deri te muri i rrëzuar, kishin dalë punonjës të asaj
ambasade, të cilët i ftonin me dorë turmat e njerëzve në periferi, për të hyrë
në territorin e saj. Të njëjtën gjë bënin edhe punonjësit e ambasadës greke. Në
këto rrethana, në drejtim të këtyre ambasadave, nxitimthi u sulën turma të
organizuara. Jo më pak se 6000-8000 veta të irrituar, duke sulmuar me gurë
drejt policisë, po afroheshin drejt hyrjes së ambasadës greke,
Cilët ishin të
interesuar për 2 Korrikun
Për
2 Korrikun ishin të interesuar mjaft segmente, jashtë dhe brenda vendit. Kishte
nga ata që kërkonin përmbysjen e regjimit dhe që kishin qenë beniaminë të
njohur të partisë-shtet, të cilët me intuitën e tyre po e shikonin se atij
shteti “po i binin patkonjtë dhe tashmë donin të përvetësonin flamurin e
antikomunizmit, duke harruar se kishin qenë komunistët më sektarë e ndër më të
privilegjuarit. Për 2 Korrikun ishte e interesuar, veçanërisht, UDB-ja
jugosllave, e cila si gjithmonë, kur acarohej situata në Kosovë, kurdiste
ngjarje dhe incidente në Shqipëri. 2 Korriku i Kaçanikut, jo rastësisht
koincidonte me 2 Korrikun e ambasadave në Tiranë. Të gjitha segmentet e
interesuara, duke ditur se ambasadat janë pikat më të nxehta dhe krijimi i
incidenteve ndaj tyre, krijon situata ndërshtetërore nga më të rëndat, sa për
përputhje interesash aq edhe për llogari të veta, u bënë nxitësit kryesorë për
dyndjen drejt ambasadave. Ngjarja e 2 Korrikut 1990, megjithëse mori karakter
kombëtar e ndërkombëtar, nuk u analizua as nga sektorët përkatës të Ministrisë
së Punëve të Brendshme dhe as nga Drejtoria e Policisë, që mbajti barrën
kryesore për parandalimin e pasojave të paparashikuara. Pra, nuk u bë. Pse?
Vështirë është që të gjesh psenë e saj. Por, analiza profesionale e asaj
ngjarjeje do të evidentonte shkaqet e vërteta, të cilat do të shërbenin jo
vetëm për përvojën e policisë, por edhe për pasqyrimin me objektivitet të së
vërtetës para opinionit që të mos u linte shteg dashakeqëve të keqinterpretonin
dhe të disinformonin brenda dhe jashtë vendit. Parullat që u hodhën ishin nga
më reaksionaret, më armiqësoret kundër Partisë e pushtetit, si “Enver-Hitler”,
“Muho Asllan – Sllobodan”, “Hekuran-Sllobodan”!
Sidoqoftë kishte rënë një Mur i ri i Berlinit…Më pas do të shkuleshin me
egërsi gjithfarë telash me gjemba dhe klonet elektrike të vendosura midis
kufirit shqiptaro-grek. Përse ndodhi kështu?
Fatmir Alushi-ish
punëtor n? Nd?rmarrjen “Artistike” Migjeni
Fatmir
Alushi punonte n? repartin e p?rpunimit t? alabastr?s n? Nd?rmarrjen
“Artistike” Migjeni n? Tiran? n? vitin 1990. Pavar?sisht etiketimit si
“artistike” fronti i tij i pun?s vet?m i till? nuk ishte m? n? at? koh?. Ai
kujton se angazhimi n? nd?rmarrje ishte pa asnj? ambicie, pasi situata
ekonomike ishte tejet dramatike dhe e padurueshme. “Njer?zit kishin filluar t?
flisnin, t? ngrinin z?rin, por revolta e tyre mbetej ende spontane, pasi
diktatura ishte ende n? k?mb?. Por numri i t? pak?naqur?ve q? shpreheshin ishte
rritur shum?. Kur mor?m vesh q? ishte shp?rthyer muri rrethues i Amabasad?s
Gjermane n? 2 korrik t? ’90-s, lajmi mori dhen?. N? at? situat? t? pashpres?
dhe t? pakuptimt?, papritur u gjend?m para nj? zgjidhje.” Fatmiri e mban mend
mir? “mbledhjen” e grupit t? miqve t? ngusht?, mes t? cil?ve ishte dhe e motra,
si dhe shoqja m? e af?rt, e cila m? pas u b? bashk?shortja e tij. Duke qen? si
“lideri” i grupit prej 12 vet?ve e pata shum? kollaj t’i bindë dhe t’i
organizoj q? s? bashku t? shkonim p?r te Rruga e Ambasadave, thot? ai p?r
Deutsche Welle-n.
Shënime
të Kadaresë për ngjarjen e 2 Korrikut 1990:
Tirana nuk fjeti atë
natë
Ismail KADARE
O UDHËTAR, TË LUTEM ÇOJA
KËTË PUSULLË NËNËS TIME!
“Tirana
nuk fjeti atë natë. Ishin 5000 vetë nga një kryeqytet i vogël. Ishte njëlloj
sikur Parisit t’i iknin 120.000 të rinj, ose Moskës 200.000. Ç’nuk u fol e
ç’nuk u pëshpërit ndërsa mbrëmja mbulonte kryeqytetin. Dihej se do të iknin me
tren, për të hipur në vaporë në Durrës, por askush s’e dinte orën. Ata kaluan
rreth orës një të natës, të errët e të heshtur si arkivole. Dëgjohej vetëm
gulçima e motorëve. Kur trenat u nisën drejt Durrësit, pati disa thirrje e
brohoritje, por para hyrjes në vaporë plasi vaji. Nëpër terr puthnin tokën,
pastaj shtyheshin në atë drejtim ku vendi i tyre mbaronte dhe fillonte uji. Të
nesërmen pa gdhirë mirë, nëpër rrugët nga kishin kaluar autobuzët, kalimtarët
gjenin copëra letrash me një adresë ose një numër telefoni sipër, zarfe që
kishin brenda fotografi, para (lekë) ose ndonjë kujtim. Shumica e tyre, përbri
adresës ose telefonit, kishin ndonjë frazë për kalimtarin që do t’i gjente. O
udhëtar, të lutem çoja këtë pusullë nënës s’ime.Ndonëse ishin shkruar me duar
fare të ndryshme, ato kishin pothuajse pa përjashtim një stil, atë të mbishkrimeve
mbi varre. Ajo që ndodhi të nesërmen ishte më e keqe se një dhunim varreze, më
shpirtkazmë se një masakër. Ishte një miting. Një miting i organizuar nga
Partia. Për t’u gëzuar për ikjen e 5000 të rinjve shqiptarë. Për të brohoritur
atë vdekje. Për t’i treguar kombit shqiptar se Partia ishte më e fortë se
kombi, se ajo , jo vetëm shkelte mbi lidhjet e gjakut, por e detyronte kombin
të duartrokiste atë shkelje”-
*Ismail Kadare, shkruar
për ngjarjen e quajtur “Dy korriku 1990”