Mendime
Agron Gjekmarkaj: Atentati ndaj Presidentit Tramp si triumf i gjuhës demonizuese!
E diele, 14.07.2024, 07:57 PM
Atentati
ndaj Presidentit Tramp si triumf i gjuhës demonizuese!
Nga
Agron Gjekmarkaj
Sot
e gjithë Bota u zgjua në ankth. Ish Presidenti amerikan Donald Tramp dhe
njëkohësisht favorit kryesor per zgjedhjet e nëntorit në SHBA, u qëllua me
snajper nga një atentator 20 vjeçar. Një ngjarje e tillë në vendin simbol të
demokracisë ka shumë lexime e lë shumë lendime.
Një
djalë i ri me karakteristikë themelore urrejtjen u bë vetë viktima e saj por
njëkohesisht, rrezikoi jeten e ish Presidentit, dhe provokoi ekuilibrat në
fushatën elektorale amerikane duke hapur debate e
shtuar
pikëpyetje!Por bashkëkohesia politike duhet të mesojë diçka nga e gjitha kjo.
Donald Tramp po demonizohet nga media, nga gjykatat, nga artistë e intelektualë
pranë së majtës e fondacionit Soros në Amerikë.
Në
përgjithësi në shumë vende, vitet e fundit edhe në Europë, vihet re një
braktisje e “kalorësisë” politike e cila ka për qëllim kalkulimin politik dhe
pushtetin. Betejat politike po marrin tone shumë të ashpra radikalizimi.
Atentati është dëshmi e tij. Telefonata solidarizuese e Presidentit Biden,
lutja e tij për shërim të shpejtë, demostrim i madhështisë së Amerikes! Po kaq
dënimi me forcë nga ish Presidenti Obama e Zv.Presidentja Kamala Harris. Me sa
shihet propaganda e urrejtjes gjen tokë pjellore dhe ja del në shpërlarjen e
trurit duke prodhuar vrasës e destabilitet, duke provokuar sistemin demokratik.
Muaj
më parë në një manifestim paqësor të PD një qytetar goditi me grusht Sali
Berishen, ish President, ish Kryeministër dhe Kryetar i Opozitës. Disa morën
anën e agresorit dhe jo të viktimes. Nuk e di nëse e telefonoi njeri Sali
Berishën?!
Qytetarve
të tillë më pas u gjinden semundje mendore, quhen të çmendur dhe janë të tillë,
edhe kur nuk janë, por duhet shkuar në origjinë!
Pyetja
është nga ata ushqehen shpirtërisht e menderisht dhe pse mendojnë se po kryejnë
“një të mirë” publike, pse po vetëofrohen si “heronj”?! Si ju lind guximi?
Lehtësia
me të cilën politika, media apo segmente të drejtësisë bëhen palë sulmojnë
kundershtarët, si “armiq”si e “keqe absolute” po krijon monstra duke vënë në
rrezik jo thjesht rendin publik po shumë më teper se aq.
Kriminelet
që kanë për idhuj politikanë me gjuhë të ndezur, gjyqtarë, artistë që
perkufizojnë si djall atë që se duan, që duan ta shkaterrojnë njerzisht që të
perfitojnë politikisht apo i pengon në planet e veta, besojnë se po plotesojnë
dëshirat e tyre dhe marrin lavdi historike!! Akti i rëndë e tragjik që ndodhi
në Amerikë me gjasë do shenjojë mënyrën e sjelljes kudo, do ti nxisë në reflektim.
Sot lidershipi i Botes reagoi në unison.
Kjo
duhet të ndodhë edhe tek ne ku një themelues i Opoziës, Azem Hajdari u vra para
selise së PD në vitin 1997, ku një tjeter goditet egërsisht, e ku gjuha
demonizuese mbretëron sovranin!
Kriminelet
në Shqipëri janë aktiv për hesap të tyre, shto edhe të indoktrinuarit, çfarë
mishele të rrezikshme krijojnë. Rastet i kemi por reflektimin jo. Fati u tregua
zemër gjërë me Donal Tramp, pse jo edhe me Amerikën e qytetërimin perëndimor,
por nuk duhet të jemi në mëshirën e fatit por të mekanizmit të arsyes që nuk e
demonizon kundërshtarin duke e shndërruar atë në tabele qitjeje!!