Mendime
Diadema Stil: Pengjet e psikozave rurale
E marte, 16.07.2024, 05:24 PM
Pengjet e psikozave rurale
Nga Diadema
Stil
Lufta mes klaneve dhe grupeve kriminale,
tashme ka hyre ne nje faze pa kthim, duke lene pas dhune, vrasje, pengmarrje e
hakmarrje. Shoqeria shqiptare po "mesohet" me kete gangrene dhe po
bashkejeton me te keqen sindromike.
Grupet kriminale të cilat operojnë në Kurbin dhe
rrethinat e tij janë më të fokusuara te trafiku i narkotikëve, veçanërisht tek
kultivimi i dhe tregtimi i canabisit, por edhe i drogërave të forta.
Dhuna permanante, deri tek vrasjet e kryera dhe
vrasjet e mbetura në tentativë janë evidentuar se kryhen nga grupe kriminale të
specializuara në vrasjet me pagesë.
I trishtë është fakti tashmë i provuar shumë herë,
për lidhjet e krijuara mes përfaqësuesve të policisë së shtetit me grupet
kriminale, por edhe të përfshirjes së biznesmenëve të fuqishëm, kryesisht në
nivel lokal, në krime.
Fation Pjetër Prendi, i datëlindjes 10/08/1985,
bashkëshortja e tij Luljana dhe vëllai i tij Mariani, banues në fshatin
Adriatik-Laç-Kurbin, ka disa kohë që janë nën presionin , dhunën dhe kërcënimet
e botës së krimit, që është aq e pranishme në këtë zonë. Një nga shkaqet
kryesore është fakti se i ati i vëllezërve Prendi, Pjetri, është kryeplak i
fshatit dhe bandat e kultivimit të kanabisit e akuzojnë se i ka spinuar në
polici. Në fakt, është detyrim ligjor që kryeplaku të denoncojë kultivuesit e
drogës,përndryshe ndëshkohet me vuajtje dënimi, sipas ligjit, ndaj këta
trafikantë kanë ushtruar e ushtrojnë presion e dhunë mbi familjen Prendi.
Me datë 7 tetor 2016, ora 10 e mëngjesit, në
shtëpinë e tyre kanë hyrë me dhunë disa persona të armatosur, kanë rrahur
barbarisht kunatën Enkeleda, e cila ishte shtatzënë, të cilën e kanë marrë në
makinë dhe e kanë lënë në rrugë gjysëm të vdekur. Disa persona e kanë gjetur
dhe e kanë çuar në Qendrën Shëndetësore Fushë Kuqe-Laç , ku ka lindur.
Me 5 nëntor 2017, përsëri persona të armatosur
hyjnë me dhunë në shtëpi, ku gjejnë vetëm nënën e Fationit, të cilën e dhunojnë
barbarisht, duke e kërcënuar se do t'i zhduknin si familje, pasi ishin spiunë
të policisë.
Në të dy rastet e dhunës, familja Prendi ka bërë
denoncimin në policinë e Kurbinit, por pa rezultat, pasi siç do të dilite pak
më vonë, shefi i komisariatit Dritan Metaj ishte eksponent i botës së krimit
dhe sot vuan dënimin me burg për lidhje me grupet kriminale.