E merkure, 30.04.2025, 08:22 AM (GMT+1)

Mendime

Kimete Berisha: Pis Pis…

E diele, 21.07.2024, 07:53 PM


Pis Pis…

Nga Kimete Berisha

- Kur ministresha e drejtësisë tha se burgjet e Kosovës janë të pushtuara nga Serbia, kryeministri ishte duke shikuar filma të animuar, në Pejë!

1. Njëra (Albulena) tha se 'Nuk besoj se Serbia e ka vrarë F.H.'

2. Tjetra (Donika Gërvalla) i tha Serbisë: 'Kthejeni në Kosovë trupin e F.H.'

3. Mimoza fliste për seks.

4. Pambukja u nervozua, u tha

arsimtarëve, se nuk lejon greva.

Kur e dëgjoi një historian i artit pamor, tha se iu duk 'si figurë e vizatuar në lis'.

5. Një deputet me mjekër, që Zotin e kërkon në Lindje (për siguri qiellore), kur vjen puna për pushtimin e burgjeve të Kosovës nga Serbia, nuk e kërkon 'FBI-në myslimane'', por FBI-në që duhet.

- Në këtë harxh, FBI mund të hulumtojnë edhe rastin e tij famoz, kur ky Abrashi i harxhoi 700 euro naftë për dy muaj.

6. Një 'gazetare' e zyrës, nga bahçja me lulesabahu ia bëri një analizë F.H. dhe erdhi deri tek konstatimi se F.H. nuk ishte 'hero'.  - Thuajse është shtruar kjo 'dilemë'.

Që ky s'është hero, punë e madhe, por trego ti se pse për juve një tjetër F.H. (Fadil Hoxha) është 'hero', moj....moj...!

Pse për juve 'hero' është Fadil Hoxha që e tradhëtoi Shaban Polluzhën dhe që pati gisht në masakrën e Tivarit, ku u vranë 5000 djem të ri shqiptarë.

7. Ndërkohë, Albin Kurti shikonte filma të animuar në Pejë.

P.S. Frymëzuar nga intervista e Ismail Kadaresë me Blendi Fevziun, kur e quan Rexhep Qosjen 'qen bir qeni'.

- Rexhep Qosja e urrente Kadarenë se e xhelozonte, anipse edhe ai i kishte 'arritjet' e veta, si 'arritja' e vitin 1975 kur ishte shpërblyer nga Serbia me mirënjohjen  '7 Juli', mirënjohje kjo që u jepej 'partizanëve' serbë!

- Ndërkohë që Rexhep Qosja merrte shpërblime nga Serbia, Adem Demaçi ishte në burg...si shumë shqiptarë të tjerë, viktima të proceseve të montuara gjyqësore...!

(Shaj e përshaj).

https://www.facebook.com/kimete.berisha



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx