Mendime
Florim Zeqa: Rritja e shtesave, fëmijët në mërgim!
E shtune, 20.07.2024, 07:54 PM
Rritja e shtesave, fëmijët në mërgim!
Shkruan:
Florim Zeqa
Të
gjitha qeveritë e hodhën “grepin” tek mërgimtarët. Kush më pak e kush tjetër më
shumë të gjithë i plaçkitën pamëshirshëm mërgimtarët duke filluar nga Fondi 3
përqindërshit, “Vendlindja Thërret” e deri tek fondet e Albin Kurtit, të cilat
po ngarendin njëri pas tjetrit, siq janë; “Fondi Emergjent” (gjatë pandemisë),
“Fondi Sovran” dhe “Fondi i Sigurisë”, për të cilat nuk ka asnjë transparencë
dhe asnjë llogaridhënje! Pas fondeve të sipërpermendura, fondi qeveritar
"Dritare e Hapur" apo "Kredi për Diasporën" është rrjetë e
hapur e kryeministrit e cila për qëllim ka tërheqjen e investimve të diasporës
apo mjelljen e mërgimtarëve.
Rritje e vonuar dhe e
pavlerë e shtesave për fëmijë
Një
ditë pas hapjes së fondit “Dritare e Hapur”, qeveria e mori vendimin e radhës
për rritjen e shtesave për fëmijë e cila nuk është gjë tjetër vetëm se
propangandë e hapur për blerjen e votave të qytetarëve në këmbim të asgjëje!
E
themë këtë për faktin se aktualisht në Kosovë nuk ka rritje të natalitetit, por
ka rritje të pensionistëve dhe rritje të rasteve sociale.
Sikur
kryeministri Albin Kurti ta kishte në plan të parë interesin e qytetarëve do të
merrte vendim për rritjen e penisoneve dhe të skemave sociale e jo të shtesave
të fëmijëve inekzistent në Kosovë.
Duke
e ditur mirë Albin Kurti se, sot në Kosovë ka shumë më pak fëmijë sesa pleq, ai
në emër të mirëqenies së fëmijëve inekzistent e filloj zyrtarisht fushatën me
”skema për blerje të votave” në këmbim të asgjëje!
Pasi
aktualisht Kosova ka rënje të popullsisë dhe rënje të numrit të fëmijëve në
veçanti. Si pasojë ikjes së të rinjëve jashtë vendit ka rënje të martesave,
përkatësisht lidhje të kurorave martesore brenda vendit.
Me
rastin e rritjes së shtesave për fëmijë, Albin Kurti qëllimisht dhe
paradoksalisht i harroj stimulimet e lidhjeve martesore për të rinjët ashtu siq
i kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore për dhënjen e një banese të re dhe
benificione të tjera për çiftet e sapomartuara!
Ritja
e vonuar e shtesave për fëmijë kur numri i tyre është simbolik në Kosovë, e bën
rritjen të pavlerë dhe të pander.
Në
mungesë të nivelimit të pagave, kjo rritje është diskriminuaese për faktin se
rritja është e njëjtë si fëmijet e drejtuesve shtetërorë, ministrave,
deputetëve me paga të majme dhe atyre që janë në skema sociale!
Rënje enorme e
mirëqenjes qytetare
Qytetarët
nuk duhet të mashtrohen me skema të tilla bombastike, pasi në ditët, javët dhe
muajt në vazhdim do të vazhdojnë premtimet megalomane të kryeministrit
popullist, i cili asgjë nuk realizon nga ajo që premton!
Sikur
vërtet Albin Kurti ta kishte në plan të parë interesin e shtetit dhe mirëqenjen
e qytetarëve, në vitin e parë të qeverisjes do të bënte rritjn e pagave dhe
pensioneve, do të bënte nivelimin e pagave në sektorin publik dhe atë privat,
do të iniconte hapjen e skemës së shumëpritur të sigurimeve shëndetësore e cila
do të krijonte siguri të plotë për jetë dinjitoze të qytetarëve në Kosovë.
Si
pasojë e paaftësisë qeverisëse të Albin Kurtit, sot ka më shumë rënje të
mirëqenjes së qytetarëve sesa asnjëherë tjetër përgjatë 25 vjetëve në liri.
Në
mungesë të politikave zhvillimore, në vend të hapjes ka mbyllje enorme të
vendeve të punës dhe ikje masive të fuqisë punëtore dhe jo vetëm, ka rritje të
ikjes së specialistëve të fushave dhe trurit të kombit në veçanti.
Tani
kur Albin Kurti ndodhet në fund të mandatit politik, për të asnjëherë nuk ka
qenë dhe nuk është shqetësim zbrazja e vendit nga popullata autoktone
shqiptare, pasi ai gjatë tërë mandatit politik është marrë me veriun e vendit
dhe serbët në veçanti!
Qytetarët
nuk duhet të mashtrohen as me “Veriun e çliruar”, për shkak të tërheqjes
taktike të serbëve të veriut nga institucionet e Republikës së Kosovës. Vetëm
kur të merrë epilog Veriu i vendit atëherë mund të flasim për meritat apo
dështimet e Albin Kurtit, e jo tani kur eksperimentet e ndërkombëtarëve janë në
proces e sipër deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë!
Florim Zeqa
18.07.2024