Mendime
Florim Zeqa: Presidentja marionetë e kryeministrit paranojak!
E shtune, 03.08.2024, 02:07 PM
Presidentja marionetë e kryeministrit paranojak!
Shkruan:
Florim Zeqa
Presidentja Vjosa Osmani e mbajti një takim sa
për “sy e faqe” me liderët e partive politike në Kosovë, kinse për të diskutuar
datën e zgjedhjeve të rregullta vitin tjetër. Mungesa në takim e liderit të
Lëvizjes Vetëvendosje e dëshmon mos seriozitetin e këtij takimi krejtësisht
formal dhe të parendësishëm.
Takim i pakuptimtë i
presidentes
Se
vërtetë takimi ishte krejtësisht formal e dëshmon deklarata e presidentes pas
takimit me partitë politike; “Datën e zgjedhjeve e shpallim pas disa
analizave”, pa treguar se në cilin ‘laborator’ do t’i dërgon ato “analiza”!
Anipse
nuk ka treguar presidentja, gjithçka është e qartë dhe e nënkuptueshe, për
zgjedhjet, sikurse për gjithçka tjetër vendos kryeministri Albin Kurti e jo
presidentja Vjosa Osmani!
Thënë
të vërtetën, takimi i presidentes me partitë politike (opozitare) do të kishte
kuptim sikur zgjedhjet të mbaheshin në afatin e shkurtër kohor, brenda dy
muajve e jo pas gjasht muajve!
Lojrat
pingpong me opozitën bëhen shkaku i moskoordinimit të kësaj të fundit, e cila
nuk e di ku e ka bishtin dhe as koken, pasi secila prej tyre kishin opsione të
ndryshme rreth mbajtjes së zgjedhjeve, pa qenë në gjendje për t’i imponuar
pushtetit mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për ta nxjerrur vendin nga
kolapsi ekonomik si pasojë e sanksioneve ndërkombëtare.
Në
takimin e presidentes marionetë me liderët partiakë është paraparë që zgjedhjet
të mbahen në afatin e rregullt zgjedhor dhe atë mes datave 26 janar dhe 16
shkurt të vitit 2025.
Moskoordinimi
i opozitës i zgjati jetën qeverisë dhe e bëri Albin Kurtin kryeministrin e parë
pas çlirimit të vendit i cili e çon deri në fund manatin politik!
Pra,
është hera e parë pas çlirimit të vendit, që do të kemi zgjedhje të rregullta
parlamentare!
Se,
a është kjo meritë e arrogancës së numrave në Kuvend apo paaftësi e opozitës
për t’a nxjerrë vendin nga sanksionet ndërkombëtare, ju mbetet lexuesve që ta
thonë mendimin e tyre të lirë!?
Thumbimet ironizuese mes
dy grave të veshura me petkun e pushtetit
Një
deklaratë e bërë nga ministrja e jashtme, Donika Gërvalla ndaj presidentes
Vjosa Osmani, mori përgjigje nga kjo e fundit në konferencën për media, pas
takimit me krerët e partive politike.
Donika
Gërvalla-Schwarz në koncertin për mërgatën në sheshin ‘Skënderbeu’, pasi këndoi
këngëtarja Dafina Zeqiri, tha se ajo e këndoi këngën “llafe llafe” të
presidentes.
E
pyetur për këtë sot, Vjosa Osmani ia ktheu me të njëjtën monedhë, derisa dhe
ajo përdori vargje të njërës nga këngët e Dafinës, për t’iu kundërpërgjigjur
Gërvallës. “Për detaje rreth raporteve tona flasim ndonjëherë tjetër. Por
Dafina e ka një këngë tash që e ka publiku ‘me kast me kast mjeshtër i
mashtrimeve, me kast me kast përsëritës i gabimeve’. Ka edhe kangë tjera
Dafina, përndryshe përpunim i këngës së Gilit”, deklaroi Osmani, teksa tha se
nuk e kishte dëgjuar deklaratën e Gërvallës, ish bashkëpartiakes së saj.
Loja
ironizuese mes Vjosa Osmanit dhe Donika Gërvallës është pak më tepër se
adoleshente dhe fëmijërore, është qesharake dhe nën çdo nivel diplomatik.
Shihen qartë tek zonja e parë e shtetit mendjemadhësia dhe arroganca, që janë
tipare të mishëruara në shpirtin e saj ashtu siq nuk është i skalitur rugovizmi
në zemrën e saj. Kurse tek kryediplomatja vërehen nga largësia injoranca dhe
paaftësia diplomatike për të mbuluar një pot kaq të lartë shtetërorë.
Florim Zeqa
01.08.2024