Mendime
Adil Fetahu: 'Orientalistët' sërbë dhe antiislamistët shqiptarë
E marte, 30.07.2024, 06:58 PM
‘’ORIENTALISTËT’’ SERBË DHE ANTIISLAMISTËT SHQIPTARË
Nga
Adil FETAHU
Orientalistët
sërbë ‘’aryetojnë’’ gjenocidin kundër muslimanëve
Regjimi
komunist në ish-RSFJ e kishte ndrydhur dhe margjinalizuar segmentin fetar të
shoqërisë dhe shtetit. Duket se ai margjinalizim vetëm kishte akumuluar urrejtje të çarqeve kishtare,
shkencore e kulturore serbe kundër myslimanëve boshnjakë, shqiptarë e turqë, e
kultivuar në ato çarqe që nga fillimi i shekullit 18.
Me
dobësimin e sistemit komunist, në dekadën e parafundit të shekullit 20, sidomos
pas Memorandumit të akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (1986) dhe me
paraqitjen e pluralizmit politik, në shoqërinë serbe u rishfaqen segmente të
caktuara, të cilat shpjegonin në mënyrë
‘’shkencore’’, fetare e kulturore rrezikun që i ‘’kanosej’’ Serbisë,
Jugosllavisë dhe Evropës nga depërtimi dhe veprimi i islamit në këto troje.
Shtafetën
e propagandës antiislamiste e morën të ashtuquajturit ‘’orientalistët’’, të
cilët ishin të lidhur ngushtë me pushtetin politik, me Kishën Ortodokse Serbe
dhe me mediat, në përhapjen e ideve dhe diturive të tyre për rrezikun që paraqet islami.
Natyrisht, për të arsyetuar pikëpamjet e tyre, emërtimit islam, si besim fetar,
ia shtonin mbiemrin cilësor – ‘radikal’,
‘’xhihadist’’, etj. Ata nuk ishin shumë
në numër, por me përkrahjen që gëzonin nga segmentet e tjera të shoqërisë serbe
dhe me hapësirën mediale që u jepej në mediat elektronike, në gazeta e revista
të ndryshme, luanin rol të madh në formimin e opinionit dhe mbjelljen e
urrejtjes antimuslimane. Bile veprimin e tyre e shtrinin edhe jashtë asaj
Jugosllavie, si mbrojtës të krishterizmit nga islami i rrezikshëm. Në mesin e
‘’orientalistëve’’ serbë, një numër i vogël ishin ekspertë të fushës në të
cilën kishin kompetencë profesionale (Darko Tanaskoviq, Mirolub Jevtiq, Dushan
Vukotiq e ndonjë tjetër), ndërsa disa të tjerë merreshin me këtë çështje ‘’si
praktikantë të përgjithshëm’’, pa ndonjë kompetencë profesionale-shkencore, por
me pikëpamjet e tyre politike nacional-shoviniste (Nada Todoroviq, Vojin Dabiq,
Radosllav Stojanoviq,etj.).
Darko
Tanaskoviq,
profesor i Universitetit të Beogradit,
vërtetonte se ‘’Feja islame nga shumica në Serbi konsiderohet
si e huaj dhe armiqësore’’ (NIN, 24 shtator 1989) dhe paralajmëronte jo
vetëm Serbinë e Jugosllavinë, por edhe Europën, nga rreziku që kanosej nga ‘’xhihadi
ekonomik, diplomatik dhe sidomos nga xhihadi demografik, që ka për
qëllim ta pushtojë Ballkanin dhe Europën’’ (revista ‘Vojska’’, 23 shtator
1993). Ky orientalist serb e paralajmëronte edhe Amerikën, se ‘’Ndihma e
vendeve islamike që i japin Bosnjës, ka për qëllim që në Bosnje ta ndërtojë një
vendqëndrim islamik në Europë, për
veprim dhe depërtim të mëtejshëm’’ (NBC, 26 tetor 1992).
Mirosllav
Jevtiq,
në shkrimet e tij dhe në intervista, vlerësonte se ‘’Islami është rreziku më
i madh për Jugosllavinë; më i madh se rreziku i supozuar nga marrëdhëniet
serbo-kroate. (...) Islami përjashton çdo botëkuptim tjetër dhe për vete kërkon
hapësirë komplete, prandaj ai sot është i rrezikshëm për të gjitha shoqëritë
bashkëkohore’’ (intervistë, 24 nëntor 1989). ‘’Ata që kanë pranuar islamin,
kanë tradhtuar idenë e Bosnjes, e kanë pranuar pushtuesin de fakto si vëlla të
vet dhe krimet e tyre si të vetat. Do të thotë, duartë e tyre janë të lyera me
gjakun e të parëve të vet (...) dhe kanë kontribuar që Osmanlinjtë ta sundojnë
Bosnjen e krishterë. (...) Asnjë vend normal nuk do ta kishte duruar që një
bashkësi fetare praktikisht ta propagandojë dhe ta popullarizojë okupatorin, i
cili këtë vend e ka mbështjellur me të zeza. (...) Dihet se Serbia, me luftën e
vet, e ka çliruar Ballkanin nga Kalifati,prandaj nuk është për t’u çuditur se
pse nga fundamentalistët islam është kjo serbofobi shumë e shprehur’’
(‘Duga’,9 dhjetor 1989).
Sipas
Jevtiqit, qëllimi i islamit është ‘’Islamizimi i Serbisë, e ky është vetëm hapi
i parë për islamizimin e Europës’’(‘Srpska reç’,19 gusht 1991).’’Të gjithë
njerëzit qëllimmirë duhet ta kenë të qartë, se paqe me fundamentalistët islamik
nuk ka dhe as nuk do të mund të ketë’’, thoshte ky shovinist serb në
kohën e luftës në Bosnje (‘Evropske novosti’, 28 dhjetor 1993). Enkas për
shqiptarët, Jevtiqi thoshte se ‘’Shqiptarët në Jugosllavi janë të lidhur me
islamin më shumë sesa ‘serbët e turqizuar’, pandaj rranjët e revolucionit
islamik do të japin filiza edhe në Kosovë’’ (Evr.novosti, 22.12.1993)
Duke
marrë si shkas kërkesën e Bashkësisë Islame të Beogradit, për caktimin e një
lokacioni për varreza të muslimanëve, Jevtiqi këtë e sheh si hap të rrezikshëm
dhe alarmon: ‘’Nga toka për të vdekurit, fillon pushtimi i tokave për të
gjallët, do të kërkojnë hapsirë për ndërtimin e banesave për muslimanë rreth
xhamive e varrezave dhe kështu islami do të vërshojë në Serbi’’
(‘Politika’,18 dhjetor 1990).
Aleksandar
Popoviq
paralajmëronte rrezikun e aktivitetit të shtuar të muslimanëve në Jugosllavi për
ndërtimin e xhamive të reja dhe hapjen e shkollave fetare.
Vojin
Dabiq, një profesor i historisë në UB, ‘’Muslimanët e Bosnjes, të Sanxhakut
e të Kosovës, dhe pakicën turke në Bullgari e Greqi i sheh si rrezik për Europën,
sepse Islami nuk mund ta pranojë që religjioni të jet i ndarë nga shteti. Te ta
ekziston simbiozë e çuditshme e fesë dhe shtetit, fesë dhe kombit’’
(‘Evropske novosti’,14 prill 1993).
Radosllav
Stojanoviq,
profesor në UB, në kontekstin e temës së islamit në Jugosllavi, e thotë një të
vërtetë të pamohueshme se: ‘’Perëndimi është më i interesuar për të
pamundësuar krijimin e shtetit musliman në Bosnje-Hercegovinë, sesa për ta penguar planin për krijimin e Serbisë
së Madhe’’ (‘Spona’,10 qershor 1993).
Se
kjo urrejtje serbe kundër muslimanëve nuk është diçka e re dhe e panjohur më
parë, e vërteton orientalisti tjetër serb, Dushan Vukotiq, i cili duke iu
referuar epit të P.P.Njegoshit: ‘’Kunora e Maleve’’, Vukotiq thotë se ‘’Është
një luftë e përhershme mes Perëndimit dhe Lindjes, në mes kryqit dhe gjysëmhënës.
Ne sot duhet t’i përmbahemi qëndrimeve të Njegoshit, sepse ato janë relevante
dhe koha nuk i ka vjetërsuar..., analogjitë janë të qarta dhe aplikimi i
vlerësimeve të Njegoshit në kohën tonë është i pashmangshëm’’ (‘Spona’, 7
tetor 1993).
Pikëpamjet
dhe urrejtja që mbollën orientalistët serbë, bashkë me të tjerët, kundër
muslimanëve, ishte një ‘’alibi’’ për kriminelët e forcave serbe që të kryejnë
krimet më të tmerrshme dhe gjenocidin kundër Boshnjakëve (1992-1995) dhe kundër
Shqiptarëve (1998-1999).
*
Po
antimuslimanët shqiptarë a janë në njëjtën linjë me ‘orientalistët’ serbë?
Ka
një kohë të gjatë që në debate të ndryshme, në mjetet e informimit dhe në rrjetet sociale
po zhvillohet një fushatë e rrezikshme
antiislame e antimuslimane, që ka për pasojë dëmtimin e harmonisë fetare dhe
përçarjen e popullit shqiptar mbi baza fetare. Kësaj fushate po i fryjnë e
japin zjarr disa gazetarë e pseudointelektualë
të dështuar shqiptarë, do mondialista dhe eurofilë të ‘thekur’’. Ata përpiqen
ta paraqesin fenë islame si të rrezikshme, duke e lidhur me shtetet arabe, të
cilat nuk kanë të bëjnë asgjë në Europën, përvç kohës kur kanë sunduar
Siujdhesën Iberike (Spanjë e Portugali), dhe me Perandorinë Osmane e cila nuk
ekziston qe më se njëqint vjet. Shtetin aktual dhe udhëheqjen e Turqisë,
shtetin më dashamirës të shqiptarëve, këta antiislamistë e urrejnë më tepër se
Serbinë dhe udhëheqjen e saj.
Këta
antiislamistë, me propagandën e tyre, pa
pardon i ofendojnë ndjenjat fetare dhe kombëtare të shqiptarëve muslimanë që
janë mbi 95% të shqiptarëve në Kosovë dhe mbi 60% të shqiptarëve në Shqipëri, e
të mos flasim për shqiptarët në viset tjera dhe në diasporë. Ata shkojnë aq
larg në absurdet e tyre, sa që thonë se ‘’nuk mundet njeriu me qenë edhe
musliman edhe shqiptar në të njëjtën kohë’’! O antimuslimanë të mjerë, po a
nuk ishin muslimanë shumë veprimtarë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare,
organizatorë e udhëheqës të Lidhjes së Prizrenit, themelues dhe udhëheqës së
shtetit shqiptarë, të cilët vepruan bashkë me vëllezërit katolik e ortodoks për
liri e bashkim kombëtar. A nuk paskan qenë shqiptarë Hoxhë Tahsini, vëllezërit
Naim, Abdyl e Sami Frashëri, Ismail Qemali, Haxhi Zeka, Qamil Bala, Imer
Prizreni, Ibrahim Dalliu, Vehbi Dibra, Sabri Koçi, Idriz Gjilani e qindra dhe
mijëra tjerë patriotë e veprimtarë muslimanë. Lexonie Enciklopedinë ‘’100
personalitete shqiptare të Kulturës Islame’’, dhe atë ‘’Dijetarë Shqiptarë në
Perandorinë Osmane’’, dhe do të ju duket vetja si një mizë (të mos ua them:
ku?) ndaj tyre.
Duke
pasur parasysh se shumica e shqiptarëve janë muslimanë, deshët ju a nuk deshët,
duhet ta dini se boshti kurrizor i të ty shteteve shqiptare dhe i gjithë kombit
shqiptarë janë dhe do të jenë shqiptarët muslimanë, e boshti kurrizor ka unaza
prej shqiptarëve të besimeve tjera (katolikë dhe ortodoksë, pa të cilat nuk
funksionon..
Antiislamistët
e antimuslimanët shqiptarë preferojnë, propagandojnë dhe kërkojnë që shqiptarët muslimanë ta braktisin fenë
islame, të konvertohen në të krishterë, sepse Europa nuk na do as na pranon si
muslimanë! Dhe kur flasin për nevojën e konvertimit, shtojnë: kështu t’i
kthehemi besimit burimor – katolik. Harrojnë këta të gjorë, se burimisht edhe
shqiptarët e të tjerët kanë qenë paganë, që kanë besua në gjithçka, ndërsa pas krishterimit
shqiptarët që u gjetën nën Perandorinë Bizantine nuk ishin katolik, por ishin
ortodoks, nën administrimin e kishës ortodokse greke, bullgare e serbe. Dhe, po
të mos e pushtonte Perandoria Osmane e ta shkatërrojë Bizantin, sot nuk do
ishte asnjë shqiptarë (me gjuhë e kombësi shqiptare), por të gjithë do ishin
sllavë dhe grekë. Për këtë do të bindeni poqese lexoni Kodin e Dushanit
(paragrafë 6-10), e të shihni se me
çfarë brutaliteti donte t’i konvertonte ata pak katolik që gjendeshin në
territoret e sunduara prej tij (sepse atëherë nuk kishte musliman në Ballkan).
Antiislamistët
shqiptarë, në të dy anët e Drinit, po i pengojnë xhamie e ndërtuara në meset e
popullsisë muslimane. Po, ata nuk i pengojnë 1300 kisha e manastire
ortodokse serbe (në Kosovë) dhe sa sosh
greke në Shqipëri. Madje, çfarë hapsira e çfarë pasuri kanë ato, në krahasim me
xhamitë muslimane. E të mos flasim se çfarë veprimtarie anitshqiptare
zhvillojnë ato. Antiislamistët shqiptarë më shumë i pengojnë ca xhami, sesa kisha dhe ‘Samostani’ i ndërtuar në midis
trollit të Universitetit të Kosovës! Ata nuk i pengojnë kishat politike të ndërtuara në Llapushnik e në Rugovë, apo ajo
afër liqenit të Gërmis, ku nuk ka asnjë
të krishterë në ato mese. Ata krahasojnë
numrin e xhamive me shkollat shqipe, dhe thonë se me këtë trend, së shpejti do
kemi më shumë xhami se shkolla. I brengosë numri i xhamive, por nuk i brengosë
numri shkollave të mbyllura, për shkak se nuk ka nxënës. Shënimet zyrtare të
statistikës tregojnë se prej vitit shkollor 2008/2009 deri në vitin 2019/2020,
numri i nxënësve në arsimin parashkollor ka rënë për 114.323 nxënës, në shifra
absolute, apo për 26% në shifra relative, duke veçuar disa komuna me shifrat më
të larta të rënies së numrit të nxënësve: Kamenica 44%, Juniku 42%, Vitia 39%, Dragashi 39%, e kështu
me radhë.
Antiislamistët
e tërbuar po i pengon gjithçka që ka premisë islame-muslimane: edhe profeti
Muhamed a.s., edhe Qabeja në Arabinë Saudite, edhe xhamitë në Prishtinë e
Tiranë. Për Muhamedin a.s. flasin e shpifin me fjalët më të ndyta, duke ua
kalua edhe ekstremistëtëve në Suedi e Francë. Njëfar gazetari Kastriot Myftaraj
nga Tirana, në vitin 2016 kishte ngritur padi penale në një gjykatë të Tiranës,
duke e ‘akuzuar’ librin e shejtë Kur’anin, gjoja se është platformë për
gjenocid kundër jomuslimanëve, prandaj kërkonte që gjykata ta ndalojë
Kur’anin! Ai preferonte bombardimin dhe
shkatërrimin e Qabes, vendit të shejtë të më se 1,5 miliard muslimanëve të
botës. Çmenduri e skajshme.
Në
mjetet e informimit u jepet hapësirë për proagandë antiislamistëve, u jepet
hapësirë atyre mjeranave që lavdërohen për konvertimin e tyre nga muslimanë në
të krishterë, i jepet hapësirë një lëvizje të turpshme të Deçanit që propagon
konvertimin. Po kujt i duhet një lëivzje e tillë, përpos armikut që ta përçajë
popullin shqiptar në baza fetare, me shpresë se kështu do të shkaktojë luftë
civile midis vet shqiptarëve të besimeve të ndryshme, sikurse në Liban, Sudan e
gjetkë. Por, falë vigjilencës së shumicës shqiptare, kjo dëshirë e armikut nuk
do të realizohet. Kurse individët, le të konvertohen e pagëzohen si të duan,
sepse besimi fetar është çështje personale dhe e drejtë e secilit të deklarohet
si dëshiron vet. Por, mos të përhapin propagandë të rrejshme për rrezikun nga
feja islame, dhe mos të fyejnë ndjenjat fetare as kombëtare të muslimanve,
qofshin ata Shqiptarë, Boshnjakë, Turqë, Goranë a të të tjerë.
Pandemia
e koronavirusit zgjati dy vjet dhe u zhduk. Pandemia e ‘sëmurjes antiislmiste’ ka më se dhjetë vjet që po
brenë si gangrena qenien tonë kombëtare, dhe poqese nuk frenohet, me këtë
tendencë e vrull që ka marrë, ka droe se do
të na shkaktojë dëme të pariparueshme!
Me
veprimet e tyre antiislamistët shqiptarë janë në vijë me veprimet
‘’orientalistëve’’ serbë, vetëm synimet nuk iu përputhen, ndonëse veprimet e të
dy palëve kanë primesa të kryqëzatave!