Mendime
Florim Zeqa: Dashuria dhe abuzimi me emrin e Rugovës!
E merkure, 31.07.2024, 07:57 PM
Dashuria dhe abuzimi me emrin e Rugovës!
Shkruan:
Florim Zeqa
Dashuria e popullatës
shqiptare për Ibrahim Rugovën ishte dëshmuar pas shkuarjes së tij në amshim, ku
qytetarë nga e gjithë Kosova, trojet etnike dhe diaspora për disa ditë rresht i
bën homazhe dhe moren pjesë masovikisht në varrim edhe përkundër temperaturave
ekstremisht të ulëta (-20 ° C) për të nderuar personalitetin e tij.
Abuzimet serike me Rugoven
Nga shkuarja e liderit historik të LDK-së, kanë
ndodhur abuzime të shumëta dhe të njëpasnjëshme me emrin e Ibrahim Rugoves.
Abuzimet janë të natyrave të ndryshme, duke filluar nga ato më skandalozet për
ambicie pushteti e deri tek më të ulëtat, të përfitimit material apo punësimit
në institucione publike.
Përfitimet e “institucionalistëve” për ambicie
pushteti dhe abuzimet me familjaret e veprimtarëve të vrarë të LDK-së janë ana
më e errët e medaljes post-rugoviane!
Sa herë që vijnë fushatat zgjedhore, eksponent të
caktuar të LDK-së i kthehen presidentit historik Ibrahim Rugova, dhe çdo herë
përpara më dalin fjalët e kusherinit tim në përvjetorin e parë të shkuarjes në
amshim të presidentit, po citoj; "Sikur të
ishte kanë adet me ia lënë pak jasht "bilbilin" e Rugovës, sa herë që
përulen do t’ia kishin puthur nga pak"!
Pas shkuarjes në amshim të presidentit historik
Ibrahim Rugova, para dhe gjatë fushatave zgjedhore na ka rënë shpesh t'i shohim
oponentët e dikurshëm politik, t’i shkojnë të varri i presidentit me përulje
duke u shndërruar në lepirësit më të mëdhenj të mermerit mbi varrin e tij.
Përuljet e pasinqerta të liderëve shtetëror e
partiak, të pseudorugovianëve dhe mashtruesve, të tradhtarëve dhe hipokritëve
janë sa të padinjitetshme, po aq edhe të pamoralshme dhe të pasinqerta.
Të papërballueshme për të ndjerin Rugovë janë
fjalimet krejtësisht fallso e të pasinqerta nga ata, që nuk e kanë respektuar
për së gjalli, e deri tek ata që i ka gëzuar vdekja e tij.
Në këtë aspekt, përpara më del thënja sa
kuptimplote po aq edhe profetike e profesor Zekeria Cana, po i citoj; "Në dhimbje të vjen miku, në gëzime të njohurit, kurse
në vdekjen tënde edhe armiqt. I vetmi ofendim, të cilin nuk mund ta ndëshkosh
është fjalimi para varrit tënd".
Nuk është aspak e drejt dhe e moralshme të
përdhunohet për së vdekuri Rugova nga ata që e fyen, e shanë dhe i thanë
tradhtarë për së gjalli, nga ata që e sabotuan projektin e tij për pavarësinë e
Kosovës.
Nuk e kam as idenë më të vogël, se çfarë ndjejnë
kundërshtarët e Rugovës në momentin e përuljes para varrit të tij, ndjejnë
pendim apo kënaqësi deri në masturbim!
Përulja dhe lëpirja mërmerit mbi varrin e Rugovës
kinse duke u betuar se do ta ndjekin "rrugën e Rugovës", për më tepër
se hipokrizi, janë abuzim dhe mashtrim që i bëjnë elektoratit rugovian.
Përderisa Ibrahim Rugovën e deshtën dhe e
respektuan si engjëll qytetarët e vendit, politikanët janë ata që abuzuan më së
shumti me emrin e presidentit dhe tre postulatet e tij profetike: Liri,
Pavarësi, Demokraci.
Slloganet “Guxo”, “Lidhja e Re” dhe “Rruga e Re”
nuk janë gjë tjetër veçse një tendencë për tjetërsim të shkronjave të
arta-‘LDK’. Çdo anashkalim dhe çdo ikje nga tre shkronjat e arta paraqet largim
nga rruga dhe filozofia politike rugoviane.
Ata që e kanë të vështirë t’i përmendin tre
shkronkat e arta ‘LDK’ nuk janë lidhja e re, nuk janë rruga e re dhe nuk janë
guximtar, por janë qyqar dhe karrierist që vrapojnë pas pushtetit duke
mashtruar elektoratin në emër të vijimësisë rugoviane! Ngase ka vetëm një
vijimësi rugoviane dhe ajo është LDK, të tjerat janë hipokrizi dhe mashtrim.