Mendime
Eshref Ymeri: Treshja udhëheqëse në Prishtinë nën peshën e tradhtisë së Hashim Thaçit
E marte, 06.08.2024, 07:50 PM
Treshja udhëheqëse në Prishtinë nën peshën e tradhtisë së Hashim Thaçit
Nga
Eshref Ymeri
Një
mikesha ime nacionaliste nga Republika e Dardanisë, më dërgoi sot njoftimin në
vijim:
“Zëdhënësi
i BE-së, ka thënë se Ura e Ibrit duhet të dialogohet në Bruksel mes Kosovës dhe
Serbisë që të hapet.
Kundër
tij ishte presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, të cilët thanë se kjo nuk
duhet të dialogohet dhe se kjo është çështje e brendshme. Po ashtu, edhe
QUINT-i ishte njëzëri me BE-në, se ura nuk duhet të hapet”.
“Ne,
përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të
Bashkuara, u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona,
në konsultim me NATO-n, nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusit
aktual të urës së Mitrovicës”, - tha Hovenier.
Është
sa paradoksale, sa revoltuese, aq edhe e pabesueshme që Ura e Ibrit vazhdon të
mbetet e mbyllur që prej përfundimit të luftës. Por është edhe tmerrësisht e
çuditshme që Ura e Ibrit, e mbyllur nga kryetradhtari i Republikës së Dardanisë
Hashim Thaçi, në bashkëpunim të ngushtë me kryekriminelin Millosheviç, mbeti po
në atë gjendje edhe pas 14 shkurtit të vitit 2021.
Me
sa duket, treshja udhëheqëse e Republikës së Dardanisë nuk qenka e aftë, nuk
gjeka dot forca në vetvete të çlirohet nga pesha e rëndë e akteve tradhtare të
Hashim Thaçit, të cilat ky i pati nënshkruar në Bruksel me kriminelët e
Beogradit.
Kjo
treshe mos vallë qenka e pazonja për ta
qeverisur vendin me dinjitet, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së
Dardanisë, mos vallë nuk e paska guximin t’ia përplasë në fytyrë Hovenierit,
ambasadorit sorosist të Blinkenit, si edhe të pesë përfaqësuesve të Britanisë
së Madhe, të Francës, të Gjermanisë, të Italisë dhe të Shteteve të Bashkuara,
duke iu deklaruar troç se trojet e Republikës së Dardanisë janë pronë e
patjetërsueshme e popullit dardan, i cili, në bashkëpunim të ngushtë me
aviacionin e NATO-s, derdhi lumenj gjaku për të fituar pavarësinë nga bisha
fashiste serbe, motra e një gjaku me bishën fashiste ruse?
E
kam përsëritur edhe herë tjera:
Treshja
udhëheqëse Osmani-Kurti-Konjufca, për të flakur poshtë peshën e rëndë të
tradhtisë që kryetradhtari Hashim Thaçi, me bandën e vet, ua ka lënë mbi
shpatulla, duhet të marrin vendimin historik të Kuvendit të Republikës së
Dardanisë, të mbështetur edhe nga Referendumi mbarëpopullor. Fjala e fundit e
Referendumit mbarëpopullor kundër atyre marrëveshjeve tradhtare të Hashim
Thaçit, është përgjigjja më e merituar në mbrojtje të integritetit tokësor,
përgjigje kjo që duhet të marrin Brukseli dhe Vashingtoni sorosist.
Ura
e Ibrit duhet të hapet detyrimisht dhe s’ka për të ndodhur absolutisht asgjë.
Inteletualët
me dinjitet të lartë kombëtar dhe sidomos inteligjencia universitare dhe rinia
studentore, duhet të çohen peshë më këmbë dhe të bëhen mbështetje e fuqishme e
treshes udhëheqëse, e cila duhet të ketë edhe më shumë guxim politik, për t’i
dhënë fund një herë e mirë gjendjes paradoksale që i la trashëgim kryetradhtari
Hashim Thaçi, i cili vetë po prehet në qelitë e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës
për tradhtinë e rëndë ndaj interesave jetësore të Republikës së Dardanisë,
kurse treshes në fjalë, sipas tekave të Brukselit dhe të Vashingtonit sorosist,
iu kërkuaka të zbatojë të gjitha marrëveshjet që burojnë nga ajo tradhti.
Domosdo,
kërkesa të tilla idioteske iu shtrohen për zbatim vetëm shqiptarëve, sepse, në
marrëdhënie me të huajt, vetëm shqiptarët janë mendjelehtë, siç i pati
karakterizuar në vitin 2001 ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Gregori
Xhonson.
Kaliforni, 03 gusht 2024