Mendime
Florim Zeqa: Dy fjalë pas skandalit diplomatik!
E merkure, 07.08.2024, 07:18 PM
Dy
fjalë pas skandalit diplomatik!
Shkruan:
Florim Zeqa
Vite
më parë u nisa nga Aeroporti “Adem Jashari” i Prishtinës për në Aeroportin
“Valerio Catulio” në Verona (Itali). Në bordin e aeroplanit ishte edhe
biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli, ish president i Kosovës dhe zv.
Kryeministër i Republikës së Kosovës, tani deputet dhe kryetari i AKR-së së
bashku me profesorin Ibrahim Gashi.
Kontroll i zakonshëm për
ish presidentin
Ditëve
të fundit u çua shumë pluhur për asgjë për skandalin e shkaktuar nga
presidentja mendjelehtë e Kosovës, e cila nuk deshti t’i nënshtrohet kontrollit
të rregullt kufitar që i nënshtrohet çdo person fizik pavarësisht pozicionit
politik apo besimit fetar!
Kur
janë në pyetje kontrollet kufitare mes shteteve sovrane askush nuk mund t’i ikë
dhe as ta arsyetojë shmangien e kontrollit dhe doganimit kufitar të gjërave
personale!
“Heroizmi”
i presidentes së Kosovës u bë top-lajm i mediumeve televizive vendore dhe atyre
elektronike, sikur presidentja e shtetit tonë të ishte supërfuqi botërore!
Kur
e krahasoj legjitimitetin që kishte asokohe ish presidenti Behgjet Pacolli në
kohën kur iu nënshtrua kontrollit normal kufitar sikurse të gjithë pasagjerët e
aeroplanit në aeroportin e Verona-s, Vjosa Osmani nuk e ka autoritetin e
Behgjet Pacollit në shtetin maqedon!
Pse
gjithë kjo zhurmë për asgjë!?
Sepse
autoritetet kufitare maqedonase nuk e tajtuan “zonjen dardane” si presidente të
Kosovës!
Sepse
legjitimimin dhe kontrollin kufitar presidentja jonë i kuptoj si maltretim dhe
keqtrajtim!
Sepse
presidentja jonë është mësuar të pritet me buzëqeshje dhe admirim në pikat
kufitare!
Problemi
qëndron tek liderët tonë shtetëror të cilët tashmë janë mësuar që me skandale
dhe spektakle televizive t’ia ngrisin autoritetin vetes!
Jo
nuk ngritet imazhi personal me telenovela nëpër aeroporte ndërkombëtare,
përkundrazi e ulë atë në minimum!
Nuk
është e vërtetë ajo që e thekson Presidenca e Kosovës se krerët e shtetit janë
të mbrojtur me privilegje dhe imunitete diplomatike gjatë udhëtimeve jasht
vendit!
A
mendon presidentja e shtetit për qytetarët e saj që maltretohen çdo ditë nëpër
pikat kufitare me pritje të gjata në këtë vapë të madhe!?
Sigurisht
që jo, madje nuk i bëjnë përshtypje as imazhet televizive të pritjeve të gjata
të mërgimtarëve në pikat kufitare!
Skandali
diplomatik në Shkup duhet t’iu shërbejë të gjithë politikanëve të vendit tonë,
se pavarësisht pozicioneve politike dhe partiake, pavarësisht pasaportave
normale apo diplomatike, nuk mund t’iu ikin kontrolleve rutinore në pikat
kufitare.
Pas
skandalit diplomatik në aeroportin e Shkupit më askush më askush nuk do t’i
merr më seriozisht politikanët kosovar në pikat rajonale dhe ato ndërkombëtare
kufitare!
Siq
duket, presidentja e shtetit tonë ka menduar se në pikat kufitare jo vetëm që
nuk do të legjitimohet dhe kontrollohet fare, do të pritet me nderime të larta
nga punonjësit kufitar ashtu siq pritet nga tifozeria e saj në Kosovë!
Shpresojmë që presidentja t’i ketë nxjerrur mësime nga ajo që i ndodhi në
aeroportin e Shkupit, në të kundërtën mund ta presin zhgënjime akoma më të
mëdha.
Florim Zeqa
05.08.2024