Mendime
Florim Zeqa: Asistentët e deputetëve deficient!
E shtune, 10.08.2024, 06:50 PM
Asistentët e deputetëve deficient!
Shkruan: Florim
Zeqa
Përderisa qeveritë
e kaluara mbahen mend për numrin e madh të ministrive dhe stafin enorm të
këshilltarëve, legjislatura e tanishme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet mend
për numrin e madh të Asistentëve/Asistenteve për deputetët!
Militantët partiak
asistent të deputeteve në kuvend!
Angazhimi i
asistentëve burimin e ka në Rregulloren Nr. 08/Rr-004 të Kuvendit të Kosovës
për Shtesa mbi Pagën bazë për Deputetë dhe për klasifikimin e Pagës për Stafin
Mbështetës Politik të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Bazuar në ligjin e
mësipërm, së paku deri më tani i kemi hiq më pak se 85 deputetë të Kosovës të
cilët kanë angazhuar asistentë personal të paguar nga buxheti i shtetit, pagat
dhe shtesat e të cilëve arrijnë në rreth 1 milion euro nga 5 Maji i vitit të
kaluar apo mbi 70 mijë euro në muaj!
Pra, janë hiç më
pak se 85 deputetë që deri më tani kanë të angazhuar asistentë, përderisa disa
nga këta të fundit punë kryesore e kanë kontrollimin e e-mailave të shefave
(deputetëve) deficient.
Angazhimin e
asistentëve deputetët deficient e arsyetojnë në këtë mënyrë; “kemi angazhime
të mëdha që nuk mund t’ia dalim vet”, “asistenti im kujdeset poashtu edhe për
agjendën time, psh, unë kam ftesa prej institucioneve lokale apo nacionale,
prej organizatave joqeveritare dhe ajo një ditë përpara m’i rikujton se në këtë
vend ki me shku, në kaq ora për shkak se kom agjendë shumë të ngarkuar”, “aa
ndihmon në të gjitha aspektet, në mbledhjen e materialeve. Na ndihmon aty ku ka
nevojë. Mandej janë me neve gjithë kohën, nëpër komisione parlamentare”,
“asistenti më ndihmon me çështje profesionale dhe teknike. Më ndihmon çkado që
nuk arrij unë të përfundoj”, “asistenti është asistent, çka të ka nevojë na
ndihmon”.
Këto ishin vetëm
disa nga deklarimet e deputetëve që kanë angazhuar asistent. Për të mos kaluar
në banalitet nuk dëshirojë të flas në mënyrë hipotetike për shërbimet e tjera
që mund t’ua kryejnë këta asistent/asistente deputetëve/deputeteve deficient!
Kjo e dëshmon
nivelin ekstremisht të ulët të ndërgjegjës së deputetëve të kësaj legjislature
që votojnë ligje për lehtësimin e punës së tyre me paratë e taksapaguesve të
varfër, duke e kthyer Republikën e Kosovës në ‘plaçkë lufte’ për punësimin e
militantëve partiak, miqve dhe familjarëve të tyre!
Deputetët
deficient (të mangët) që nuk mund t’ia dalin ta ushtrojnë vet mandatin e fituar
me votën e qytetarëve, do duhej të tërhiqeshin nga posti i presidentit për t’i
lënë vend tjetrin që është i aftë të kryejë punën për të cilën është ngarkuar
me voten e qytetarëve të vendit.
Jam thellësisht i
sigurtë që sikur deputetët t’i paguanin nga xhepi, asnjëri prej tyre nuk do të
angazhonin asistent!
Por, ja që
deputetët deficient kanë menduar edhe për këtë. Deputetët me votën e tyre e
kanë miratuar Rregulloren në Kuvend Nr. 08/Rr-004 e cila ua mundëson pagën e
asistentëve nga buxheti i shtetit!
Duhet kujtuar
lexuesve se “Asistentët” e deputetëve që janë nxjerrë me rregulloren e re të
Kryesisë së Kuvendit erdhi në funksion si rezultat i nismës së deputetëve të
Lëvizjes Vetëvendosje, për çka janë mbi 50 asistentë janë të punësuar vetëm për
deputetët e shumicës”, por janë edhe deputet të partive tjera parlamentare që e
kanë shfrytëzuar këtë padrejtësi ligjore për të angazhuar asistent!
E quajta
padrejtësi ligjore për faktin se, kur është në pyetje rritja e pagave minimale
të shtresave më të rrezikuara në vend, asnjëherë nuk arrijnë të bëhen bashkë
pozita dhe opozita, por kur janë në pyetje privilegjet e tyre personale ata nuk
hezitojnë të bashkohen, qoftë nevoja edhe në mes të natës!
Diçka nuk është në
rregull me ndërgjegjën tonë kombëtare! Dikush pagën 2 mijë euro plus me
asistent të paguar nga shteti, e dikush tjetër me asistencë sociale me më pak
se 150 euro! Zgjimi i ndërgjegjës sonë kombëtare është imperativ i ngutshëm
kohor për ta shpëtuar vendin nga katandisja e mëtutjeshme!
Florim Zeqa
06.08.2024