Mendime
Albert Zholi: Vladimir Mici - Turizmi elitar me gjithë blablatë e kryeministrit është jo ekzistent në Shqipëri
E merkure, 07.08.2024, 07:58 PM
Flet Dr. Vladimir Mici: - Turizmi elitar me gjithë blablatë e kryeministrit dhe shpurës së tij është jo ekzistent në Shqipëri
Ja
pse turizmi ynë ndodhet në krizë dhe udhëkryq mes turizmit elitar dhe atij
masiv
Intervistoi:
Albert Z. ZHOLI
Turizmi shqiptar këtë vit sidomos në
jug duket sikur kalon një ngërç. Pas suksesit të vitit të kaluar, situata
ndryshoi me rritjen e çmimeve. Për operatorët turistik egziston dilema mes
turizmit elitar dhe atij masiv. Interesi turistik që ka marrë Shqipëria vitet e
fundit ka sjellë edhe një herë në vëmendje dilemën se cilin model duhet të
ndjekim. A duhet të jemi të orientuar drejt turizmit masiv, që zbatohet me sukses
prej vitesh në Durrës, modelit të vilave rezidenciale, që po “kafshojnë”
bregdetin në Jug, apo rishikimit të politikave për të shkuar drejt turizmit
luksoz elitar, për të cilin flitet shpesh. Fatmirësisht, Shqipëria ka vijë
bregdetare dhe bukuri natyrore të panumërta më në brendësi të saj, që ofrojnë
mundësi për të gjitha. Për të arritur këtë potencial, në fokus duhet të jenë
ndërhyrjet në infrastrukturë, cilësia dhe shërbimet që garantojnë turizëm të
qëndrueshëm. Ky është modeli që mund t’i rezistojë kohës dhe të sjellë
përfitime reale për ekonominë, pasi është një model që e vendos vetë tregu.
-Në
Shjqipëri ende nuk ka marrë formë të plotë turizmi elitar, por ai masiv. Pse ky
disnivel i çmimeve të hoteleve, ushqimeve, shezlongëve në veri në raport
me ata në jug?
E
para: duhet të sqarohet se kush është turizëm elitar dhe kush është turizëm
masiv. Nëse flasim për turizëm elitar ai është i prekshëm jo më shumë se sa
2-3% e popullsisë së botës, pjesa tjetër nuk është më elitare. Fjala
elitë nënkupton piramidën e të pasurve dhe piramidën e pushtetit. Ky lloj
turizmi me gjithë blablatë e kryeministrit dhe shpurës së tij është jo
egzistent në Shqipëri. Në Shqipëri mezi bën pak suita dhe kjo kryesisht për
njerëz super të zgjedhur, të cilët mund t’i sajdisësh si të mundesh, duke
treguar se kjo është ajo që bëjmë ne. Në fakt turizmi ynë është duke u ngritur,
nisur së pari nga pamundësitë e tjera ekonomike për të jetuar një jetë
dinjitoze. Ndryshimi i çmimeve që pas pandehmisë është jashtëzakonisht
shqetësues duke pasur një spirale të pakuptimtë ngritje çmimesh. Jugu i
Shqipërisë nga Vlora disi e më poshtë është bërë i frikshëm. Jo vetëm që
Shqiptarët e pasur e mendojnë dy herë, por për shtresën e zakonshme, apo të
mesme që pretendon të kalojë një javë apo dhjetë ditë është bërë mollë e
ndaluar. Kjo jo nga kushtet, por nga abuzimi. Dhe ky abuzim është së pari
propagandistic, sepse ne krahasojmë rivierën tonë me maldivet, me rivierën e
Francës, apo me ujrat më të mirë të botës. Çmenduria arrin sa truri i shplarë i
këtyre njërëzve kujtojnë se aty është parajsa dhe sapo e kuptuan vendasit dhe
biznesmenët dhe deti u bë kos. Kjo pastaj varion me qeverinë, e cila për të
fshehur vjedhjen katastrofike që i bëhet popullit i tregon se po bëjmë rrugë (
me kosto të frikshme) që të aksesohen këto zona lehtësisht, pa llogaritur dëmet
që u shkaktohen zonave të tjera, duke shkretuar Shqipërinë. Burimet primare
bujqësinë dhe blegtorinë varja se ka bota, se s’ka rëndësi nga vjen mishi, apo
peshku, djathi e domatja, birra apo vera. E rëndësishme që turistët gjejnë
Amerikën në Shqipëri.
E
vërteta është jo me ngjyra, por bardhë e zi. Nëse në jug u janë qëruar sytë
njerëzve, sepse nga shtatori deri në qershor fshatrat e jugut janë bosh përfshi
edhe Sarandën, Himarën dhe Vlorën, kjo nuk tregon se korriku dhe gushti do
mbushi arkat e vitit të tyre. Turizmi nuk është plazh. Turizmi nuk është rrugë.
Turizmi është para së gjithash kulturë dhe menaxhim, është traditë dhe jo
mikpritje. Turizmi nuk është vjedhje është dëlirësi dhe kënaqësi. Turizmi nuk
është dacllëk, por ekonomi tregu. Se ku jemi ne më fort flasin faktet e të
fortëve dhe pushtetit që kërkojnë të rrëmbejnë dhe të shfrytëzojnë pa asnjë
lloj kriteri sipas formulës Kçk. Rezistenca ne Veri u bë qysh kur rritja e
çmimeve në verë reflektoi pamundësinë e qëndrimit patriotik të Kosovarëve dhe
lidhjeve të familjeve veriorë me Kosovën. Ajo ndihet në Durrës, Velipojë e
Shëngjin. Por nëse krahasoni çmimet me Divjakën, me Darëzezën; dy plazhe mjaft
kurative edhe në veri mbizotërojnë çmimet e larta. Jugu ka lëshuar raketën e
çmimeve dhe po i shohin hajrin. Shqiptarët numërohen me kokra. Vetëm mërgimtarë
që i ka marrë malli dhe ndonjë çift i ri që do prish ca lekë që si dhëmbin.
-Sipas
Instat sot rreth 52% e popullit shqiptar nuk mund të bëjë pushime, ndërsa këtë
vit për shkak të rritjes së çmimeve ditët e qëndrimit do të ulen. A ka interes
turizmi shqiptar të rrisë çmimet?
Për
shqiptarët këto çmime nuk janë normale dhe ky anormalitet është i theksuar në
vitet e fundit. Sepse fuqia blerëse për këtë shërbim bie duke kaluar tek mallra
apo shërbime të ngjashme me kosto më të ulët. Instat thotë 52% dhe unë e quaj
sukses sikur 48% e popullit të bëjë pushime. Në rast se heqim elitën që
sigurisht nuk bën pushime në Shqipëri realisht shifrat se kalojnë 10%.
Shqiptarët krekosen me lekët e emigrantëve. Ata janë konsumatorët e vetëm të
këtij produkti. A ka interes shteti shqiptar që shqiptarët të mos bëjnë
pushime? Nga pikpamja ekonomike e shtetit kjo jo, nga pikpamja e qeveritarëve
dhe pushtetarëve po. Pse? Nga pikpamja ekonomike elementi njeri është fuqia
puntore apo motori ekonomik i rritjes së një vëndi. Sa më i shëndetshëm ai, aq
më pak kosto shëndetësie ka dhe më shumë produktivitet ka puna e çdo individi.
Por kjo është humbje për pushtetarin dhe qeveritarin, sepse kjo rrudh biznesin
e tij, sepse këta individë janë pacientët e tij. Zvogëlimi i këtyre pacientëve
do të thotë rrudhje e të ardhurave të tyre përmes investimeve publike për
spitale dhe pajisje spitalore, blerje ilaçesh për spitale. Nga ana tjetër
shumica e tyre kanë biznese, që funksionojnë paralelisht me shtetin si
spitale, klinika dentare e spitalore, shërbime spitalore të dyta, farmaci dhe
biznese që lidhen me numrin e njërëzve, që duhet t’i shtohen kësaj armate.
Pyetja që shtrohet është për kë punon ky pushtetar për vete apo për popullin?
-Këtë
vit çmimet janë rritur 33% kush janë arsyet dhe a janë në interes të subjekteve
turistike?
Çmimet
abusive ka kudo edhe aty ku pretendohet se çmimet janë të arsyeshme. Problemi
nëse a u intereson subjekteve turistike kjo është qarje pse kalorësit po ju
varen këmbët. Ata kanë dalë në treg për të maksimizuar fitimin e tyre dhe në
kushtet kur rregullat e lojës favorizojnë ata që? Janë në pozitën KÇK. A janë
me humbje? Këtë fjalë të tyre e kam dëgjur gjatë kohës së pandehmisë nga ana e
tyre. I qaheshin qeverisë se s’kishin të ardhura. Dhe kur të ardhurat e tyre u
bënë det përsëri i ankoheshin qeverisë për lëshime. A ka lëshim më të madh nga
qeveria, kur bizneseve të tyre s’u vendos gjobë dhe atij bujkut në Maliq i
vendos gjobë se i zuri rrugën që ky shtet nuk u ka dhënë një dorë mbështetje!
Po përse? Sepse këta pushtetarë janë edhe po ata që kanë ngritur hotele e
biznese në turizëm. I gjithë buxheti kanalizohet për ta dhe ata janë që
komandojnë shtetin. Ata veprojnë si ajo shprehja po s’qau fëmija si jep gji
nëna. Kështu ata qahen qeveria hap qesen dhe ata maksimizojnë fitimet e tyre
dhe deklarohen me humbje, sepse janë ankuar paraprakisht dhe e kanë përgatitur
qeverinë se bilancet e tyre janë me humbje.
-Për
mëse 2 muaj numri i turistëve është përgjysmuar në krahasim me vjet. Nëse
çmimet do ishin sikundër vjet, a nuk do të ishte në interes të subjekteve
turistike?.
Numri
i sivjetëm është reklama faktike e vjetshme. Rritja e çmimeve sivjet është një
përpjekje e pasukseshme për të mbajtur nivelin e vjetshëm të të
ardhurave. Edhe vjet çmimet ishin mjaft të larta, por të ardhurat e vjetshme
ishin të lidhura me reklamën e parvjetshme. Nëse shohim trajektoren e çmimeve
qysh ka shkuar askush nuk merr përsipër risk për të pushuar në kushte ordinere.
Subjektet private janë thjesht biznese që mbijetojnë sa kohë kanë fitim. Hapi i
parë për rënien i atribuhohet çmimit. Kur edhe kjo s’do ketë efekt,
ristrukturimi i biznesit do të jetë faza nr 2, pra nëse do vijojë të jetë ai që
është, apo ai do e shesë biznesin. Historia në këto raste na tregon se një
biznes i orientuar nga çmimi shpejt a vonë e pret dështimi, nëse konkurenca
rritet. Çmimin e përcakton tregu dhe jo ai. Fakti që numri i pushuesve ka rënë
në jug është rënia dhe më pas do vij defakto kriza që ka rregulla të tjera dhe
amullia që do të zgjasë derisa këto biznese të ristruktohen.
Som
Për
shqiptarët këto çmime nuk janë normale dhe ky anormalitet është i theksuar në
vitet e fundit. Sepse fuqia blerëse për këtë shërbim bie duke kaluar tek mallra
apo shërbime të ngjashme me kosto më të ulët. Instat thotë 52% dhe unë e quaj
sukses sikur 48% e popullit të bëjë pushime. Në rast se heqim elitën që
sigurisht nuk bën pushime në Shqipëri realisht shifrat se kalojnë 10%.
Shqiptarët krekosen me lekët e emigrantëve.
Som
Nga
pikpamja ekonomike elementi njeri është fuqia puntore apo motori ekonomik i
rritjes së një vëndi. Sa më i shëndetshëm ai, aq më pak kosto shëndetësie ka
dhe më shumë produktivitet ka puna e çdo individi. Por kjo është humbje për
pushtetarin dhe qeveritarin, sepse kjo rrudh biznesin e tij, sepse këta
individë janë pacientët e tij. Zvogëlimi i këtyre pacientëve do të thotë
rrudhje e të ardhurave të tyre përmes investimeve publike për spitale dhe
pajisje spitalore, blerje ilaçesh për spitale
-Po
qeveria a mund të ndërhyjë në këtë situatë?
Nuk
e di se çfarë situate ke parasysh, por nqs është ajo me rënien e numrit të
pushuesve, mendoj se ndërhyrjet e deritanishme të qeverisë vetëm kanë rënduar
situatën se sa kanë ndikuar në lehtësimin e saj. Po i marr dy shembuj të
thjeshtë. Një në Tiranë dhe një në Fier. Të dy po i marr me ujësjellës
kanalizime. Nëse shikoni hartën e furnizimit me ujë të Shqipërisë Tirana
rezulton e mbuluar me ujë për 17 orë në ditë për vitin 2023. Kjo në fakt nuk
përputhet me realitetin, sepse nga ana UKT të gjitha ndërtesat furnizohen
4 deri 6 orë ujë në ditë. Sigurimi sasisë për pasje për 17-24 orë ujë në ditë
është në saj të investimit të banorëve, të depozitave nëntokësore, apo ajrore,
të cilat bëjnë të mundur që kjo sasi të arrijë në këto parametra. Por kjo
paradoksalisht çon në monitorim të situatës dhe mund të dalë jashtë kontrollit.
Ja një bisedë midis numrit të shërbimit të klientit në UKT e Tiranës.
Ju
lutem në zonën XXX nuk kam ujë, ju lutem, edhe nga administratori s’kishte
dijeni asnjë njoftim keni ndonjë informacion se përse nuk kemi ujë. Do
pyes dhe kthej përgjigje. Dhe përgjigja ishte pasi pyeti. Ju furnizohen 4 orë
në ditë dy herë nga dy orë, dhe në orarin kur ju duhet të furnizoheshin pompat
e Berxullës nuk kishin energji elektrike. Për këtë arsye ju jeni pa ujë dhe
kështu do të rrini deri nesër në mëngjes. U tha u bë, ngelën pa ujë. Atë ditë
korriku temperaturat ishin mbi 42 gradë dhe me të drejtë UKT e Tiranës
ngjasonte me 2 pika ujë me krimin e onkologjikut që tashmë jo pacientëve, por
qytetarëve nuk u ofrohej uji, mjeti i shpëtimit. Nuk ishte hera e parë për atë
muaj. Ishte bërë normë çdo të shtunë e të dielë. Në Fier akoma më keq. Me
urdhër nga ora 23.00 deri 05:00 nuk ka drita se do kursejmë energji elektrike.
Pra të gjitha pallatet depozitat mbi katin e dytë nuk kanë ujë. Dhe kjo
nuk ishte pak po të llogarisësh ndërtesat e ndërtuar para vitit 1994. Por edhe
gjatë ditës edhe për ato pallate në hyrje të qytetit prej nga vjen magjistrali
nuk kanë presionin mbi 0.5atmosfere. (Pra mos vendosni lavatriçen, sepse do e
nxirrni jashtë pune.). Pra arroganca e qeveritarëve tregohet në mes të ditës,
në mes të qyteteve dhe kryeqyteteve dhe jo më në zonat bregdetare ku
mungon tërësisht sistemi i ujësjellësve dhe kanalizimeve. Paçka se në sistemin
e prenotimeve me BNB shtëpitë janë kthyer në qëndra pushimi për qytetarët dhe
turistët. Kështu turistët nuk sajdisen por marrin edhe një mësim se si duhet të
edukohen me pushtetarët tanë. A mund të ndërhyjë qeveria në UKT, kur i ka pronë
të saj, sepse kur ajo nuk ndërhyn tek prona e vet nuk e di se si mund të
ndërhyjë tek biznesi i tjetrit. Qeveria bën të kundërtën e popullit duke iu
dhënë një dorë më shumë bizneseve, në kurriz të popullit dhe pa asnjë lloj tagri.
Si do thoni ju. I gjithë deti, ajri bregu i detit kanë vetëm një pronar
dhe ky quhet populli shqiptar. Kjo do të thotë se askush përfshi qeverinë nuk
mund të ndalojë një qytetar të lahet në det të gjej një vend për të vendosur
çadrën e tij ku ai dëshiron nëse nuk cënon lirinë e individit ose shkurt
dikush tjetër është ulur përpara tij dhe ai duhet të spostohet pak më tutje ku
vëndi është i lirë dhe të thith atë ajër, atë ujë dhe të shijojë natyrën. Por
ç’bën qeveria, me të ashtuquajturin pushtet? U bën thirrje bizneseve që nëse ju
doni një copë breg dhe det përpara biznesit tuaj ju duhet të paguani qeverinë,
e cila është një taksë ta zemë 50 lekë ditë për çadër. Që në këtë moment
qeveria në kundërshtim me rregullat e konkurencës së ndershme përjashton individin,
i cili është po pronar nga e drejta për të qëndruar në pronën e tij. Biznesi
merr përparësi, sepse përveçse përfitimeve që merr nga renta e vëndit përfiton
edhe nga shitja e mallrave dhe shërbimeve të tij. Duke ditur që edhe ky
individ, apo biznes është njëlloj i barabartë me të gjithë individët e tjerë
atij i bëhet një favor duke diskriminuar dhe detyruar të paguajnë për të
qëndruar në vëndin, apo tokën e tyre. Biznesi vendosin bllokime, dhe ndalime të
kalimit në pronën tashmë të marrë me akte ligjore. Pra populli në mes të ditës
me urdhër qeverie i jepet ekspulsi, sepse do fitojë biznesmeni dhe ti po deshe
aty duhet të paguash taksën time, kostot e investimit të biznesmenit dhe
fitimin e tij monopol, sepse ekskluziviteti është monopol. Qeveria mund të
thotë që mora taksa pra e përdora duke siguruar të ardhura, por këto të ardhura
kanë pasur kosto për popullin, direkt nga xhepat e tij duke fryrë xhepin e
qeverisë dhe xhepin e biznesit. Dhe ku kjo në pronën publike. Qeveria mori
taksa nga populli. Çmenduri! Por kjo arrin kulmin kur i bëhet edhe reklamë nga
qeveria duke na treguar vend e pa vend shezllonget dhe çadrat e biznesit.
Ndonjë ditë siç ka nisur do të paguajmë taksë edhe për ajrin që thithim po
vijoi kjo mendësi!