Mendime
Eshref Ymeri: Tradhtia e Hashim Thaçit në kujtimet e gjeneralit rus
E merkure, 14.08.2024, 07:50 PM
Tradhtia e Hashim Thaçit në kujtimet e gjeneralit rus
Nga Eshref Ymeri
Si një personalitet
i lartë ushtarak dhe shoqëror, ashtu si edhe krejt kasta e lartë politike ruse,
ka qenë përkrahës i regjimit fashist të Millosheviçit gjatë krimeve qe ai po
kryente në vitet ’90 kundër popullit shqiptar të Dardanisë. Prandaj në Gjykatën
ndërkombëtare të Hagës, së bashku me dy krerët kryesorë të politikës ruse,
Evgjeni Primakovin (1929-2015) dhe Nikollaj Rizhkovin (1929-2024), qe paraqitur
si dëshmitar në mbrojtje të kryekriminelit Millosheviç.
Në një
intervistë të vitit 2010, prej së cilës kemi shkëputur vetëm dy fragmente,
zbulohet qëndrimi armiqësor i politikës franceze ndaj kombit shqiptar, mbështetja
e saj e fuqishme ndaj shovinizmit serbomadh, si edhe tradhtia e Hashim Thaçit
ndaj popullit shqiptar të Dardanisë, si një agjent, i rekrutuar paraprakisht
nga shërbimi sekret francez për interesat e Serbisë fashiste.
Ja çfarë ka
deklaruar gjenerali rus në atë intervistë për revistën“Itogi”, të botuar në faqen e internetit “russmir.info” të datës 27 gusht 2010:
Pyetje: Leonid Grigorjeviç, a është e vërtetë që
njëfarë majori francez u ka pasë përcjellë serbëve të dhëna për bombardimet e
NATO-s?
Përgjigje: Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Francës,
gjeneralarmatë Zhan-Pjer Kelsh, me të cilin kam marrëdhënie shumë të mira,
gjithashtu, nuk ka qenë përkrahës i bombardimeve të Jugosllavisë. Meqë ra
fjala, kundër kanë qenë edhe shumë ushtarakë nga vendet e tjera të NATO-s.
Prandaj, në rastin e majorit francez nuk ka asgjë për t’u habitur. Në këtë mes
luajtën rol jo paratë. Ky ishte një gjest burrëror dhe human në shkallën më të
lartë, sepse nuk kanë pasë ekzistuar kurrfarë arsyesh për bombardimin e
Jugosllavisë. Por përsëri del në skenë Ollbrait! (Madeleine Albright - 1937-2022, Sekretare amerikane e Departamentit të
Shtetit). Kur ministri
i punëve të jashtme të Britanisë, Robin Kuk (Robin'
Cook - 1946-2005), vetëm sa hapi gojën
e tha se juristët e tij nuk do ta aprovojnë kurrë ultimatumin që i ështe dhënë
Beogradit dhe as do ta përkrahin planin e bombardimeve, Ollbraiti e paskej
pasur gati këshillën:
“Pajtoni në punë juristë të tjerë!”.
Ja, kështu bëhet politika sipas mënyrës
amerikane... Në dhjetëvjetorin e bombardimeve, ish-këshilltari i de Golit (Charles de Gaulle 1890-1970), gjeneali Pjer Gallua [(Pierre Gallois - 1911-2010, ka qenë i njohur si përkrahës shumë
i vendosur i shovinizmit gjakatar serb
gjatë luftërave agresive që ky zhvilloi kundër disa popujve të gadishullit tonë
në fundin e shekullit të kaluar dhe si kritik i hapur i NATO-s dhe i rolit të
saj gjatë bombardimeve të pranverës së vitit 1999. Për këtë qëndrim të tij në përkrahje
të bishës fashiste serbe, ai ka gëzuar dhe vazhdon të gëzojë shumë respekt në
Serbi dhe, si shpërblim për këtë përkrahje të pamoralshme, qe zgjedhur anëtar i
akademisë serbe të shkencave dhe të arteve - E.Y.] pati dërguar
në Beograd një fjalim të vetin, të regjistruar në video, në të cilin zbulonte
disa sekrete të NATO-s…
Pyetje: Kur ju po mbronit Millosheviçin në Hagë, a ju pati qëlluar
rasti të takonit Karla del Ponten?
Përgjigje: Jo, nuk pata rast ta takoj. Atje, për çdo të akuzuar, qe
krijuar grupi i veçantë gjyqësor. Si dëshmitarë në mbrojtje të Millosheviçit,
përveç meje, ishin të pranishëm edhe Evgjeni Primakovi dhe Nikollaj Rizhkovi.
Por unë isha i vetmi nga dëshmitarët që fola dy ditë radhazi. Ndër të tjera,
ditën e parë unë rrëfeva për dy biseda të përgjuara telefonike të Ollbraitit
me Hashim Thaçin. Ky, që para zhvillimit të ngjarjeve kryesore, pa i
peshuar mirë fjalët, paskej deklaruar se, demek, në territorin e Kosovës, përveç
shqiptarëve, nuk do të ketë të tjerë - as NATO, as serbë. Asokohe Ollbrait po
telefononte nga Gjermania. Ajo pati ngritur telefonin dhe liderit mendjeshkurtër
kosovar ia futi të dyja këmbët në një këpucë. Biseda e tyre e dytë telefonike
qe zhvilluar më 25 mars 1999, ditën e dytë pas fillimit të bombardimeve. Këtë
herë Ollbrait po telefononte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës:
“Ku ma keni atë kryengritjen tuaj, - po
bërtiste ajo me zë të lartë në telefon , - pse nuk e keni filluar
kryengritjen?”.
***
Hashim Thaçi e kishte vënë në dijeni
Zonjën Ollbrait se në çastin kur do të fillonin bombardimet kundër Serbisë, në
Kosovë do të shpërthente një kryengritje mbarëpopullore kundër sundimit serb.
Sigurisht që ky ishte një mashtrim i turpshëm i kryetradhtarit Thaçi ndaj
Sekretares së Departamentit të Shtetit, sepse ai, si agjent, i rekrutuar nga shërbimi
sekret francez për interesat e Serbisë, nuk mund të vepronte jashtë piketave të
ustait të tij Millosheviç.
Tani kryetradhtari Hashim Thaçi ndodhet
në qelitë e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë. Por trashëgiminë e tradhtisë ndaj
Republikës së Dardanisë e ka lënë pas, te opozita tradhtare në Kuvendin e
Dardanisë dhe te jo pak qytetarë nga radhët e popullit dardan, të cilët e vlerësojnë
si idhull atë kryetradhtar.
Më 04 gusht, gazeta e nderuar “Bota
Sot”, me drejtorin dhe stafin e saj shumë të respektuar, kishte botuar analizën
time me titull “Treshja udhëheqëse në Prishtinë nën peshën e tradhtisë së
Hashim Thaçit”. Në rubrikën “Komente” të po kësaj gazete, dy qyqarë-dordolecë
nga radhët e servilëve të kryetradhtarit Hashim Thaçi, duke mos pasur burrërinë
të prezantohen në sheshin e meidanit me emër dhe me mbiemër, por të fshehur si
minj gjirizi, njëri me emrin asllan
dhe tjetri me emrin sahit, më sulmonin mua paturpësisht.
Nuk është hera e parë që servilë dhe
prapanicëlëpirës të kryepolitikanëve tradhtarë, qoftë në Prishtinë, qoftë në
Tiranë, më kanë pasë sulmuar me leksikun e tyre prej idiotësh shembullorë. Të
gjithë këtyre servilëve të kryepolitikanëve zvarranikë, pakurrizorë para të
huajve, ua kam çjerrë maskën keq në vargjet në vijim, të botuara në internet
tetë vjet më parë:
Servilëve të politikanëve
tradhtarë për kujtesë
Juve, or mjeranë, truri ju është
tretur,
Skllevër keni lindur, skllevër keni
mbetur.
Ju pashë kur m’u turrët, si ujq të
uritur,
Me inat të rëndë, me dhëmbë të
skërmitur.
Ju njoha, or ujqër, ujqër të ndërkryer,
Nga fjalët e pista, nga gojët përlyer.
Dhe u vutë në garë, si të egrit buaj,
Duke nxjerrë në pah krejt mjerimin
tuaj.
Shumë ju ka pëgërë ajo diktatura,
Ndaj s’shpëtoni dot as nga vetëcensura.
Nuk ju shuhet malli për liderin e
vjetër,
As në këtë botë, as në botën tjetër.
Në atë botë do shkoni pa asnjë maraz,
Viktimat e tij do t’ju ndjekin pas.
Urrejtjen në gjak e paskeni me okë,
E mbani me vete, si mikeshë për kokë.
Nuk ju do as mortja, se do gjë të zgjedhur,
Sepse ju veç jeni mbeturinë e hedhur.
Rrini strukur, fshehur, porsi sojë
pisi,
Me pseudonime, porsi minj gjirizi.
Ajo diktatura ju ka robëruar
Edhe keni mbetur mendjeskllavëruar.
Ndaj po ju vë damkën, mbajeni mend
mirë:
Servilzvarranikë, diktaturëlëpirë!!!
Kaliforni, 12 gusht 2024