Mendime
Skender Jashari: Krishterizmi tek ne Shqiptaret sipas pseudohistorianeve
E shtune, 17.08.2024, 07:59 PM
Krishterizmi tek ne Shqiptaret sipas pseudohistorianeve
Nga
Skender Jashari
Me
shprese dhe optimizem, qe Kombi yn, sa here qe ka ndje rrezikun, eshte bashku
dhe vepru si nje trup i vetem, per t’u mbrojtur. Ashtu edhe keto kohet e
fundit, impresionohem e gezohem qe qindera Shqiptar te vertete per çdo dite
kthehen ne rrenjet e tyre, ne fene e te pareve, ne kulturen tone europiane, ne
rrenjet tona te krishtera prej te cilave u kriju qytetrimi Europian. Natyrisht
kjo eshte pergjegja me e mire qe Kombi yn u jep ketyre qe pranojne,
propagandojne kultura, ideologji, propaganda e fe te huaja.
Ky
eshte nje reagim ndaj deklarimeve propaganduese isislamike dhe sllavo-çetnike,
ne lidhje me Historine tone. Keto deklarime me a pa qellim, me a pa paramendim,
jane pjese a ne sherbim te propagandes terroriste ISISlamike dhe ne te njejten
kohe edhe ne sherbim te shovenizmit serb. Kam percjell nje pjese te debatit, ne
te cilen nje i ashtuquajtur historian, A. Sh. ne nje emision te Klan Kosoves,
deklaron “ …edhe krishterizmi, neve na e ka pru Perandoria Romake. E kemi marre
nen Perandorine Romake.” Pavaresisht kesaj, me pas isha interesuar per te
kuptuar per etimologjine e devijimit te nje “historiani” prej nga kuptova edhe
arsyet e “shit-blerjes se asaj bindje.” Apo si rasti i pseudohistorianit, Sh.
I. qe ne muajin maj te ketij viti deklaroi qe nuk kishte Shqiptar katolik ne
mesjete ne Kosove, ngjajshem siç kishte deklaruar edhe hoxhe Irfan Salihu qe
nuk kishte Shqiptar ne Kosove e ata i solli Perandoria Osmane, e njejte
deklaronte edhe Akademia Serbe dhe qarqet ultranacionaliste serbe, se ne Kosove
nuk kishte Shqiptare por ata i solli Perandora Osmane).
Reagimi
im ka te beje ndaj deklarimit se “ …edhe krishterizmi, neve na e ka pru
Perandoria Romake. E kemi marre nen Perandorine Romake.” e deklaruar ne
emission te Klan Kosoves. Nuk eshte e qendrueshme, as e argumentueshme thenija
e tille. Madje kjo eshte me shume e qellimshme, sesa rastesore a bindje e vete
pseudohistorianit. Praktika qe te perdoret analogji, si “islami eshte sjelle me
dhune nga Perandoria Osmane, ashtu edhe krishterizmi eshte sjelle nga
Perandoria Romake” eshte pjese e qarte dhe mbrojtja e fundit qe bejne
propaganduesit e Isislamit.
Prandaj
viteve te fundit, shohim qe ne shoqerine tone, jane duke dale ne siperfaqe
shumica e problemeve qe me pare jane mbajtur te konservuara a te fshehura, e qe
kane te bejne me “mesjeten isislamike.” Kombi yn, asnjehere nuk e pranoi nje
kulture te huaj, e tille mbeti edhe sot, sado qe perpiqen qe Islamin t’ua
mveshin.
Heronjeve,
Deshmoreve, Martireve dhe Shenjtoreve tone, as per se gjalli as per se vdekuri,
nuk i lene te qete. Edhe pak dite nga dita e perkujtimit te 4 martireve te
Ulpianes( shen Florit dhe Laurit dhe bashkepunetoreve te tyre Prokulit dhe
Maksimit), me 18 gusht( kurse ortodokset Shqiptar e festojne me 31 gusht). E as
shen Astin e Durresit te martirizuar me 6 korrik 98 pas Krishtit, si edhe shume
te tjere Ilir qe ishin martirizuar nga Perandoria Romake, shkaku qe i perkisnin
nje besimi tjeter fetar, besim fetar ky qe nuk e njihte per Zot Cezarin(
Perandorin e Romes), por “nje te quajtur Jezu Krisht.” Persekutimi dhe
martirizimi i te krishtereve nga Perandoria Romake, vazhdoi deri ne Ediktin e
Milanos 312 pas Krishtit, ku edhe te krishteret u lejuan te praktikonin fene e
tyre dhe te dilnin nga katakombet( kishat nentokesore te fshehta).
Kam
dy dekada e me shume qe ngris zerin, qofte publikisht e fillimisht tek
institucionet gjegjese te Republikes se Kosoves, Shqiperise, qe te ndermerrnin
hapa konkret ne drejtim te parandalimit te perdorimit te ideologjive nga vendet
armiqesore kunder Interesave tona Kombetare.
Si
Rusia ashtu edhe Serbia, padyshim edhe Turqia, kane secila nga nje Strategji te
ringritjes se tyre, pas renijes se perandorive a mbreterive te tyre: Rusia per
t’u ringritur si ne kohen e BRSS-se; Serbia per t’u ringritur si ne kohen e
Jugosllavise e qe strategjia e saj eshte e adoptuar prej versionit te
strategjise se Rusise; kurse Turqia per t’u ringrite si ne kohen e Perandorise
Osmane. Te gjitha keto kane edhe disa pika te perbashketa: perdorimin e fese
islame si mjet per t’i arritur objektivat e tilla; vazhdimin e perafrimit dhe
perdorimit te ortodoksizmit, si nga Turqit dhe Islamiket ashtu edhe nga Rusia,
Serbia etj, per te arritur objektivat e tyre; si dhe krijimin e “Bllokut te ri
Lindor”, te udhehequr nga Rusia, a “rendit te ri boteror” per koperimin dhe
bashkeveprimin politiko-ekonomiko-ushtarak etj, ku shpesh e inkorporojne edhe
Kinen apo shtetet e BRICS-it. Prandaj keto shtet teper shume rendesi i japin
perdorimit te isislamizmit, islamizmit, terrorizmit islamik, e gjithashtu edhe
organizatat terroriste anarkiste a komuniste.
Vendet
e shumta te Perendimit, kane ndaluar dhe ndjekur edhe penalisht, veprimtarine e
subjekteve juridike a fizike sidomos turke dhe ruse etj, si dhe kunder Kines
jane ndermarr masa kryesisht barriera ekonomike. Asnjera nga Republikat tona,
nuk kane bere asnje ndalese a kufizim.
1. Shit-blerja e hapesirave mediatike;
marrja e mendimit-opinionit te ketyre personave te caktuar( pasi jane paguar a
porositur gazetari a persona te tjere kompetente te mediumit); publikimi i
shkrimeve ne mediet e shkruara( pasi te jene paguar a porositur ato); thirrja
ne emisione debatuese etj( pasi per pjesemarrjen e personave te caktuar jane
paguar a porositur) etj. E qe keto menyra korruptive, blehen a u premtohet
perfitime te tjera a porositen nga element radikalist isislamik, agjent islamik
te Serbise, a organizata qofte edhe te dyshimta per lidhje me Serbine, Turqine
a terrorizmin islamik, e sidomos permes pales se trete.
Nje
nder rastet me eklatante ishte shitja e hapesires mediatike ne Radio Kosoven e
Lire, per nje emision fetar radikal isislam, te Shefqet Krasniqit. Personalisht
edhe une edhe nje vella i imi, i kemi shkruar email shume te ashper zt. Ahmet
Qeriqit, i cili ne ate rast i ishte pergjegjur vellaut, qe eshte “hapesire e
shitur.” Te njejten praktike agjenturat, agjetet e Serbise-Turqise dhe agjentet
isislamik te Serbise, kane blere a perfituar dhe vazhdojne te blejne a
perfitojne hapesira te tilla mediatike, gjithashtu duke paguar a porositur-
ndikuar, porositur etj, qe te marrin pjese ne emisione, programme a debate edhe
hoxhallare a propagandues te isislamit, publikohen materiale te dobishme per
isislamizmin, te jepet ngjyrim fetar programeve, reklama isislamike( me
permbajtje qofte puro fetare) etj.
Madje
kjo tashme ndodhe edhe ne RTK( Radio Televizionin e Kosoves).
Prandaj
shohim figura te njejta, ne cilesi te hoxhallareve, politikaneve, analisteve,
sportisteve, humoristeve, konspiracionisteve( qe prezentohen gjoja si njohes te
çeshtjeve politike-ushtarake dhe te sigurise etj), pseudoartisteve( si
pseudoaktoreve qe shfaqin skeçe gjoja humoristike a gjoja filma te shkurter,
pseudokengetareve etj), pseudoakademik (sidomos nje me i zeshem qe ishte kunder
akademikut I. Kadare), por edhe pseudohistorian etj(qe me shume propagandon
isislamin-islamin politik, radikal, ekstremist e terrorist), qe te gjithe
flasin me ngjyrime fetare puro islame e deri propaganda terrroriste islamike, e
nuk flasin per ato qe jane me kompetent, apo qe jane promovuar, pavaresisht qe
as ne fushen e tyre profesionale te thirrjes qe e kane, njihen qe nuk kane qene
te dalluar as ne studime, apo kane bere studime ne institucione akademike jo
kredibile( p.sh: pretendon qe ka kryer master ne Itali etj, por nuk tregon me
saktesi institucionin, e qe jane kryesisht kolegje private me cilesi te
ngjajshme si ne Kosove!). Fatkeqesi eshte te shohesh sesi njerez me
jokompetent, flasin per gjera qe aspak nuk jane as te logjikshme, e as e
argumentuar. Te deklarohen pseudohistorian te tille si hoxhe O. J( i shkolluar
per hoxhe ne Turqi), apo hoxhe M. B.( te deklarohet per çeshtje te sigurise,
diplomacise dhe aspekte ushtarake) etj.
Kjo
eshte faza e fundit e terrorizimit te publikut te gjere( qe bindjet e qendrimet
e caktuara politike, ideologjike, fetare etj te implementohen ne masen e
gjere), pasiqe qarqet e agjenturave armiqesore ndaj vendit tone, me pare kane
ngritur a vendosur ne pozita kyçe individe te pershtatshem per ta; kane
ngritur-avansuar ne karriere pa merite duke demtu meritokracine, gje qe ka bere
qe studiuesit me te mire te ikin nga vendi yn etj.
2. Pseudohistoriani deklaron qe “
…edhe krishterizmi, neve na e ka pru Perandoria Romake. E kemi marre nen
Perandorine Romake.” Por:
- Atehere
kush e kryqezoi Jezu Krishtin? Ishte Herodi dhe ishte legjioni romak i
Perandorise Romake, derisa hebrenjet kerkonin prej ketyre qe ta kryqezonin Ate,
derisa t’ua lironte nje kriminel (Barnaben).
- Kush i mbyti Apostujt e Krishtit p.sh: shen
Pjetrin dhe shen Palin? Ishte Perandoria Romake qe i martirizoi edhe
keta dy Apostuj te Krishtit ne Rome, rreth mesit te shekullit te I pas
Krishtit.
- A ishte Perandoria Romake qe e perhapi
krishterimin ne Iliri? Ne Bibel thote shen Pali, qe “prej Jerusalemit e
për qark në Iliri e kam përhapur Ungjillin e Krishtit.” Por askund ne asnje
rast, asnje burim, nuk e thote qe Perandoria Romake nga Kryqezimi i Krishtit e
deri më 27 shkurt 380 pas Krishtit, me Ediktin e Selanikut të shpallur nga
Teodosius I, Gratian dhe Valentinian II, si fe zyrtare, qe te kete perhapur
krishterimin.
- A gjendet qofte nje burim i vetem, qe
argumenton qe Perandoria Romake e solli krishterimin ne Iliri me dhune, para
vitit 380?
Perandoria
Romake pasi e pranoi si fe zyrtare te shtetit, deri me 395( pra 15 vite),
sundoi edhe Trojet e Ilirise( ku perfshihen territoret e sotme Shqiptare). Ne
vitin 395, u nda ne Perandorine Romake te Perendimit dhe Perandorine Bizantine.
eshte absurde te mendohet qe per 15 vite pushtim Romak, te jene detyru populli
yn te krishterizohet. Kjo s’ka asnje logjike, e asnje rast ne historine
boterore nuk ekziston. Derisa ferkimet, perplasjet mes krishtero-lindoreve(
ortodokseve) dhe ritit perendimor-katolik apo skizma, ishin evidente edhe ne
truallin e sotem te Kombit tone, edhe ne periudhen para viteve 395 pas
Krishtit, perfshire edhe Koncilin e Nikese 325 pas Krishtit. E qe burime
jokishtare dhe kishtare dokumentojne qe edhe ne Luginen e Vardarit, Shkupit,
Sardikes(Sofjes), vazhduar edhe ne drejtim te jugut, kishte ndikim Kisha
Perendimore- katolike( pra kishte ipeshkevite, famulli, kisha dhe manastire
etj). Prandaj Perandoria Bizantine me pas, dergoi misionar te krishter ortodoks
per ortodoksizimin edhe te popullates tone, ashtu siç ortodoksizoi sllavet e
jugut e deri tek sllavet e lindjes, pas shekullit V-X. Kete krishterizim
ortodoks edhe ne Lugine te Presheves, e solli Perandoria Bizantine, sa qe edhe
ne ditet e sotme, populli yn, kishen ortodokse p.sh: ne Ternoc, e quan kishe
bizantine, kurse ne shumice gjenden rrenojat, themelet a objektet e Kishave
katolike ilire, derisa ato ortodokse bizantine jane shume te paketa.
Gjegjesisht kishat ortodokse bizantine datojne te shekujve V-VII e me pas,
kurse Kishat katolike ne Lugine datojne edhe dy-tre shekuj me pare.
- Kush i martirizoi martiret tone Ilir si shen
Astin ne Durres ne vitin 98 pas Krishtit, si dhe shen Florin dhe Laurin si dhe
mesuesit e tyre Prokulin dhe Maksimin ne Ulpiane? Pse ndertoheshin
kishat-katakombe( te fshehta nen dhe), nese sipas logjikes se ketij
pseudohistoriani, do pretendojme qe Perandoria Romake ka perhapur krishterizmin
tek ne?!
Derisa
Kisha Katolike dhe Ortodokse Shqiptare e festojme dhe kremtojme festen e shen
Astit, pas te cilit Perandoria Romake kryqezoi edhe 7 besimtare te tjere te
huaj, qe kishin ikur per t’u strehu ne Durres. Gjithashtu edhe pak dite kane
mbetur nga kremtimi i festes se shen Florit dhe Laurit, me 18 gusht.
Katakombet,
kishat ne shpella apo te fshehura ne male( p.sh: nje i tille eshte edhe
manastiri qe eshte i fshehur ne afersi te Pendes se fshatit Rahovice, te
komunes se Presheves), te cilat dokumentohen qe ishin prezente edhe ne vendin
tone, tregojne se ato beheshin me qellim qe mos te hetoheshin nga Perandoria
Romake.
- Kush
ua solli Peradorise Romake dhe Europes krishterimin? Pasiqe Perandoria
Romake e kishte pushtu pjesen me te madhe te Europes, gjegjesisht tere brigjet
e Mesdheut, perfshire edhe territorin e Izraelit. Apostujt e Krishtit ishin qe
sollen krishterimin. Popullata e roberuar nga Perandoria Romake, joshej nga
besimi i tille, pasiqe ideologji te tjera monoteiste nuk kishte, te tilla qe do
e sanksiononin dhe denonin ashper prozilitizmin, apostazine etj. Derisa
pushteti i Perandorise Romake ndjekte dhe ndalonte njohjen e nje
mbreti-perandori tjeter( ne kete rast Krishtit), nga ai i perandorit te kesaj
perandorie. Krishterizmi joshte popullaten e shtresave te ulta( sklleverve),
sepse u premtohej drejtesi, liri, barazi, e status shume me te mire sesa ate qe
e kishin nen kete Perandori.
Konstantini
i Madh, sipas pershkrimeve historike romake, ishte me origjine ilire, jepet
endrra a vizioni qe kishte pa prej nga ishte bere i krishter, derisa nena e tij
gjithashtu edhe nga burime kryesisht fetare, thuhet se ishte e krishtere kohe
me perpara sesa i biri i saj. Edikti i Milanos, 312-313 pas Krishtit, e lejon
krishterimin qe te praktikohet nga besimtaret e krishtere, por nuk e beri fe
zyrtare.
Edhe
pse Perandoria Romake e lejoi predikimin e krishterimit qe nga viti 312, edhe
me pas pati disa here perndjekje ndaj te krishtereve. Por edhe ne kete periudhe
312-380 pas Krishtit, nuk eshte e dokumentuar qe te kete perhapur krishterimin
ne asnje menyre ne territoret qe kishte pushtuar Perandoria Romake.
Shen
Jeronimi nga Dalmacia( Ilir), e perktheu Biblen, per here te pare duke ia dhuru
Europes dhe Perandorise Romake, rreth vitit 382 pas Krishtit, e qe Bibel eshte
pranuar pergjithesisht nga Kisha perendimore-katolike. Prandaj kushdo qe
sulmon, fyen kete Bibel, ka fyer Shenjtin tone, Shen Jeronimin.
- Kur
u be Perandoria Romake, me fene krishtere si fe zyrtare te saj? Me 27
shkurt 380, perandori Teodosi I, beri “krishterimin Nikean”( katoliko-ortodoks,
por denonte arianizmin si herezi) si fe te vetme zyrtare te Perandorise Romake,
e qe njihet si Edikti i Selanikut. Kurse me 395 ndahet Perandoria Romake ne dy
pjese. Pjesa e territoreve te sotme te Atdheut tone, shumica kalonin nen
sundimin e pjeses lindore, pra nen Perandorine Bizantine. Kurse Perandoria
Romake pas pranimit te fese se krishtere si fe zyrtare te saj, vetem 15 vite
ekzistoi si pushtues ne Atdheun tone, derisa ne vitin 476 shkaterrohet
perfundimisht kjo perandori, prandaj kjo perandori nuk kishte fuqi per t’i mbrojtu
kufijt e saj e jo me te rishtrinte pushtimin edhe ne Atdheun tone.
3. A kishte Shqiptar katolik ne mesjete ne
Trojet tona? Qe ka te beje me deklarimin e nje pseudohistoriani tejter Sh. I, i
cili gjithashtu ne nje emision televiziv, ne maj te ketij viti kishte deklaruar
qe ne “Kosove, ne mesjete nuk kishte pasur asnje katolik.” Edhe pse ky
pseudohistorian pandeh qe eshte i “specializuar” per “mesjeten.” Per te mos u
thellu ne kunderargumente me shume ne kete rast, mjafton:
1. Kodi i Car Dushanit, ne disa nene,
shpalle ortodoksizimin e Shqiptareve me dhune, nga te krishtere katolik ne
ortodoks.
2. Lidhja e Lezhes dhe lufterat e saj te
udhehequra nga Gjergj Kastrioti, lufta e Arianiteve kunder Osmaneve, shpallja
Atlet i Krishtit dhe aleanca e Arberoreve me vendet perendimore te krishtera,
perfshire edhe Huniadin etj.
3. Statistikat e sjellura deri ne ditet e
sotme nga kronistet Osman dhe perendimore, qe deshmojne per popullate Arberore
te krishtere. Madje statistikat osmane theksojne deri kah fundi i shekullit
XVII dhe XVIII, qe ne Trojet tona kishte shumice Shqiptare te krishtere. Madje
ne Lugine te Presheves dhe ne gjithe Karadakun, edhe me sot, njihen “laramanet”
( katoliket e fshehte).
4. Burimet osmane dhe perendimore theksojne
per islamizimin, osmanizimin dhe pastaj turqizimin e Shqiptareve pas
Kryengritjes se At Pjeter Bogdanit, ne mase me te madhe ne Trojet tona. Derisa
isislamizimin e Shqiptareve te krishter te fshehte(laramaneve) dhe pjeses me te
madhe te kriptokatolikeve te Lugines se Presheves-Karadakut, eshte bere nga
Mbreteria Serbe, pas pushtimit me 16-18 tetor 1912, etj.
Prandaj
krishterimi ne Atdheun tone, padyshim eshte krishterim apostolik, i shen Palit
e shen Pjetrit e apostujve te tjere, shen Astit, shen Florit dhe Laurit, shen
Jeronimit( perkthyesit te Bibles, te cilen sot te krishteret perendimore e kemi
baze), shen Konstantinit( shenjte e perandor i Perandorise Romake) etj. Derisa
islamizimi dhe isislamizimi i popullates tone, eshte bere nga Perandoria Osmane
dhe vasalet e tyre sllav, e pas ?lirimit nga Perandoria
Osmane, Mbreteria Serbe, Greqia etj, kane isislamizu Shqiptaret.
Më:15.08.2024
Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e
Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.