Mendime
Florim Zeqa: Harrohet Ura, zgjedhjet prioritet i politikës kosovare!
E shtune, 17.08.2024, 07:53 PM
Harrohet Ura, zgjedhjet prioritet i politikës kosovare!
Shkruan:
Florim Zeqa
Paralajmërimet e kryeministrit Albin Kurti për
hapjen e Urës kryesore në Mitrovicë kishin shkaktuar emocione të thella mës
gëzimit, frikës dhe pasigurisë qytetare. Për disa ditë e javë rresht, qytetarët
e Mitrovicës dhe mbarë Kosovës ishin nën ankthin e pritjes, se çfarë do të
sjellë hapja e Urës ndarëse mes serbëve dhe shqiptarëve tani e 25 vite më parë!
E gjitha përfundoi me
një mashtrim të madh!
Lëre
që nuk iu hjek "duvaku" Nuses (Urës), ajo mbeti nën mburojen e Car
Llazarit dhe nën mbrojtjen e KFOR-it italian! Pra, kësaj radhe na shkuan huq të
gjitha shpenzimet për kozmetiken e Nuses (Urës) së renovuar!
Sigurisht
që në muralet e bardha të Urës së renovuar, serbët dhe shqiptarët do ta kenë më
të lehtë që të vendosin grafitet e tyre nacionaliste.
Por,
nëse ndodhë që të njollosen faqet (muret) e bardha të Nuses (Urës) nga
shqiptarët, këta të fundit do të ndiqen penalisht nga shqipfolësit dhe
nderkombëtaret, ngase serbët sikurse deri më tani do të mbesin të pandëshkuar!
Shpallja e zgjedhjeve si
shpëtim për konfrontim
Pas
shpalljes së ditës së zgjedhjeve më 9 shkurt 2025, ne shqiptarët nuk kemi më
kohë të merremi me Urën, pasi prioritet i kemi zgjedhjet pas 6 muajve, të
caktuara nga "shefja" e shtetit në “koordinim” me partitë politike!
Deri
atehëre, në Veri le të ndodhë çfarë të ndodhë, politikanët tonë nuk kanë kohë
për të humbur, e aq më pak të merren me Urën, përveç në situata të nxehta
elektorale nën mashtrim për grabitjen e votës së qytetarëve dhe mërgimtarëve!
Shpallja
e datës së zgjedhjeve vjen si shpëtim për konfrontim me serbët dhe
ndërkombëtarët, si afat kohor që do të sjellë shpresë për një qeveri të re dhe
të përgjegjshme, e zonja të përballet me sfidat e kohës dhe problemet e
qytetarëve.
Zot
mbroje Nusen (Urën) e zbukuruar si "Kalë Troje" në Rripin e Gazes
ballkanike mes serbëve dhe shqiptarëve!
O
Zot mbroji shqiptarët nga shqiptarët!
Ura
do të harrohet, zgjedhjet mbetën prioritet mbi prioritetet e politikës
kosovare!