Mendime
Arbana Xharra: Gra e vajza, bëni rregullisht mamografinë!
E hene, 19.08.2024, 07:59 PM
Arbana Xharra:
Ora
6 e mëngjesit më zgjoi alarmi. Nisa të bëhem gati për të shkuar të bëj mamografinë,
për të parë nëse kalcifikimet që më janë gjete në Janar të këtij viti kanë
ndryshuar formë. Duhej ta bëja këtë
kontrolle dy muaj me parë, por e shtyva pak nga mosgatishmëria për t'u
përballë me ndonjë lajm potencialisht të keq.
Në
orën 7:45 mbërrita në Radiologji, u ula të pres të më thërrasin mbrenda. Thash
po lexoj çfarë kishin shkruar mediat sot
sa te hutoja mendjen. Pas disa minutash, më thirren, hyra brenda dhe nisa të
përgatitem për skanimin. Zonja që do të bënte mamografinë, me priti me shumë
pozitivitet. Biseduam pak për zgjedhjet në Amerikë, për sigurinë në vend,
poziten e grave… Pasi përfundoi procedura, më tha të prisja në korridor derisa
doktori të lexonte rezultatet. Ora 8:34 nisen mendimet të më hallakaten: çfarë
nëse kam kancer? A me iu tregu fëmijëve? Prindërve në Gjakovë? Andi, djali i
madh, është gati 20 vjeç, por Arti është ende i vogël dhe ka nevojë për mua.
Nëse e kam fazën e parë ose të dytë, mund edhe të shpëtoj, por nëse më thonë se
s’kam shumë kohë, çfarë ndodh me fëmijët? Motra Besiana mund të kujdeset për
Artin, por nuk di me gatu hic, a hahet vetem jashtë (cfare halli). Andi, edhe
pse është rrite, ka nevojë për ndihmën time për të përfundu shkollën; nëse vdes
unë, ai kthehet të kujdeset për Artin, mbetet pa e përfundu shkollen. Ndërkohë,
përballë kisha televizorin që po shfaqte një film me Luke Perry, aktorin e
njohur nga seriali "Beverly Hills," i cili ka vdekur në vitin 2019.
Thashë me vete, “po vdesin aktorë, femije ne lufte, edhe une nese vdes nami
s’bahet- disa ekstremistë fetarë gëzohen aq?” Në fund të fundit, tane do te vdesim, dikush
më herët e dikush më vonë. Mendja prap te fëmijët. Nisa të numëroj vitet kur e
perfundon Andi shkollen e kur Arti! Thash edhe 5 vjet me pase mundesi me shty,
sa të rritet pak Arti dhe Andi të përfundojë kollegjin e kane me lehte. E pashe
qe spo mundem me i kontrollu mendimet, ato nisen te me kontrollonin mua. Ku me
u varrose halli thash, në NY apo në Gjakovë? Nisa me mendu per varrim, “ nese
ma cojne trupin ne Kosove kushton shume, më mire me ato pare ia paguj djalit
një këst të shkollës” (ketu u shfaqe elementi gjakovar ?). E kqyra orën, 8:40, për 6 minuta
mendja kishte bere gjithe ato kalkulime. Në 8:42 më thërret mjekja për të më
treguar që kalcifikimet nuk kane ndryshuar forme as madhesi, por duhet
rregullisht te beje mamografinë. Dola jashtë, mora fryme shlire, per femije e
mi! Nje pergjige ndryshe e kishe ndryshu realitetin. Per nje moment jeta mundet
secilit prej nesh me na u kthy permbys. Lus, gra e vajza, beni rregullisht mamografine
mos e leni ne asgje!