Mendime
Florim Zeqa: Sfidat e shkrimit analitik!
E hene, 19.08.2024, 07:55 PM
Sfidat
e shkrimit analitik!
Shkruan:
Florim Zeqa
Sikurse
që dallon fjala prej fjalës, dallon edhe shkrimi prej shkrimit. Varësisht prej
përmbajtjes së shkrimit variojnë edhe reagimet e lexuesve. Pavarësisht
reagimeve, qofshin ato pozitive apo negative, për autorin shkrimi mbetet i
pandryshueshëm dhe i shënjuar në ditarin elektronik të kohës (Internet).
Sa më afër realitetit,
aq më shumë kundërshtime!
Secili
shkrim e ka rëndësinë, vlerën dhe mesazhin e vet, por shkrimet analitike janë
më të ndjeshme për opinionin publik! Përderisa shkrimet e karakterit
socio-ekonomik e zgjojnë fare pak kurreshtjen e lexuesit, ato të aktualitetit
politik e elektrizojnë opinionin publik!
Sadoqë
mundohem të jemë i përmbajtur dhe balancuar në shkrime, megjithatë nuk mungojnë
reagimet e lexuesve!
Sadoqë
shkrimet të jenë të balancuara në aspektin analitik, krijojnë mëdyshje tek
lexuesi për “anim” partiak!
Në
momentin që fokusin analizës politike e vëjë mbi një subjekt të caktuar
politik, aktivizohen lexuesit në rrjetet sociale, duke më etiketuar me një grup
të interesit brenda sojit të njëjtë politik!
Reagimet
e tilla nuk më bëjnë aspak përshtypje, sa më bëjnë përshtypje reagimet e
lexuesve kur përqendrohem rreth një çështje kruciale për vendin, siq është
pjesa veriore e veriut, e cila çdo herë prodhon debat përbajtësor dhe
konstruktiv.
Nga
shkrimet e mia analitike e kam kuptuar një gjë, sa më afër realitetit aq më
shumë kundërshtime, sa me afër imagjinatës aq më pak reagime të lexuesve!
Vetëdijësimi për
ndryshime pozitive, qëllim parësorë i shkrimeve të mia analitike
Çdo
shkrim analitik e bazoj në realitet, duke e vërtetuar me fakte dhe argumente,
duke ja bërë gjithnjë të qartë lexuesit, kjo është e vërteta dhe ky është
interpretimi im!
Rrethanat
politike nganjëherë prodhojnë presione, shantazhe, madje edhe kërcënime ndaj
analistëve dhe gazetarëve, gjëra të cilat për fat të keq kohëve të fundit janë
në rritje e sipër!
Kur
janë në pyetje kërcënimet dhe shantazhet që vijnë nga politika, asnjëherë tek
unë nuk ka ardhur në shprehje tërheqja e shkrimit për shkak të kërcënimit, por
e kam mbrojtur me fakte dhe argumente të vërtetën e prezentuar në shkrimin
analitik.
Në
rrethanat e pluralizmit politik, analiza nuk guxon të jetë me ngjyrime partiake
dhe as në shërbim të grupeve të interesit. Për këtë arsye, çdo herë përpiqem të
jemë zë plural i shoqërisë sonë, zë kreativiteti dhe zë i fuqishëm i
ndryshimeve pozitive, duke u munduar ta lë një imazh sa më pozitiv të
gazetarisë tek lexuesit e përditshëm të shkrimeve të mia analitike.
Pra,
shkrimet e mia analitike nuk i bëj për ngritje të imazhit personal dhe as për klikime
në rrjetet sociale, po i bëjë me qëllim të ngritjes së vetëdijes qytetare për
nevojën e ndryshime pozitive dhe substanciale në përputhje me rrethanat e
kohës.