Mendime
Adriatik Kelmendi: Në Hagë po gjykohet liria dhe pavarësia e Kosovës
E enjte, 22.08.2024, 07:28 PM
Në Hagë nuk po gjykohen individët. Në Hagë po gjykohet liria dhe pavarësia e Kosovës
Nga
Adriatik Kelmendi
Jo
rastësisht, të akuzuarit janë kreu politik i UÇK-së, Hashim Thaçi,
kryeinspektori i UÇK-së, Rexhep Selimi, zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, dhe
shefi i inteligjencës së UÇK-së, Kadri Veseli.
Pra,
krejt udhëheqja e ushtrisë çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës.
Kryefjalë
e aktakuzës së Hagës është se këta të katërt janë bashkuar jo për kauzën e
shenjtë për liri, por - paramendojeni! - për të formuar “organizatë të
përbashkët kriminale”!
Nëse
Thaçi, Rexhepi, Krasniqi dhe Veseli shpallen fajtorë sipas kësaj aktakuze, i
bie se lufta e UÇK-së ka qenë luftë me synime kriminale dhe jo çlirimtare.
Nëse
liria e pavarësia qenkan arritur me “organizime kriminale” edhe arritjet e saj
i bie se qenkan kriminale, pra “liri kriminale” dhe “pavarësi kriminale”.
Kjo
është shumë e rrezikshme dhe me pasoja afatgjata për shtetësinë e Kosovës.
Të
zënë me betejat e brendshme politike, sot liderët e Kosovës fatkeqësisht nuk po
janë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është që krerët e UÇK-së të shpallen të
pafajshëm.
Krejt
ata që kurrë nuk ia kanë dashur të mirën shqiptarëve dhe Kosovës kanë punuar
dhe po punojnë që UÇK-ja të shpallet “organizatë kriminale”, se kështu minohet
më së miri shtetësia e Kosovës.
S’ka
akt më të lartë patriotik sot se sa të ndihmohen Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe
Veseli që ta fitojnë këtë betejë. Se kjo nuk është betejë e katër individëve,
kjo është betejë për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.
facebook.com/adriatik.kelmendi