Mendime
Florim Zeqa: A i hoqi “embargon” Kurtit shefi i CIA-së?!
E marte, 27.08.2024, 06:39 PM
A i hoqi “embargon” Kurtit shefi i CIA-së?!
Shkruan:
Florim Zeqa
Të
gjithë, filluar nga lideri i partisë, ministrat, zëvendësministrat deputetët,
militantët dhe aktivistët e VV-së i janë gëzuar tejë mase takimit të shefit të
CIA-s, William Burns me kryeministrin Albin Kurti.
Ekzaltim i panevojshëm i
LVV-së
Një
ditë më parë, kur shefi i CIA-s, William Burns takoi presidenten Osmani, në
radhët e LVV-së ishte një frikë e jashtëzakonshm se mos po injorohet lideri i
tyre, aktualisht kryeministër i shtetit.
Frika
ishte e arsyeshme pas bojkotit kohë të gjatë të takimit të zyrtarëve të lartë
amerikan me kryeministrin e vendit tonë.
Mirëpo,
pas publikimit të lajmit për takimin Kurti–Burns, fillojë një festë e
jashtëzakonshme në LVV. Militantët dhe aktivistët ekzaltuan nga gëzimi pas
publikimit të fotove të takimit nga lideri i tyre, duke e shpërndarë të njëjtën
në rrjetet sociale.
Megjithatë,
dora në xhep e shefit të CIA-s i motivoj analistët që ta komentojnë këtë gjest,
se a ishte relaksim apo nënvlerësim i Kurtit!?
Si
zakonisht, qëndrimet e analistëve u kritikuan ashpër nga strukturat drejtuese
të LVV-së!
Takimin
e kryeministrit Albin Kurti me shefin e CIA-s, William Burns, e komentuan në
superlativ eksponentët e LVV-së për raportet e “mira” të kryeministrit me
ndërkombëtarët, duke thënë “kjo është e vetmja e vërtetë e raporteve të Kurtit
me ndërkombëtarët”!
“Nëse
është hangër pitja, tepsija ka mbetë”, e thotë një fjalë e urtë popullore.
Me
këtë dëshirojë të themë se ngjarjet që kanë ndodhur, si për të mirë dhe për të
keq janë të shkruara dhe të filmuara në sipërfaqën e “tepsisë” apo të librit të
madh elektronik.Internet.
Cili ishte mesazhi i
Burns?!
Pa
e ditur qëllimin e vizitës së shefit të CIA-s, William Burns në Ballkan, në
veçanti vizitën dyditore në Kosovë, nuk bën të personalizohet dhe as të
përdoret për konsum të brendshëm partiak, për shkak se ajo vizitë ishte e
karakterit të sigurisë së lartë, përkatësisht e mbrojtjes së interesave të
SHBA-ve në Ballkan, pavarësisht se cili është emri i kryeministrit dhe
presidentit aktual në Kosovë.
Shefi
i CIA-s nuk erdhi për t’i hequr “embargon” Kurtit dhe as ta lartësoj Osmanin,
por erdhi për të përcjellur mesazhet amerikane në shtetet e Ballkanit,
përfshirë edhe Kosovën e vogël, të varur në plotni nga interesat amerikane.
Sado
që mundohen analistët dhe politikanët ta zbulojnë të vërtetën e ardhjes së
shefit të CIA-së në Ballkan, e kanë të kotë, për shkak se ai nuk erdhi për të
shpalosur agjendën amerikane, por, për të paralajmëruar për rreziqet që e
presin rajonin e trazuar të Ballkanit!
Edhe
pse u bën publike takimet e ndara të Burns me dy krerët e shtetit tonë, asnjëri
prej tyre nuk e bëri publik mesazhin që ua la shefi i CIA-s! Por, sikurse njëra
(presidentja) edhe tjetri (kryeministri) folën vetëm për raportet e mira dhe
strategjike me SHBA-të, refrene të dëgjuara tani e tre dekada më parë!
Se
cili do të jetë fati dhe pozicioni i Kosovës pas kësaj vizite, mbetet të shihet
në ditët dhe javët, e mbase edhe muajt në vazhdim! Nuk përjashtohen as
zgjedhjet e parakoshme për rikonfigurim politik.
Florim Zeqa
24.08.2024