Mendime
Florim Zeqa: Guximi intelektual shpëtim për LDK-në!
E hene, 02.09.2024, 06:50 PM
Guximi intelektual shpëtim për LDK-në!
Shkruan:
Florim Zeqa
Dy
shkrimet e fundit analitike për qëllim kishin nxitjen e debatit publik rreth
situatës aktuale në LDK, e në veçanti në degën e Klinës, në të cilën për afro
10 vite është mbyllur debati i brendshëm e bashkë me ketë edhe fjala e lirë në
kuvendet gjedhore. Si pasojë e kësaj situate janë stopuar reformat dhe është
penguar rrita dhe zhvillimi i LDK-së në Komunën e Klinës.
Zgjedhje të
jashtëzakonshme për ta ngritur degën e LDK-së në Klinë
E
pranoj çdo kritikë për personalizimin e shkrimit të fundit analitik, por këtë e
bëra për të nxitur debatin publik për ç'kapjen e kësaj dege nga nepotizmi dhe
grupet e interesit, të cilat e kanë privatizuar partinë sikurse të ishte pronë
e tyre!
Kjo
qasje e gabuar e ka dëmtuar rëndë Degën e LDK-së në Klinë dhe mbarë Kosovën, për
faktin se, situatë perafërsisht e njëjtë është në të gjitha degët, me
përjashtime të vogla dhe të papërfillshme.
Ne
asnjë rrethanë nuk arsyetohet zhvillimi galopant i nepotizmit në kryesinë e
Degës së LDK-së në Klinë. I tillë çfare është tani nepotizmi nuk ka qenë
asnjëherë nga themelimi e deri më sot.
Asnjëherë
nuk ka ndodhur që në kryesinë e Degës të jenë bashkë babë e birë, fqinjë e
kushëri, nipa e dajë e "kollumkusur' tjetër familjarë!
Ndërsa
jashtë kryesisë të kenë kenë mbetur aktivist dhe veprimtarë të orëve të para,
të cilët kanë punuar për të mirën e LDK-së në kohët më të vështira, atëherë kur
"pasuli hahej nga një kokerr" për ata që merrnin guximin të
deklaroheshin publikisht se janë me LDK-në e Rugovës!
Ndersa
sot, tmerresisht e kemi një situatë krejt tjetër brenda LDK-së, ku për ata
"budallenj" sikur unë që e marrin guximin t'i kritikojnë grupet e
interesit në LDK i pret fyerja dhe linçimi, kanosja dhe kërcënimi me jetë!
Sikur
të ishte ndryshe, ka plot veprimtarë të devotshëm të LDK-së nga brenda që i
dinë edhe më mirë sesa unë shumë gjëra, por heshtin nga frika e konseguencave
personale dhe familjare!
Nga
ketu, i bëjë thirrje kryetarit aktualë të degës dhe të gjithe aktivistëve dhe
veprimtarëve të LDK-së në Klinë, që të ngrisin zërin kundër nepotizmit dhe
grupeve të interesit dhe të kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme nëpër të
gjitha nëndegët për të ardhur tek kuvendi i rregullt zgjedhor, i lirë dhe
demokratik, për ta shpëtuar këtë subjekt politik nga katandisja e mëtutjeshme.
Vetem
ngritja e zërit dhe ardhja në shprehje e guximit intelektual do e kthejnë
LDK-në kah e mbara dhe drejt fitores së shumepritur në Klinë. Në te kundërtën,
do te rritet numri i humbjeve dhe tkurrja e mëtutjeshme në elektorat e LDK-së,
ashtu siq e dëshirojnë partitë rivale.