Mendime
Eshref Ymeri: Luftën Rusia ka për ta humbur
E hene, 02.09.2024, 06:54 PM
Luftën Rusia ka për ta humbur
(Në gjurmët e vlerësimit
të shkrimtarit Igor Shestkov)
Igor Shestkov (1956) është shkrimtar rus. Në vitin 1990 emigroi familjarisht
në Gjermani, është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve gjermanë që prej vitit
2009. Është nënshkrues i thirrjes “Të ndalohet agresioni” të
shkrimtarëve-emigrantë rusë, të publikuar më 12 gusht 2008. E ka dënuar ashpër
luftën agresive të Rusisë fashiste kundër Ukrainës. Vlerësimin në vijim e përktheu
dhe e përgatiti për botim Prof. Dr.
Eshref Ymeri.
Redaksia
“Shumë
njerëz habiten që populli rus është i prirur për një tirani dhe diktaturë të
përgjakshme. Këtë prirje dikush e justifikon me klimën, dikush me prapambetjen
arsimore, dikush tjetër një zot e di se me çfarë. Por nuk ia vlen të akuzohet
klima që nuk ka asnjë faj apo mungesa e dëshirës për leximin e librave me vlera
edukative. Finlandezët kanë klimë herë-herë më të ashpër sesa në Rusinë e
shenjtë. Veç kësaj, edhe njerëzit e botës së qytetëruar nuk është se lexojnë më
shumë veprat e filozofëve dhe të sociologëve të tyre. Por ama atje nuk ka pasë
ushqyer dhe nuk ushqen kush simpati për të parin e vendit. Çelësi për të
kuptuar shpirtin rus, përgjithësisht,
është ndodhur në sipërfaqe. Hajde t’i hedhim një sy historisë ruse në thellësi
dhe atëherë gjithçka do të bëhet e qartë si jo më mirë. Pra, popujt sllavë,
fillimisht, kanë qenë të lirë, sllavët e dinin se ç’ishte liria dhe e donin
atë, i gdhendnin në dru perënditë e tyre, dilnin për gjueti dhe për peshkim,
lindnin fëmijë, punonin tokën, organizonin sulme të befasishme, me qëllim
gabitjeje të shteteve fqinje dhe as që donin t’ia dinin për të parin e vendit.
Ata kishin kryepleqtë e fiseve e mandej edhe princat, por megjithatë ata kishin
mbetur të lirë dhe as që u shkonte mendja të kishim mbi krye ndonjë të madh.
Nuk dihet nëse kaloi shumë apo pak kohë, por dihet që kishte ardhur vakti i
sllavëve për t’u krishterizuar, meqenëse gjithë bota rreth tyre, në shumicën
dërrmuese, ishte e krishterë. Ekzistojnë disa variante se pse Vladimiri
(Vladimir Svjatosllaviç - 956-1015 - princi i madh i Kievit në periudhën mes
viteve 978-1015, gjatë sundimit të të cilit u bë pagëzimi i Rusës kieviane - E.Y.)
zgjodhi pikërisht degën ortodokse të krishterimit - ortodoksinë. Sipas
variantit zyrtar, thuhet se Vladimirit gjoja i kishin pëlqyer së tepërmi
ritualet e sektit ortodoks, në kuptimin e kishës ortodokse. Sipas variantit
jozyrtar, të papëlqyer nga ana e ortodoksëve, thuhet se Vladimiri ishte i biri
i jashtëligjshëm i një rabini (mësues, edukator hebraik - E.Y.) dhe
prandaj ai e kishte më shumë për zemër ortodoksinë me ritualet e saj, të
huazuara nga hebrenjtë, sesa kishën katolike që ishte e huaj për të me shakatë
e saja të pakuptueshme latine. Që asokohe sllavët mund të konsiderohen si një
komb i perënduar përgjithmonë. Pikërisht asokohe pati nisur një fund i mallkuar
që u quajt Rusa e shenjtë. Ortodoksia, fillimisht, nuk ishte kaq arrogante dhe
e rrezikshme, ideologjia fetare u ngjiz në mendjet e sllavëve me mjaft kujdes
për atë epokë. Por mandej, në Rusën e shenjtë pllakosi dyndja mongole. Siç i
thonë një fjale, “çdo e keqe s’vjen
për të keqe”, ose “edhe e keqja e ka një të mirë pas”, prandaj edhe mendja
dredharake e shërbesëtarëve të kulti fetar e siguroi menjëherë leverdinë nga
pazari që bëri me pushtuesit e tokave sllave: ju do të na siguroni
paprekshmërinë dhe mbrojtjen nga turma, kurse ne do t’ju sigurojmë pushtetin
mbi këtë turmë. Që asokohe u vendos skllavëria në Rusën e shenjtë. Kishën
ortodokse mund ta konsiderosh pararendësen e shërbimeve sekrete në Rusi. Si një
KGB të lashtë ruse. Pushtimi i tokave sllave zgjati pothuajse 300 vjet. Ju
mundohuni të vrisni mendjen për këtë shifër!!!. Pothuajse 300 vjet, ca aziatikë
të çuditshëm endacakë, që nuk kishin as gjuhë të shkruar, as shkencë, si të
tillë, arritën të vënë nën kontroll një të tillë territor kolosal pa teknikë
dhe pa komunikime bashkëkohore. Treqind vjet pa pak, ata patën bërë prapësira
dhe patën mbajtur nën pushtetin e frikës një popull dikur të lirë, i cili, një
herë e një kohë, u pati kallur tmerrin armiqve të vet. Po si paska qenë e
mundur?! Shumë thjesht. KGB-ja ortodokse pati marrë vrull, ajo ditë e natë ia
lante trutë turmës së organizuar para pak kohësh, duke i imponuar ndërgjegjes
së saj ende të paformuar tmerret e skëterrës mitike dhe mrekullitë e parajsës
përrallore. Në çdo predikim, priftërinjtë, me një pamje kërcënuese, njoftonin
se çdo pushtet është dhuratë nga zoti dhe se kundërshtimi ndaj këtij pushteti
është një mëkat i tmerrshëm, për të cilin kundërshtarët do të përfundojnë në
ferr, drejt e në tiganin e qoftëlargut. Për qëndrim dashamirës ndaj kishës dhe
zotërinjve mongolë faleshin të gjitha mëkatet dhe krimet e rënda. Të gjithë
njerëzit e poshtër, vëllavrasësit dhe maskarenjtë, priftërinjtë ortodoksë i
ngrinin në rangun e shenjtorëve, duke deformuar deri në maksimum ndërgjegjen e
njerëzve. Me kalimin e kohës, gënjeshtra bëhej e vërtetë, kurse e vërteta
kthehej në gënjeshtër, mirësia bëhej dashakeqësi, kurse dashakeqësia kthehej në
një dashamirësi supreme. Zotit ortodoks duhej t’ia kishte frikën çdo çast i
ekzistencës mjerane prej skllavi, në të kundërt pasonte kërcënimi me ndëshkim
qiellor dhe me pjekje në tiganin e ferrit. Vetëm tokat jugperëndimore patën
arritur ta shmangnin këtë shpëlarje truri. Rezultoi që atyre tokave kishin kohë
që ua kishin vënë syrin polakët dhe lituanezët katolikë dhe nuk ishte në
interesin e tyre që mongolëve, me në krye ortodoksinë, t’u lejonin pushtimin e
një thele të tillë të majme. Pikërisht ky fakt i pati shpëtuar sllavët
jugperëndimorë nga degjenerimi gjenetik dhe pati parapërcaktuar luftën
shekullore për shpëtimin e tyre nga sllavët verilindorë. Tokat jugperëndimore,
me kalimin e kohës, u quajtën Ukrainë, kurse tokat verilindore u quajtën
perandori e së keqes e shtetit të madh rus. Pas heqjes qafe të ryshfeteve që u
duheshin paguar mongolëve, pas çlirimit nga i ashtuquajturi komb rus, s’pati mbetur gjë tjetër, veçse ca
mbeturina gjenetike. Gjatë 280 vjetëve, rusët tashmë kaq shumë qenë pleksur me
ekzistencën e vet prej skllavi, saqë e kishin të pamundur të jetonin ndryshe. Ata, në një nivel të caktuar
gjenetik, tashmë nuk ishin të aftë të jetonin
si jerëz të lirë. Ata gjithmonë kishin nevojë për të pasur mbi krye një
aga mizor dhe inatçor, i cili duhej t’i vriste në sasi të madhe, herë-herë duke
i lejuar të rrufitnin një supë të shpifur para këmbëve të tij prej cari. Dhe
vini re, turmat ruse kanë nevojë vetëm për një sundimtar të egër dhe inatçor,
sepse sundimtarin e mirë dhe të butë ato do ta vrasin vetë. Për ta merituar
respektin e turmave ruse është e mundur vetëm me dhunë fizike dhe kurrsesi me
mënyrë tjetër! Gjatë një mijë vjetëve, i vetmi rast për një jetë me një supë
pak më të ushqyeshme, ka qenë jeta e priftit, ose, tek e fundit, e dhjakut.
Prandaj, përfaqësuesit e turmave, të cilët, çuditërisht, nuk u bënë bujkrobër,
fëmijët e vet, pa lënë kusur, i patën rrasur nëpër shkolla dhe seminare fetare.
Për shumë shekuj me radhë, në shtetin e madh, këto patën qenë të vetmet
institucione arsimore, të cilat shërbenin si vatra, qoftë edhe elementare, për
mësimin e gjuhës dhe të shkrimit. Në një kohë kur jo Evropa ortodokse po
nxirrte njërin pas tjetrit gjeni të arteve dhe të shkencës, në shtetin e madh,
të vetmet libra që botoheshin ishin librat e faljeve, e vetmja muzikë që
krijohej ishte kishtare, kurse të vetmet tablo që dilnin nga peneli ishin ikonat. Dhe kështu pati
vazhduar për shekuj me radhë. Çdolloj arti ose shkence jashtë kishës ishte
thellësisht i ndaluar, çdolloj shfaqjeje e mendimit ndryshe ndëshkohej me
tortura dhe me vdekje. Madje, me kalimin e kohës, KGB-ja ortodokse nuk kishte
nevojë të lodhej posaçërisht në kërkim të mendimit ndryshe. Rusët, të cilët
asokohe dalloheshin nga egërsirat vetëm se dinin të ecnin me dy këmbë, të bisedonin
dhe ta mbanin shkopin në dorë, vetë, me kënaqësi, e shqyenin në copë këdo që
guxonte të dallohej nga turma. Smira e turmave dhe urrejtja shtazarake ndaj
shtresës së shërbesëtarëve të kultit fetar grumbullohej me shekuj. Jeta e rusit
reduktohej në punën prej skllavi dhe në vuajtjet pa mbarim. Në jetën e
përditshme ruse gjithçka fillonte dhe mbaronte me një nënshtrim prej skllavi
dhe me një gjendje pa rrugëdalje. Gjithçka ishte torturë! Ti ishe ose
skllav-bujkrob, me të cilin çifligari mund të sillej si t’i donte qejfi, ose
punëtor gjysmë i uritur pa kurrfarë të drejtash, ose ushtar, i cili, për të
mirën e atdheut, duhej të shërbente në ushtri 25 vjet dhe nëse, çuditërisht,
pati arritur të mbetej gjallë deri në lirim, atëherë largohej nga ushtria pa një
strehë mbi kokë dhe plak që nuk i duhej askujt. Jetën mund ta jetonin vetëm
oborrtarët, tregtarët, nëpunësit dhe priftërinjtë me policinë. Këta përbënin
gjithsej 10% të popullsisë së Rusës së shenjtë. Kurse të tjerët, gjatë
shekujve, e ngrysnin jetën në një gjendje kafshërore në pronësi të agallarëve.
Kur shpërtheu
revolucioni i vitit 1917, ishin logjikë dhe të parashikueshëm lumenjtë e gjakut
të shërbesëtarëve të kultit fetar, turmat ruse, aty për aty dhe me gëzim, e
ndëshkuan fyesin e vet kryesor shumëshekullor. Por kërkesa gjenetike për një
pronar të egër vazhdoi të mbetej. Turmat ruse, në kuptimin e drejtpërdrejtë
fizik, kishin nevojë për një pronar të egër dhe inatçor, i cili do t’u vinte
gishtin armiqve, do t’u thoshte se kush duhet vrarë dhe torturuar dhe që bishat
ruse do të mund t’i ngopte deri në grykë me gjakun e tyre. Vetëm në kushte të
tilla ekzistenca e turmave ruse filloi të përftonte një kuptim dhe ngjyrim të
zakonshëm. KGB-në ortodokse e zëvendësuan me KGB-në ateiste, ideologjinë fetare,
në vend të zotit ortodoks, të cilit duhej t’ia kishe frikën, e zëvendësuan me
entuziazmin e ekzaltuar komunist, U shfaq një tjetër zot - Partia Komuniste e
Bashkimit Sovjetik, së cilës duhej t’ia kishe frikën edhe shumë më tepër. Gjatë
ekzistencës së Bashkimit Sovjetik, gjaku qe derdhur madje jo lumë, por det, me
pasoja dhjetra dhe dhjetra milionë të vrarë dhe të dënuar me tortura dhe me
burgje. Sundimtarët e rinj i patën ngopur së piri gjak turmat e veta ruse, të
bindura dhe të lumtura. Ishte gjë e zakonshme ndalimi i çdolloj mendimi
ndryshe, prandaj dhe bishat ruse trokisnin me gëzim në dyert e kujtdo që
dallohej prej tyre, kurse herë-herë trokisnin thjesht për argëtim dhe për më
shumë lumturi egërsore prej skllavi. Në kohët e vjetra, maskarenjtë e rafinuar
i ngrinin në rangun e shenjtorëve, në kohën e sundimtarëve të rinj, vrasësit
gjakësorë në masë i shpallnin heronj të popullit dhe gjokset ua qëndisnin me
medalje. Përgjithësisht, turmat ruse e ndienin veten rehat nën çizmen e
sundimtarëve të rinj. Por, në këto e sipër, në historinë e vendit, doli në
skenë keqbërësi Gorbaçov, i cili, ose ngaqë i rëndonin mendtë, ose për të
dëmtuar, ose sipas këshillës së ndokujt, pati vendosur ta thyente atë sistem
dhe pati sajuar perestrojkën (ndryshime në politikë dhe në ekonomi - E.Y.).
Turmat ruse, askokohe të zhveshura tashmë absolutisht nga filizat e intelektit,
këtë ide, fillimisht, e patën pritur me gëzim. Aty për aty e zëvendësuan
Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik me zotin tashmë të harruar ortodoks.
Ç’është e vërteta, sundimtarin e ri e përmbysën shpejt, sepse ai nuk dallohej
as për ndonjë egërsi të veçantë, as për inat. Dhe bishat ruse filluan të
talleshin, të silleshin me mendjemadhësi dhe të bënin prapësira. Ata, pa i
orientuar kush, filluan të vrisnin dhe të torturonin njëri-tjetrin. Kujtesa
gjenetike mijëvjeçare po i tërhiqte ata gjithnjë e më shumë drejt ortodoksisë
në rilindje e sipër. Turmat, ca nga ca, filluan të dëshpërohen dhe të
trishtohen për sundimtarët e vjetër, të cilët i patën ngopur me gjak me tepri.
Egërsirat jo vetëm që nuk ishin të gatshme për të qenë të lira dhe, për më
tepër, për të qenë të përgjegjshme, por thjesht nuk ishin as të afta. Supa e
ujshme, për të mos vdekur nga uria, nuk mjaftonte për të gjithë. Kurse supë
tjetër nuk jepte askush. Atë duhej ta siguroje vetë, por egërsirat ruse nuk e
dinin se si dhe ku ta siguronin. Priftërinjtë, me forca të reja, patën filluar
t’u shpjegonin egërsirave se, demek, vetë e kishin fajin: “ne, demek, gjithmonë
ju patëm paralajmëruar që zotit tonë të mos ia prishni nervat, kurse vetë ju,
në vitin 1917, pra, atë, të fuqishmin, e prekët në kallo, kur po na shkonit në
thikë ne, priftërinjtë, sikur të ishim derra. Dhe hë tani, hajde, shpaguani,
ore kriminelë!”. Dhe turmat nisën të qajnë dhe të pendohen nëpër kisha dhe
manastire. Dhe filluan të çonin nëpër kisha kursimet e veta dhe zotin e
egërsuar ta merrnin me të mirë me para dhe me flori. Meqenëse ortodoksia kishte
asokohe një përvojë kolosale dhe unikale mijëvjeçare për shpëlarjen e trurit,
ajo tashmë po shkundej shumë shpejt. Priftërinjë u dyndën drejt të gjitha
humboreve të atdheut të pafund rus, në “Muhosranskun” (kuazitoponim, toponim i
rremë, i sajuar, i përdorur si emërtim gjeografik që shtrihet diku në një cep
të harruar të vendit - E.Y.) e mbytur nga morrat, me një popullsi prej
pesë mijë banorësh, po ndërtoheshin njëqind kisha, nga të cilat ushtonin
fjalime plot zemëratë të priftërinjve për mëkatin e madh të popullit rus para
zotit-car, ose thjesht para carit, ose thjesht para zotit. Turmat ruse çonin
nëpër kisha gjithçka që kishin mundur të grumbullonin gjatë viteve nëntëdhjetë
kur talleshin e silleshin me mendjemadhësi dhe rrihnin ballin nga tepria e
pendesës para shërbesëtarëve të kultit fetar, carëve dhe perëndive. Uria për
gjak filloi gradualisht të bëhej e ndjeshme gjithnjë e më shumë. Egërsirat ruse
qenë mësuar me rrjedhat e gjakut rreth vetes, ato kishin nevojë për një
sundimtar, i cili do të ishte i aftë t’i vriste dhe t’i shfaroste në masë. Dhe
një shëmtirë e tillë, e përmasave ndërplanetare, tashmë ishte gati të bëhej
sundimtar i tokës ruse. Por kreu i atëhershëm i sektit ortodoks, si kokëshkëmb
që ishte, nuk dëshironte kurrsesi t’u deklaronte turmave ruse për sundimtarin e
ri. Me këtë rast, kryetari, si njeri ters që ishte, u rrëzua pa dashje dhe u
vra për vdekje. Atëherë një budalla, ende jo shumë i famshëm, vendosi mikun e
vet në timonin e sektit ortodoks. Miku nuk dallohej për ndonjë intelekt të
veçantë, por me këtë rast, dallohej gjithsesi për një babëzi përrallore. Por
kjo do të thotë se mund ta manipuloje lehtësisht. Pas ardhjes në pushtet të
sundimtarit të ri, sektet, ashtu si edhe në kohët e vjetra, për dashamirësi
ndaj priftërinjve, popullit rus i qenë falur të gjitha mëkatet e tij, të gjith
torturat dhe vrasjet e miliona njerëzve. Dhe populli qe shpallur solemnisht
zëdhënës i zotit, popull i shenjtë, popull që duhet të çlirojë mbarë botën nga
e keqja!!! E keqja, siç edhe merret me mend, ndodhet në Perëndim, kryesisht në
Amerikë dhe në Evropë, kurse tani edhe në Ukrainë. Dhe prej askund qenë bërë të
njohura disa parashikime nga disa pleq të panjohur për carin e fundit rus, i
cili do të shpëtonte mbarë botën. Bibla, papritmas, rezultoi pronë e kulturës
ruse. Kundërshtarët e mikut të budallait liroheshin nga çdolloj aktiviteti ose
vdisnin aksidentalisht. Rusët, pa pritur dhe pa kujtuar, u bënë të zgjedhurit e
zotit për një mision të madh të përmasave ndërplanetare. Budallai i mori
parasysh të gjitha gabimet e pararendësve të vet dhe e kuptoi se vetëm KGB-ja
nuk mjaftonte, për përjetësimin e pushtetit atij i duhej përvoja historike e
kishës ortodokse ruse për shpëlarjen e trurit. Prandaj budallai e rrethoi veten
me ikona dhe me kisha, të ngritura rreth e rrotull. Ose për shkak të
idiotësisë, ose për shkak të zellit të tepruar, budallai mundi që mes ikonave
të rraste dy portrete të Bllavatskajës (Helena Bllavatskaja - 1831-1891 -
filozofe ruse e rrymës panteiste, letrare, publiciste, okultiste,
spiritualiste, udhëtare E.Y.), e
cila ishte armike e betuar e sektit ortodoks në Rusën e shenjtë. Ashtu si edhe
më parë, priftërinjtë u bënë një kastë e paprekshme. Një e tillë elitë
bashkëkohore ruse. Dhe turmat, të babëzitura për ndonjë supë pak më të
yndyrshme, u turrrën për shkollim nëpër seminare dhe akademi fetare. Dhe
përsëri përrenjtë e gjakut njerëzor vijnë e shndërrohen në lumenj hidhërimi dhe
dhembjeje.
***
Gabojnë ata që
mendojnë se Rusinë putiniste e pret një edukim trishtues në periferitë e
Evropës, një degradim gradual dhe një shpërbërje e ngadaltë. Gabojnë edhe ata
që arsyetojnë se Rusia rrezikon shumë që pas shtatë ose dhjetë vjetësh të
përfundojë në një krizë të tmerrshme, nga e cila nuk do të shpëtojë dot, një
krizë kjo, e provokuar nga rënia e menjëherëshme e çmimit të naftës. Të gjitha
këto rreziqe s’janë asgjë përpara një lufte të ardhshme. Nuk u shpreha gabim,
pikërisht të një lufte, në kuptimin e përmasave të gjera të një konflikti të
përgjakshëm ushtarak, në përfundim të të cilit Rusia do të ndahet në zona
okupimi midis NATO-s, Kinës, Japonisë dhe paqeruajtësve turq në Kaukaz. Me këtë
rast, në zonën e okupimit të NATO-s - në pjesën evropiane të Federatës Ruse -
do të realizohet deputinizimi i detyrueshëm, sipas tipit të denacifikimit
gjerman pas fitores së aleatëve në Luftën e dytë botërore, do të kryhen reforma
dhe do të krijohen institucionet e domosdoshme për një shtet të ri demokratik
kombëtar rus. Territoret që do të kalojnë në zonat e okupimit kinez, turk,
japonez, do të jenë të humbura përgjithmonë për shtetin e ri rus”.
Humnera e qytetërimit
Historia na mëson
se qytetërimet hynin gjithmonë në luftë, nëse dallimi i vlerave themelore që
predikonin vjen e bëhet shumë i madh. Rajhu i tretë nuk mund të mos e fillonte
luftën. Hitleri i mirë nuk ekzistonte deri në vitin 1939, përveçse në fantazitë
e injorantëve dhe të spekulantëve politikë. Lufta e dytë botërore filloi në
vitin 1933, kur nazistët erdhën në pushtet dhe ideologjinë naziste e patën bërë
ideologji shtetërore. “Gjermanët e kulturuar” shumë shpejt luajtën nga
tepeleku, filluan t’i perëndizojnë fyrerin dhe udhëheqësit nazistë, të kërkojnë
revansh për luftën e parë botërore, po përgatiteshin të vdisnin si një trup i
vetën për Gjermaninë e Madhe. Sikur Hitleri të mos kishte ardhur në pushtet dhe
Republika e Vajmarit të vazhdonte të ekzistonte, lufta e dytë botërore prapëseprapë
do të kishte shpërthyer, por mes Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të kampit
borgjez. Bashkimi Sovjetik po përgatitej për këtë luftë që nga çasti kur qe krijuar. Shkaku ishte po
ajo humnerë qytetërimi, e cila, tashmë në kohën tonë, e pati detyruar Putinin
të dyndej në Ukrainë me urgjencë, me qëllim që të shtypte revolucionin
antikriminal të muajit shkurt. Kurrfarë Krimeje Putinit nuk i hyn në punë, aq
më tepër rajoni juglindor. Kjo është një ngarkesë e rëndë që krijon shumë
telashe dhe shetësime. Ai veproi në këtë mënyrë se e detyroi domosdoshmëria e
pamëshirshme - Maidani. Populli ukrainas gjeti forca në vetvete për të
përmbysur pushtetin kriminal të Janukoviçit - kopjen e pushtetit kriminal të
Putinit dhe bëri zgjedhjen e vet sipas modelit evropian të zhvillimit. Duke
pasur parasysh ndërpleksjen e madhe të kulturave, të ekonomive, të lidhjeve
gjinore të qytetarëve të Rusisë dhe të Ukrainës, eksporti i revolucionit të
shkurtit sapo vinte e po bëhej çëshje e një kohe sa më të afërt, duke
përfaqësuar një rrezik vdekjeprurës për regjimin e Kremlinit. Pikërisht po
ashtu, si nazistët në Gjermani dhe bolshevikët në Bashkimin Sovjetik, Putini
dhe njerëzit që e rrethojnë filluan ta kërkojnë shpëtimin në krijimin e modelit
të armikut të jashtëm dhe të brendshëm, ekzistenca e të cilit do të
justifikonte represionet e mendimit ndryshe, kontrollin tërësor mbi mjetet e
informimit masiv dhe forcimin e pushtetit personal. Pas bolshevikëve dhe
nazistëve, në historinë moderne qe ndërmarrë orvatja e tretë për krijimin në
Evropë të një shteti - të një kështjelle
të rethuar nga ideologjia mesianike e “botës ruse” që pretendon për pushtime
territoresh të reja.
Djalli doli nga kafazi
Propaganda antiperëndimore më përpara përdorej si
një mënyrë politeknologjike për ngritjen shkallës së popullaritetit me ndihmën
e pozicionimit të pushtetit të ri të një “patrioti për një qeverisje me dorë të
fortë” - Putinit -, si një alternativë e pushtetit jopopullor të “liberalit”
Jelcin me reformat e tij të viteve ’90. Elitat e kishin të qartë që kursi
antiperëndimor shërbente si zbavitje për teleshikuesit. Për më tepër, në
praktikë, regjimi i Putinit nuk i lejonte ultranacionalistët dhe ultramajtistët
të dilnin nga margjina - rezervati i njerëzve që nuk i respektojnë normat dhe
rregullat e sjelljes, të pranuara nga të gjithë. Partitë e tyre dhe bashkimet
shoqërore nuk regjistroheshin në gjykatë dhe ndaloheshin, në fushën legale ata
e kishin të pamundur të ekzistonin, dalja në mjetet e informimit masiv ishte e
kufizuar, ata që ishim më aktivë, përndiqeshin dhe burgoseshin. Njëkohësisht,
me ta vazhdohej puna sipas kanaleve të Shërbimit Federal të Sigurisë dhe të
Drejtorisë së politikës së brendshme të administratës së presidentit, kërkonin
njerëz të sigurtë dhe të bindur, futnin në radhët e tyre njerëzit e vet,
përkrahnin njerëzit neutralë. Kjo politikë i qetësonte dhe i korruptonte
liberalët e sistemit në rrethin e Putinit, mbështetësit e konceptit të
qeverisjes së pakicës së arsimuar. Kurse tani, pas kundërvënies së ndikimit të
Maidanit, ideologjinë dikur në margjinë, e legalizuan dhe lejuan daljen e saj
në mjetet e informimit masiv, kurse mbartësit e saj i bënë subjekt politik,
duke nxitur projektin antiukrainas, me shpresën se mund t’i kontrollojnë
plotësisht. E gjitha kjo shoqërohet me shpërthimin e paparë për nga përmasat të
një propagande antiukrainase dhe antiperëndimore. Në vijim, sipas idesë së
këshillëtarëve politikë të Kremlinit, pas zgjidhjes së detyrës për demonizimin
e revolucionit antikriminal ukrainas të muajit shkurt, projektin, në kohën e
duhur, do ta mbajnë të fshehtë, kuse turmat do t’i kthejnë në stallat
margjinale.
Nuk është menduar keq, veçse në këtë mes del një
problem serioz - e kundërta s’nxjerr gjë në dritë. Ideologjia e revanshizmit, e
natyrës së jashtëzakonshme kombëtare ose klasore, si nazizmi ose bolshevizmi,
përfaqësojnë një rrezik virusal serioz për çdo popull, që nuk është i mbrojtur
nga një sistem imunitar në formën e institucioneve demokratike dhe të shoqërisë
civile. Teleshikuesve rusë tani është e pamundur t’u shpjegosh se propaganda
antiperëndimore dhe revanshizmi perandorak janë punë zbavitjesh fëminore, se më
vonë do ta kthejmë gjithçka në gjendjen e mëparshme. Ata e perceptojnë
pushtetin si një kategori të shenjtë, shakatë nga goja e tij nuk do t’i kuptojnë.
Në rast të largimit nga kursi i deklaruar për marrjen e tokave që kanë qenë
ruse që së lashti, nga kundërvënia ndaj Perëndimit të urryer, domethënë për
krijimin e Rusisë së Madhe, atëherë ata do të mendojnë se i paskan tradhëtuar
dhe cari na qenka i rremë. Në çast rezultoi se ata që e përkrahin dyndjen e
Rusisë në Ukranë përbëkan 85% të popullsisë, ndërkohë që më herët vetë Putinin
e pati mbështetur 60% e saj. Rezulton se sikur nga shkalla e popullaritetit të
Putinit të heqim përbërësen revanshisto-perandorake, atëherë merr fund
meseleja. Do të mbetet në nivelin e javlinskëve-mironovëve (është fjala për dy
personalitete politike dhe shtetërore ruse - Grigor Javlinskin (1952) dhe
Sergej Mironovin (1953) me përkrahësit e tyre
E.Y.). Bishti filloi të tundë qenin. Vetëdijësimi për faktin se
tani regjimi i Putinit bazohet vetëm dhe tërësisht në përshtatjen e tij me
pritshmëritë e shumicës së ushqyer me frymë shoviniste, e mban atë peng të
kursit që ka zgjedhur vetë, shmangia prej të cilit është baras me vetëvrasjen.
Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës mbështetet në arsyet
në vijim:
1. Dëshira e Putinit për ta shtypur revolucionin
antikriminal ukrainas, duke e copëtuar vendin, duke stabilizuar situatën në të
gjitha shfaqjet e saj dhe duke diskretituar idetë e Maidanit
2. Dëshira për të forcuar pushtetin personal, për
ta rritur shkallën e popullaritetit, për të pasur duar të lira në sulmin kundër
të drejtave dhe lirive të individit brenda vendit.
3. Dëdëshira për t’u hakmarrë për poshtërimin që iu
bë nga ana e Maidanit, i cili përmbysi mëkëmbësin e tij Janukoviç.
4. Dëshira për të kënaqur ambiciet personale të një
udhëheqësi të fuqishëm botëror, i cili sfidon udhëheqësitë e dobët perëndimorë.
Ukrainën nuk qe në gjendje ta copëtonte, Krimeja e
gjorë, e okupuar përkohësisht, është një ngushëllim i dobët. Për më tepër,
populli ukrainas u bashkua para agresionit rus dhe zgjodhi për herë të parë një
president, i cili gëzon përkrahje edhe në perëndim, edhe në lindje të vendit.
Situatën arriti ta destabilizojë vetëm në dy qarqe, por edhe kjo pa mundësi për
ta ruajtur gjendjen për një kohë të gjatë. Shkalla e popullaritetit qe rritur,
por ajo është në varësi të plotë nga vazhdimi i politikës së revanshizmit
ushtarak perandorak. Hakmarrja për Janukoviçin dështoi. Maidani fitoi. Opinioni
ndërkombëtar, po ashtu, nuk u nxitua të entuziazmohej nga trimria, guximi dhe
mendjemprehtësia e sundimtarit rus. Përkundrazi, më shumë është i prirur të
tallet me të dhe ta izolojë.
Deri më sot, asnjëra nga arsyet e luftës nuk është
shmangur. Për më tepër, janë shtuar arsyet për shpërthimin e luftës me përmasa
të gjera. Midis tyre është jo vetëm faktori i dukshëm i “kazakëve-rezervistë”
që gëzojnë një përkrahje të madhe, të cilët nuk mund t’i heqësh qafe ashtu
thjesht pa vënë në rrezik themelet e pushtetit, por, para së gjithash, edhe
faktori i shkallmimit të figurës së “fitimtarit”, që gjatë gjithë kësaj kohe
është marrë me shfarosjen e armiqve të Rusisë. Çdo sundimtar që ka humbur
luftën, që ka tradhëtuar “patriotët”, në sytë e popullit bëhet car i rremë,
bëhet shëmbëllesë e Medvedjevit mjeran dhe komik. Për të mbetur në pushtet,
Putinit i duhet fitorja me çdo çmim mbi popullin ukrainas. Madje pikërisht
fitorja ushtarake, jo ekonomike apo fitorja në luftën për gaz, sepse pikërisht
në sferën ushtarake Rusia ka epërsi, kurse në sferat e tjera Ukraina do të mund
të fitojë me përkrahjen e theksuar në rritje të bashkësisë ndërkombëtare. Për
luftën që zhvillohet gjithashtu në fushëm informative, do të kërkohet një
shkak... Variante, në të vërtetë, ka shumë, kurse po të kemi parasysh rrjetin e
zhvilluar agjenturor në Ukrainë, krijimi i një shkaku nuk përbën ndonjë problem
të pazgjidhshëm.
Pas luftës
Luftën Rusia ka për ta humbur. Shtabi i
përgjithshëm i forcave të armatosura ruse është në gjendje të planifikojë një
operacion të ri, duke pasur parasysh gabimet e fushatës së tanishme. Rezervat
dhe mundësitë mjaftojnë. Reklamuesit e Kremlinit e kanë mundësinë ta përgatitin
më mirë opinionin ndërkombëtar, duke shpenzuar një buxhet të majmë, kurse
diplomatët për të futur përçarje mes udhëheqësve botërorë lidhur me konfliktin
ruso-ukrainas. Tanket ruse janë në gjendje që brenda dy ditëve të arrijnë deri
në Odesë dhe në Kiev, por më tej do të ketë më shum kufoma dhe do të vijojë një
izolim i plotë. Paskataj do të fillojë një krizë konkrete ekonomike dhe
politike për shkak të braktisjes së Kremlinit nga një pjesë e elitës. Ukraina
ka për marrë një ndihmë mjaft të konsiderueshme, përfshirë ndihmën ushtarake,
nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i trembet shndërrimit të Rusisë në një
kërcënim serioz për rendin botëror. Paskëtaj do të vijojë largimi me forcë i
trupave ruse nga Ukraina me forcat e NATO-s, çka do të shoqërohet me përçarje
në radhët e shoqërisë dhe do ta çojë regjimin në zgrip të përmbysjes. Më tej do
të fillojë parada e sovraniteteve, e nxitur nga vështirësitë ekonomike, nga
problemet e furnizimit të popullsisë. Një pjesë e konsiderueshme e rajoneve do
të dalë faktikisht nga kontrolli i Kremlinit, duke vendosur në territorin e
gjithsecilit nën vartësinë e vet repartet dhe bazat usharake dhe duke marrë nën
kontroll armatimin, përfshi armët bërthamore. Nën pretekstin e shmangies së
katastrofës humanitare, e sigurisë nga rrezikut bërthamor dhe me thirrjen e
elitave rajonale, fillimisht, në rajone të veçanta do të futen forca
paqeruajtëse, mandej vendin kanë për ta ndarë në zona okupimi. Por ku ta dish,
ka mundësi që e gjitha kjo do të jetë për mirë. Gjermania dhe Japonia, pas
disfatës në Luftën e dytë botërore, megjithëse humbën një pjesë të
konsiderueshme të territoreve, arritën të krijojnë një shoqëri të lulëzuar
bashkëkohore, themelet e së cilës i hodhën pikërisht ata që i patën okupuar.
Nëse Rusia vetë nuk do të jetë në gjendje të krijojë institucione efektive
shtetërore, të zhvillojë reforma në mënyrë të pavarur, të çlirohet nga ideja e
marrëzishme perandorake, atëherë ka mundësi që një pjesë e territorit të
shërbejë si shpagim doktorit për nxjerrjen me detyrim nga gjendja e vendit të
nënshtruar” (Citohet sipas faqes së internetit “Adskije novosti”. 19
shkurt 2015).