E enjte, 24.07.2025, 09:25 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevahir Cirongu: Kohë e 'tigrit' vrastar...

E hene, 09.09.2024, 06:57 PM


Kohë e ”tigrit” vrastar...

Nga Xhevahir Cirongu

Po jetojmë një kohë të vështirë, saqë jeta po na bëhet me strese e ngarkesa të tejskajshme,  dhe vjen një ditë e tejkalon limitin e saj duke vepruar në kriminalitet. Kjo sjellje jo njerëzore e disa qenieve të ashtuquajtur ”tigër’’ ,  po degradon shoqërinë njerëzore. Në vend që të respektojmë njëri – tjetrin si njerëz,  e të  forcojmë bashkëjetesën në komunitetin njerëzor,  pjella e të liqve me urrejtjen prej kafshërie,  arrijnë deri aty pa asnjë arsyetim të llogjikës njerëzore të kalojnë caqet e tyre jashtë koceptit si qenie njeri në vetveprimin e kriminalitetit. Kjo dukuri shoqërore sa vjen e po bëhet më e dukshme në ditët e sotme,  e po jep frytet e tija negative në shoqëri e brenda qelizës familjare. Po ti referohemi ngjarjeve të kohëve të fundit, edhe në vendin tonë,  kjo plagë shoqërore po cënon unitetin e shëndosh të shoqërisë në përgjithësi,  e në veçanti familjet shqiptare. Sa hap e mbyll televizorin,  apo mediet e tjera elektronike e ato shkrimore,  lajmi parë na serviret kriminaliteti. Sa çudi !? Ku po shkojmë o njerzë? Këto sjellje deri në veprim keqadashës,  janë antivlera dhe aspak civilizim të shoqërisë! E gjithë shoqëria,  por edhe instuticionet shtetrore e ato ligjore,  duhet të ngrihemi me forcën shoqërore e ligjeve shtetrore,  me qëllim të vetëm: parandalimin e edukimin e veseve keqadashse të llojit ‘’tigër’’ që kërkon rrënimin e shoqërisë sonë në përgjithësi,  por kjo po ndikon për keq edhe në shoqërinë shqiptare. Ngjarjet e kobshme brenda familjes  kanë tronditur opinionin tonë,  ku forca e ligjit duhet të veporojë në çdo kohë e në çdo aspekt të veprimtarisë shoqërore e atë ekonomike. Që të arrihet kjo,  nga ne të gjithë të ndërgjegjësohemi në nivelin më të lart,  të mbjellim dashuri e respekt për njëri – tjetrin,  në familje piksëpari,  e deri në mbarë shoqërinë tonë për  ti treguar ‘’tigrit’ vendin që meriton,  sigurisht edhe me anën e ligjit të shtetit.

8 Shtator 2024  



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx