Mendime
Adil Fetahu: Shkëmbimi i popullsive midis Greqisë e Turqisë (1923 – 1926)
E hene, 09.09.2024, 05:55 PM
SHKËMBIMI (‘’TRAMPI’’) I POPULLSIVE MIDIS TURQISË E GREQISË (1923 – 1926)
Nga
Adil FETAHU
Paradigma
e shkatërrimit të korpusit musliman në Ballkan
Kriza
lindore e shkaktuar me luftën ruso-turke dhe të shteteve të Ballkanit kundër
Perandorisë Osmane (1876-1878); Kongresi i Berlinit (1878) që njohu pavarësinë
e shteteve të reja të krijuara në territoret e Rumelisë (Evropës Osmane);
pastaj Lufta Ballkanike (1912-1913) dhe
në vazhdim Lufta e Parë Botërore (1914-1918); rënia e tri perandorive (Osmane,
Sovjetike dhe Habzburge), përveç vrasjeve e plagosjeve në masë të forcave
ushtarake edhe më shumë të popullsisë civile,- kanë shkaktuar zhdukjen, dyndjet
dhe dëbimet e popullsive prej një vendi në tjetrin. Në tërë proces të luftërave
dhe dëbimeve, më së keqi dhe më së shumti,
e ka pësuar popullsia muslimane e Ballkanit, e çfarëdo etnie qoftë:
shqiptare, turke, boshnjake, pomake etj. Sepse, shtetet e reja kombëtare të
krishtera: sllave, greke e rumune e
shfrytëzuan rastin për pastrimin etnik nga elementet e hueja etnike.
Për
golgotën e popullsisë muslimane në Luftën Ballkanike dëshmojnë raportet e
LeonTrockit, LeoFreundlichtit, të
Komisionit Carnegie,të DimitrijeTucoviqit dhe të gazetarëve, reporterëve,
misionarëve dhe diplomatëve të kohës.
Sipas
statistikave turke të viteve 1905 dhe 1911, para Luftës Ballkanike në pjesën
europiane të Perandorisë Osmane popullsia muslimane, e të gjitha etnive,
përbënte 51-55% të popullsisë së gjithmbarshme të kësaj treve. Në fazën e
fundit të Krizës Lindore (1912-1926), popullsia muslimane e Rumelisë humbi 27%
të korpusit të saj, të vrarë në luftëra dhe të masakruar nga bandat kriminale
të shteteve ballkanike.
Publikimet
që merren me analizën e procesit të zhdukjes së popullsisë muslimane të
Ballkanit, mbështeten në statistikat zyrtare të regjistrimeve të shtetit Osman,
ndërsa statistikat greke, bullgare e serbe i falsifikojnë ato dhe i paraqesin
si statistika të tyre, pa bërë kurrëfarregjistrimi të popullsive.
Sipas
statistikave turke, në vitin 1911, në pjesën europiane të Perandorisë ishte kjo
strukturë e popullsive (sipas besimeve fetare):
Muslimanë 51%
Grekë 25%
Bullgarë 19%
Të
tjerë 5%
Serbët
nuk i përmend, por ata janë të përfshirë në rubrikën e grekeve dhe bullgarëve.
Statistika turke jep edhe numrat absolute të përkatësisë së popullsive,
gjithnjë sipas besimeve fetare, për të gjitha krahinat e Rumelisë: Këtu po
japim vetëm numrin e përgjithshëm dhe numrin e Muslimanëve për secilën krahinë:
1)Krahina
e Edirnës (pa Stambollin) 1.426.632
Muslimanë 759.706
2)
Selaniku 1.347.955
-
Muslimanë 604.780
3)
Janina 560.835
-
Muslimanë 244.638
4)
Manastiri 1.064.789
-Muslimanë 455.720
5)
Shkodra 349.455
-
Muslimanë 218.089
-
Katolikë 120.611
-
Grekë (ortodoksë) 10.755
6)
Kosova 1.602.949
-
Muslimanë 959.175
Gjithsejt(së
bashku të gjitha besimeve) 6.352.575
Muslimanë 3.242.101
Katolië 148.281
Grekë 1.557.536
Bullgarë 1.220.211
Armenë 33.746
Jevrejë 89.162
Të
tjerë 61.531
Shkëmbimi
i popullsive midis Greqisë e Turqisë
Pas
Luftës së Parë Botërore, në gusht të
vitit 1920, u nënshkrua Marrëveshja e paqes, e njohur si Marrëveshja e Sevros,
që u nënshkrua midis qeverisë së Perandorisë Osmane nga njëra anë, dhe fuqive
të Antantës nga ana tjetër. Me atë Marrëveshje u copëtuan territoret osmane
midis fuqive të mëdha dhe shteteve të ballkanit. Ndër të tjera, Marrrëveshja e
Sevros kishte paraparë që territoret e pushtuara nga Greqia t’i mbetën asaj.
Ndër to ishte Anadolli dhe Izmiri, qytet me rrethinë që kishte një popullsi të
përzier,që të dy palët (edhe pala turke edhe ajo greke) pretendonin se kishin
mbi 51% tëpopullsive të tyre. Prandaj me Marrëveshje ishte paraparë që Izmiri të
mbetet nën okupimin e Greqisë edhe 5 vjet, e pastaj mund të organizohej
referendum për t’u deklaruar populli nëse do t’i bashkohet Greqisë apo Turqisë.
Marrëveshjen e Sevros nuk e kishte ratifikuar
Asambleja nacionale e udhëhequr nga MustafaKemal-pasha (më vonë i quajtur:
Ataturk).
Por, ‘’Megaliidea’’ greke, që Greqia e udhëhequr nga
kryeministri EvangelosVenizellos, të shtrihej në dy kontinente dhe pesë
dete:Jon, Mesdhe, Egje, Marmara dhe Detin e Zi, i kishte rritur apetitet për
pushtime të reja, bile pretendonte të merrte edhe Stambollin, Konstantinopojën
e dikurshëm të Bizantit. Natyrisht, me ndihmën e fuqive të mëdha të Europës. Por,
interesat e fuqive të mëdha nuk i shkonin përshtati pretendimeve greke, prandaj
Greqia veçse iu hyri aventurave për taksiratin e vet në marshimet drejt
Ankarasë, por në gusht-shtator 1921,
thyhen keq te lumi Sakarji, rreth 100 km.larg Ankarasë. Lufta vendimtare midis
Turqisë e Greqisë u zhvillua nga 30 gushti deri 9 shtator 1922, kur forcat
turke e pushtuan Izmirin dhe e shkërmoçën ushtrinë greke e cila, në një kaos të paparë,u detyrua të tërhiqet
nga Azia e Vogël.Me anije e barka, bashkë me ushtrinë greke, ikën edhe mijëra
grekëtë Izmirit dhe rretheve tjera. Më 13 shtator 1922, Izmirin e kaploi
zjarri, ku u dogjën kuartet greke e jermene. Kështu, megali-idea greke u bë hi
e pluhur në Izmir, dhe Greqia pas më se 2500 vjetëve u detyruar të tërhiqet përgjithmonë
nga Azia e Vogël. Për këtë shkak, viti 1922 konsiderohet viti më i keq në
historinë e Greqisë.
Marrëveshja e Llozanës
dhe shkëmbimi i popullsive
Pas triumfit të forcave turke, të udhëhequra nga
MustafaKemal-pasha, qeveria britanike inicoi bisedime të reja për arritjen e
paqes. Konferenca e paqes u mbajt në Llozanë (Zvicër),prej nëntorit 1922, deri
në korrik 1923, kur u arrit marrëveshja, sipas së cilës u anuluan të gjitha
fitoret territoriale greke që kishte arritur me Marëveshjen e Sevros.
Në kuadër të Marrëveshjes së paqes të Llozanës, më
30 janar 1923, ishte nënshkruar Konventa
për këmbimin dhe shpërnguljen e detyrueshme të
popullsive midis Greqisë e Turqisë, ashtu që të gjithë Muslimanët e
Greqisë të shpërnguleshin për në Turqi, ndërsa ortodoksët grekë të Azisë së Vogël
të shpërngulen në Greqi. Shpërnguljet dhe këmbimi i popullsive sipas
Marrëveshjes së Llozanës ka vazhduar deri në vitin 1926. Pretendohet se me këtë
shkëmbim, më se 1 milion ortodoks grekë u shpërngulën nga Azia e Vogël në
Greqi, dhe 380.000 Muslimanë u shpërngulën nga Greqia në Azi të Vogël.
Statistika turke jep numrin e saktë:
398.849 Muslimanëve të
shpërngulur prej Greqie në Azi të Vogël.
Me qenë se Konventa për shkëmbimin e popullsive
bazohej vetëm në përkatësinë fetare, pushteti grek e shfrytëzoi atë formulim
për t’i shpërngulë me dhunë të gjithë Muslimanët, pavarësisht nga etnia e tyre,
që përveç Turqëve, më të shumtit ishin
Shqiptarë të Çamërisë, Epirit dhe Maqedonisë së Egjeut, por kishte Muslimanë
edhe të etnive tjera. Nga Kosturi e Follorina dhe 14 fshatra të tyre, u
shpërngulën rreth 35000 shqiptarë, dhe shumë të tjerë nga Epiri e Çamëria. Falë
angazhimit të Mit’hatFrashërit që ishte ambasador i Shqipërisë në Ahtinë, në
vitin 1926, u ndërpre shpërngulja e Shqiptarëve, në saje edhe të mirëkuptimit
të kryetari të Greqisë, arvanitasit EvangellosPangallos.
Dëbimin e Shqiptarëve nga Greqia, në bazë të
Konventës së Llozanës, shkrimtari Arben Kondie ka trajtuar hollësisht në
romanin e tij historik ‘’Dëbimi’.
Por, ndërprerja e dëbimit të Shqiptarëve Muslimanë
nga Çamëria,u vazhdua gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore (1944), deri sa nuk
mbeti anjë Shqiptar Musliman në Çamëri, veçse tash nuk u shpërngulën për në Turqi,
por në shtetin amë, në Shqipëri.