Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Kryetari Përparim Rama bëhet Paskthim Rama
E shtune, 21.02.2026, 07:00 PM
Kryetari Përparim Rama bëhet Paskthim Rama
Protestë!
Është koha e veprimit, jo e heshtjes.
“Ataturku
nuk do të çuditej po t’i shihte këto që po ndodhin; ai e dinte se ishte
“Islami” njëfarësoj ai që do t’i shkaktonte rrënimin Turqisë.” (Nga Edward
Luttwak: Një shpjegim për Erdoganin/ Ataturku e dinte që islami do ta
shkatërronte Turqinë)
Nga
Hazir Mehmeti, Vjenë
Duhet të jesh tepër naiv, i paditur ose i paguar nga qarqe antikombëtare që, si kryetar kryeqyteti, të biesh aq ulët nën ndikimin e fesë. Islami politik po e gërryen shtetin e Kosovës nga brenda falë sharlatanëve në drejtimin e komunave, shkollave, sindikatave të brishta dhe arsimtarëve naivë e të dobët.
Kushtetuta
e Republikës së Kosovës, para së cilës betohet çdo drejtues, edhe Paskthimi
ynë, shkelet e fyhet brutalisht.
Me
çarë të drejte!
Cila
është logjika e vendimit!
Asnjë
e drejtë nuk eksiton. Së pari kushtetuta e siguron funksionimin laik të
shkollës brenda shtetit laik. A e kupton
Paskthim Rama se çfarë do thotë futje e fesë (aq më keq e njërës fe) në orarin
mësimor. Jam i bindur se nuk e kupton duke qenë i shkolluar jashtë ai nuk e di
kushtetutën, nuk e di historinë kombëtare, nuk e ndien shpirtërisht nevojën e
çlirimit të qytetarit nga dogmat ekstreme fetare kundër të cilave po luftojnë
edhe vendet e burimit të saj: Iran, Irak, Egjipt, Pakistan, Siri.... e vende
tjera. Turqia e largoi religjionin nga
shkollat dhe institucionet publike që në kohën e Ata Turkut. Dhe, Paskthimi le
t’i viziton shkollat publike laike në Turqi, do bindet sa larg ka shkuar
shkenca dhe mësimi mbi shoqërinë në Turqinë moderne. S’ka lutje, s’ka agjërim, s’ka propagandë
religjioze. Feja në objekte fetare dhe
privat. Duke qenë pjesë e Studireise nga Vjena i pashë dhe përjetova nga afër
gjatë disa vizitave para dhjetë vjetëve.
Përse
u dashka tek ne në Kosovën e varfër e të gjakosur të kthehemi në shkolla
mishmashi fetare me mësues mashtrues dhe të dobët. A është ky hap drejtë
përparimit apo kthimit pas?
Si
mund të merret krejt normale humbja e orës mësimore, orës së punës me palë apo
mbyllja zyrave, sporteleve publike për shkak të lutjeve e ceremonive
njëfetare!? Këto ndodhin para syve të pushtetit, bile edhe stimulohen në shumë
raste. Secili i prek këto veprime të
paligjshme dhe shkatërruese. Dhe, kush e
dëshiron këtë!
Shteti
laik e mbron shkollën laike dhe programin e saj mësimor. Është e qytetarit pa
dallim religjioni. Aty mësojnë fëmijët, a kuptohet kjo!
Mësimet
fetare, aktivitetet fetare, janë të tjerave tema dhe në hapësira tjera
programet e të cilave miratohen nga entet përkatëse institucionale të pastruara nga mësimet
urrejtëse, antikombëtare e antinjerëzore.
Mjerisht, në Kosovën e politikës anarkike klanore nuk ka funksionim
normal dhe interes që i duhet vendit si synim për integrimin evropian, forcimin funksional të shoqërisë kosovare.
Këtë synim nuk e duan çarqet Islamike me predikuesit e shkolluar në vendet
konservatore fetare nga lindi fashizmi islamik me shoqëritë e tij, i cili u luftua
dhe po luftohet nga vet arabët progresiv ndihmuar nga bota e zhvilluar me të
drejtat e njeriut si parim jete. Ky
fashizëm i egër në aleancë me Rusinë, Serbinë, Iranin dhe disa satelit të tyre
nuk e donë Kosovën e përparuar e të lirë. Financimet nga vendet armike të
pavarësisë dhe progresit të Kosovës janë të fuqishme dhe duhet zbuluar e ndalur
nga sigurimi i Kosovës dhe duhet dënuar
nga gjyqi kombëtar i Kosovës.
Nuk
është e rastësishme rezultati i PISA- ku Kosova renditet krahas Etiopisë,
Eritresë me nivel të ulët mësimi.
Ky vendim antikushtetues duhet anuluar menjëherë dhe të shkarkohen të gjithë ata që e mbështetën.
Hazir Mehmeti
20 shkurt 2026, Vjenë

Biblioteka Kombëtare Pjetër Bogdani, Prishtinë









