Kulturë
Paulin Z. Zefi: Më 11 shtator 1457, Papa Kaliksti III, i akordon Gjergj Kastriotit-Skënderbeut titullin e lartë dhe të privilegjuar, Atleti ose Kampioni i Krishtit
E merkure, 11.09.2024, 06:55 PM
Paulin Z. Zefi:
Si
sot dhe 567 vite më parë, më 11 shtator 1457, Papa Kaliksti III, i ekzaltuar, i
akordon Gjergj Kastriotit-Skënderbeut titullin e lartë dhe të privilegjuar,
"ATHLETA CHRISTI (Atleti ose Kampioni i Krishtit)."
Në
foto, imazhi më i vjetër i njohur deri më sot i portretit të Kryeheroit, i
realizuar në skulpturë në kohën kur ai ishte 50 vjeç. Koka e bustit të Gjergj
Kastriotit-Skënderbeut gjendet në absidën (kurorën) jugore të “Katedrales së
Shën Jakovit (Katedrala Sveti Jakova)", në qytetin Šibenik të Dalmacisë,
në Kroaci??. Kjo kryevepër e artit
mesjetar, që daton 13 vite para vdekjes së tij, është një kokë e gdhendur në
gur, e cila është punuar nga arkitekti dhe skulptori nga Zara, Juraj Matejev Dalmatinac
më 1455, me ndihmën e skulptorit arbër, Andrea Aleksi nga Durrësi.
Fatmirësisht, kjo skulpturë me dimensione 29.7 x 18.9 cm, gjendet ende e
ekspozuar deri në ditët e sotme pikërisht në vendin e saj origjinal.