Kulturë
Prend Buzhala: Lutja për harmoni hyjnore fetare
E enjte, 05.09.2024, 07:57 PM
LUTJA PËR HARMONI HYJNORE FETARE
DHE
PËR PËRMIRËSIM E PËRSOSJE SHPIRTËRORE
(Ese
interpretues: poezia e Nënës Tereze "LUTJE PËR MUSLIMANËT DHE
INDUISTËT", nga libri "Takohemi nëpër lutje")
Nga
Prend BUZHALA
Nëna Tereze
Takohemi nëpër lutje
LUTJE PËR MUSLIMANËT DHE
INDUISTËT
O
Zot,
të
falenderoj për myslimanët dhe induistët
dhe
për të gjithë miqtë e mij të shtrenjtë mes tyre.
Sa
herë që të takojmë
nëpër
lutje,
ti
na bën krishterë edhe më të mirë,
myslimanë
edhe më të mirë,
induistë
edhe më të mirë.
Jepna
të gjithë neve
dhuratën
e besimit,
që
të dimë të kuptohemi.
---------
Lexim
letrar
Lutjet
që ka shkruar Nëna Tereze kanë edhe trajtë poetike. Kanë një thesar idesh,
mesazhesh, figurash. I tillë është edhe ky tekst me titull "LUTJE PËR
MUSLIMANËT DHE INDUISTËT". Edhe kjo lutje shqipton dëshirën për harmoni
dhe përmirësim ndërmjet njerëzve të feve të ndryshme. Në këtë lutje, ajo
falënderon Zotin për myslimanët, induistët dhe miqtë e saj që i takon, duke
kërkuar që çdo besimtar me përkushtim fetar – i krishterë, mysliman dhe induist
– të bëhet më i mirë.
1.
Ajo
lutet që Zoti të na e japë dhuratën e besimit për ta krijuar mundësinë për
mirëkuptim dhe për respektin e ndërsjellë mes të gjithëve. Qëllimi i lutjes
është që të na ndërgjegjësojë se çdo fe ka potencialin për të kontribuuar në ndërtimin
e një bote më të mirë dhe më të bashkuar përmes forcës së besimit dhe
mirëkuptimit të ndërsjellë.
Lutja
e Nënës Tereze për myslimanët dhe induistët ka një trajtë që kombinon elemente
të një lutjeje të përulur dhe një poezie të përkushtuar, e cila reflekton
thellësinë shpirtërore dhe dëshirën për unitet ndërmjet besimeve.
Lutja
është e ndarë në disa pjesë, duke filluar me falënderim, pastaj me lutje për
mirëkuptim dhe përmirësim shpirtëror. Kjo strukturë e qartë dhe vijëzore,
lineare, ndjek një rrjedhë logjike të qetë.Lutja përshkohet nga një ndjesi e
rregullt dhe nga përsiatjet.
Përdorimi
i frazave të thjeshta dhe të sinqerta, reflekton tone përulësie dhe tone
devocioni. Nuk është një kërkesë egoiste, por një thirrje për të mirën e
përbashkët dhe për të gjithë ata që i përkasin feve të ndryshme.
Si
në shumë lutje tradicionale, lutja e Nënës Tereze i drejtohet Zotit, duke
shprehur një marrëdhënie të drejtpërdrejtë dhe të përulët me Hyjninë. Zoti
përmendet në fillim, duke e vendosur
bazën e kësaj marrëdhënieje.
Lutja
fillon me falenderim për miqtë myslimanë dhe induistë, me vlerësimin dhe mirënjohjen për praninë e
tyre. Kjo pasohet nga kërkesa për dhuratën e besimit dhe mirëkuptimit, për të
na e kumtuar natyrën e lutjes si dialog i përulur dhe shpresëdhënës.
Nëna
Tereze e ngre lutjen nga një referencë specifike fetare në një thirrje
universale për përmirësim të përbashkët. Kjo frymë e universales e bën lutjen
të rezonojë me njerëz të të gjitha besimeve dhe kulturave.
Teksti
ngërthen edhe simbolizmin e besimit: ka një fokus të fortë te përmirësimit
shpirtëror e përsosjes shpirtërore, duke na dëftuar se të gjithë, pavarësisht
besimit, kanë hapësirë për t'u bërë më të mirë në ndjekjen e rrugës së tyre
fetare dhe në marrëdhëniet me të tjerët.
Kjo
trajtë e lutjes e bën këtë një tekst të ndjeshëm dhe të fuqishëm, i cili shpreh
devotshmëri personale dhe bart një mesazh të urtë për unitetin njerëzor dhe
shpirtëror përtej dallimeve fetare.
2.
Nëna
Tereze e nënvizon rëndësinë e përkushtimit të secilës fe për t'i forcuar vlerat
e tyre dhe për të kontribuar në një botë më të mirë dhe më të harmonishme.
Kërkesa për “dhuratën e besimit” nënkupton nevojën për ta kuptuar dhe
respektuar diversitetin fetar dhe kulturor:
që tek të gjithë të arrihet një nivel më i lartë i bashkëpunimit dhe tolerancës.
Në
këtë mënyrë, lutja e saj ka një mesazh universal që tejkalon kufijtë e feve dhe
na kumton, se, përmes besimit dhe dashurisë, çdo njeri mund të vetëdijesohet
dhe të kontribuojë në mënyrë pozitive. Kjo lutje është thirrje për të gjitha
besimet që të kenë një qëndrim të hapur, të kenë respekt ndaj njëri-tjetrit, që
t'i forcojnë lidhjet ndërmjet tyre dhe të ndihmojnë në ndërtimin e një bote më
të mirë në paqe dhe harmoni.
3.
Lutja
e Nënës Tereze është përsiatje sa e thjeshtë
aq edhe e thellë mbi harmoninë ndër-religjioze dhe mbi bashkëjetesën. Në këtë
lutje Nëna Tereze e shpreh falënderimin për të gjithë njerëzit, pa marrë
parasysh përkatësitë e tyre fetare, kërkon që besimtarët e të gjitha feve të
bëhen më të mirë në praktikën e besimit të tyre. Lutja thekson rëndësinë e
besimit dhe kuptimit të ndërsjellë, duke kërkuar nga Zoti që t'i ndihmojë
njerëzit të jetojnë në harmoni dhe ta zhvillojnë një shpirt më të mirë në
përkushtimin e tyre ndaj fesë dhe njerëzimit. Kjo lutje është thirrje për unitet dhe mirëkuptim mes
njerëzve të ndryshëm, duke u mbështetur në besimin dhe respektin e ndërsjellë.
Është
një lutje e ndjeshme, në të cilën Nëna Tereze, shqipton lidhjen për unitet dhe
respekt ndërmjet feve të ndryshme.
4.
Lutja
ka trajtën e një bisede të shkurtër për paqen ndërmjet besimtarëve të feve të
ndryshme. Mishëron thellësinë e dashurisë dhe përulësisë që ajo ndiente për të
gjithë njerëzit, pavarësisht besimit të tyre fetar.
Ajo
e falënderon Zotin për miqësinë dhe bashkimin në lutje me të tjerët, duke
theksuar rëndësinë e tolerancës dhe mirëkuptimit reciprok.
Nëpërmjet
kësaj lutjeje, Nëna Tereze shpreh bindjen e saj se feja nuk duhet të jetë shkas
për ndarje, por përkundrazi, një udhë për ta përmirësuar vetveten dhe të
tjerët. Çdo takim me Zotin, sipas saj, i bën njerëzit më të mirë në fenë e tyre
dhe forcon besimin e ndërsjellë. Kjo është një lutje për dhuratën e besimit,
për ta ndjekur rrugën e besimit personal dhe për të ndërtuar ura mirëkuptimi
dhe të respektit ndërfetar.
Në
këtë kontekst, Nëna Tereze thërret për një botë ku njerëzit bashkohen në
adhurim dhe në mirësi të përbashkët, në
përkushtim për njëri-tjetrin, duke tejkaluar dallimet fetare.
Pra,
mesazhi kryesor i lutjes së Nënës Tereze është thirrja për unitet dhe
mirëkuptim ndërmjet njerëzve.
Ajo
thekson se feja duhet të na bëjë njerëz më të mirë: pavarësisht dallimeve fetare, të gjithë duhet
ta kërkojmë dhuratën e besimit për ndërtimin e harmonisë, tolerancës dhe
respektit të ndërsjellë.
5.
Lutja
e Nënës Tereze bart një pasuri të thellë vlerash tekstuale dhe poetike, si dhe
ide që reflektojnë frymën e saj humanitare dhe universale.
Këto
vlera janë: thjeshtësia dhe qartësia, ritmi dhe struktura, përsëritja
(epifora), simbolika e besimit dhe
imagjinata poetike.
Teksti
është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë e që i jep lutjes një ndjesi përulësie
dhe sinqeriteti. Ky stil është karakteristik për poezinë e lutjeve. Mesazhi
bëhet më i afërt dhe më i kuptueshëm për lexuesit.
Lutja
ndjek një ritëm të qetë dhe të qëndrueshëm, që i jep përjetim të natyrshëm dhe
reflektues, duke gjakuar paqe dhe përkushtim.
Përdorimi
i togfjalëshit “më të mirë” përsëritet
për ta theksuar transformimin pozitiv që vjen nga lutja dhe besimi, pa marrë
parasysh fenë. Kjo përsëritje krijon efekt poetik që e forcon idenë qendrore të
përmirësimit shpirtëror.
Lutja
për dhuratën e besimit shprehet si mjet për t'i tejkaluar ndarjet dhe për ta
krijuar një botë të përbashkët, ku mirëkuptimi është themelor. Ky shkallëzim
epiforik e ngre lutjen nga një tekst thjesht fetar në një poezi të lidhjes së
përbashkët njerëzore.
Përfytyrimi
i takimeve “nëpër lutje” krijon një imazh të qartë të bashkimit shpirtëror
midis njerëzve të feve të ndryshme, duke evokuar ndjesinë e afërsisë përtej
kufijve të dukshëm.
6.
Nga
ana tjetër, ky tekst ngërthen një thesar idesh, siç janë: uniteti ndërfetar,
forca e lutjes, mirëkuptimi dhe toleranca dhe besimi si dhuratë.
Nëna
Tereze shpreh idenë se besimi, pavarësisht formës së tij, ka një qëllim të
përbashkët – të na bëjë njerëz më të mirë. Kjo përforcon idenë e respektit dhe
harmonisë ndërmjet komuniteteve fetare.
Ajo
beson se lutja ka fuqi transformuese dhe lidhëse, duke i bërë njerëzit më të
mirë në praktikat e tyre fetare dhe më të hapur ndaj të tjerëve. Në thelb,
lutja thërret për një botë ku feja nuk është burim ndarjeje, por një udhë për
ta kuptuar dhe respektuar njëri-tjetrin, duke kultivuar tolerancë dhe
bashkëjetesë.
Nëna
Tereze shpreh idenë se besimi nuk është thjesht një zgjedhje personale, por një
dhuratë hyjnore që na ndihmon të krijojmë një botë më të mirë përmes
mirëkuptimit dhe dashurisë.
Kombinimi
i thjeshtësisë poetike dhe thellësisë së ideve, e bën këtë lutje një thirrje të
fuqishme për paqe dhe përmirësim shpirtëror, duke u shërbyer si frymëzim të
gjithë njerëzve, pavarësisht besimit të tyre.
7.
Dihet
se lutjet ngërthejnë edhe përsëritjen e fjalëve, togfjalëshave, frazave të tëra
dhe njësive të tëra tekstore.
Kështu,
edhe te kjo lutje shfaqet ky procedim tekstor, në këtë rast, siç është
epifora. Epifora është një figurë
stilistike ku një fjalë ose frazë përsëritet në fund të disa vargjeve, fjalisë
ose frazave të një teksti për të theksuar një ide ose për të krijuar një efekt
ritmik.
Në
lutjen e Nënës Tereze, epifora shfaqet në përsëritjen e togfjalëshit "edhe
më të mirë" në fund të tri vargjeve të njëpasnjëshme:
"...ti
na bën të krishterë edhe më të
mirë,"
"...myslimanë
edhe më të mirë,"
"...induistë
edhe më të mirë."
Përsëritja
e togfjalëshit "edhe më të
mirë" nënvizon idenë se, përmes lutjes dhe përkushtimit ndaj Zotit, secili
njeri, pavarësisht besimit të tij, mund të bëhet më i mirë shpirtërisht dhe në
pikëpamje etike.
Kjo
epiforë shërben për t'i lidhur besimet e ndryshme (krishterimin, myslimanizmin
dhe hinduizmin) në një qëllim të përbashkët të përmirësimit. Lutja bëhet kështu
një akt bashkimi dhe solidariteti përmes idesë universale të zhvillimit
shpirtëror.
Epifora
krijon një ritëm të qëndrueshëm dhe një muzikalitet të lehtë që e bën lutjen të
tingëllojë më poetike dhe më e këndshme për t'u recituar ose lexuar. Ku aspekt
e thekson përulësinë dhe përkushtimin e sinqertë. Përdorimi i epiforës në
lutje, pra, na ndihmon për ta përforcuar dhe për t'i dhënë një theks më të
fortë idesë kryesore të tekstit – që feja dhe lutja të na bëjnë njerëz më të
mirë, pavarësisht besimeve tona.
Tek
të gjitha lutjet e saj të panumërta, pothuajse, nuk mungon asnjëherë apelativi:
O Zot, o Hyj etj. Ky apelativ mishëron autoritetin suprem dhe madhështinë
hyjnore. Lutja fillon me këtë apelativ (thirrje), duke vendosur qartësisht se i drejtohet një
qenieje që është mbi gjithçka tjetër dhe që ka fuqinë të dëgjojë dhe të
përgjigjet. Apelativi "O Zot"
në lutjen e Nënës Tereze luan rolin qendror, si shprehje e përulësisë dhe e
besimit. Shërben si adresim i
drejtpërdrejtë ndaj Hyjit, duke vendosur një marrëdhënie të ngushtë
përshpirtërie dhe të sinqertë mes Lutësit dhe Krijuesit, për të reflektuar, nga
ana tjetër, disa aspekte thelbësore.
Përmes
këtij apelativi, Nëna Tereze nuk i drejtohet një Zoti specifik të krishterimit,
myslimanizmit, apo hinduizmit, por një Zoti universal që i bashkon të gjithë njerëzit. Kjo zgjedhje
krijon një frymë universale dhe gjithëpërfshirëse, për t'i shmangur ndarjet
fetare dhe për ta promovuar idenë e një hyjnie të përbashkët për të gjithë
njerëzit.
Përdorimi
i apelativit "O Zot" shpreh përulësinë e lutësit (lutëses) që është
e ndërgjegjshme për vogëlsinë e saj përballë madhështisë hyjnore. Ky devocion i
sinqertë dhe i përulur, e bën lutjen të fuqishme dhe ndikon emocionalisht te
lexuesi.
Ky
theksim, si dialog me Krijuesin suprem,
e
përforcon idenë e një lidhjeje të drejtpërdrejtë dhe personale me Hyjin.
Ndjenja e afërsisë e bën lutjen më të sinqertë, më të brendsbme, përjetohet si
një ndjesi intime e komunikimit të hapur me Zotin. Nëna Tereze krijon ndjesinë
e fortë të përbashkësisë shpirtërore dhe përulësisë ndaj një fuqie më të madhe
që përfshin të gjithë njerëzimin.
(5 shtator 2024)