E premte, 02.05.2025, 03:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Habazaj: Vlonjati mbjell lule shqipe

E shtune, 31.08.2024, 04:06 PM


VLONJATI MBJELL LULE SHQIPE

Akademikut Shaban Demiraj

Nga Albert HABAZAJ

Gjuha shqipe, mjalt' e ëmbël,

Gjuhë e Mëmëzonjës sime,

S'ka në bot' si gjuh' e nënës,

Të kënaq er' trëndeline.

Rron ajo, që rrojme ne;

Naime të tjer' pat fat,

Djem që për të bëjnë be,

Midis tyre një vlonjat.

Burr' që vë një gur për kombin,

Shok me djalë të Petro Ninit,

Për këtë gjuhë të ekzistences

Sa Çika - pesh' e mendimit.

Vlora korife ka lindur

Që matet me korifej

Me nj' Aleksandër Xhuvan,

Me një Eqerem Çabej.

Mbolli, mbolli lule shqipe,

Arom' ilirike mbushur,

Ky det me vullnet Balzaku,

Në Panteon është futur.

Do të mbjell' sa të ket' frymë

Të tilla lule me vlerë,

Se prapa tij do të vinë

Shaban Demiraj të tjerë.

L'Aquila, Itali, 14,02.2000

[Botuar në vëllimin tim poetik "Mërgata e luleve", Tiranë, Globus R, 2006, f. 103].



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx