Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Kryqëzimi i Jezu Krishtit sipas Sadik Bejkos
E enjte, 29.08.2024, 05:57 PM
KRYQËZIMI I JEZU KRISHTIT SIPAS SADIK BEJKOS
Nga
Timo Mërkuri
Historia
e kryqëzimit të Krishtit e shkruar në Bibël është thelbi i krishtërimit, por
poetët e shohin këtë kryqëzim në aspekte të ndryshme. Kështu, poeti Sadik
Bejko, në poezinë e tij "Krishti kryqëzohet në tokë" e shndërron këtë
histori të shenjtë në një metaforë të fuqishme për vuajtjen dhe realitetin
tokësor të njeriut dhe e përdor figurën e Krishtit për të reflektuar mbi
pashmangshmërinë e vuajtjes dhe sakrificës në jetën njerëzore, duke i qasur
këto tema në mënyrë ekzistencialiste. Poezia e tij sfidon idenë e një shpëtimi
përfundimtar sipas krishtërimit dhe e zhvendos fokusin te realiteti i ashpër
tokësor,ku njerëzimi është i destinuar të përjetojë vuajtje të vazhdueshme.
I-Poezia
"Krishti kryqëzohet vetëm në tokë" e Sadik Bejkos është një shprehje e
meditimeve filozofike dhe ekzistenciale, duke u fokusuar në temat e njerëzimit,
sakrificës dhe realitetit të kufizuar tokësor. Kjo poezi ngërthen tensionin mes
dëshirës për transcendencë e nevojës për të pranuar realitetin tokësor.
1.
Poezia hapet me evokimin e një çasti të përkohshëm dhe të paprekshëm që
qëndron në kufirin mes realitetit dhe ëndrrës. Në vargun "Prekëm në kufirin e dritës," poeti
sjell përpara një moment mistik të kontaktit me diçka joreale, që nënkupton një
aspiratë për diçka përtej tokës.Ky çast ëndërrimtar na shpie në një vend të
largët dhe mistik, të simbolizuar si "vendin
diku, pak sa një gisht nën Hënë". Megjithatë, ky vend mbetet i
paarritshëm dhe i huaj për njerëzimin, duke përforcuar idenë e një bote më të
lartë shpirtërore që është gjithmonë përtej kapjes sonë.
2.
Shfaqja e momentit të përmbushjes së ëndrrave është e brishtë dhe e përkohshme,
një shans i rrallë që dështon të realizohet. Akti i fluturimit metaforik
përfaqëson aspiratën për të kapërcyer kufijtë e ekzistencës tokësore, por
përfundon me një kthim të pashmangshëm në tokë: "Por… hap-mbyll sytë, prapë ramë në tokë." Ky kthim në realitet
përbën një pranim të kufizimeve të njerëzimit, duke pranuar sërish "hallit, vuajtjen, ankthin," dhe
duke treguar se çdo përpjekje për të shpëtuar nga kjo realitet tokësor është e
destinuar të dështojë.
3.
Tema e sakrificës është e eksploruar përmes figurës së Krishtit, i cili "kryqëzohet vetëm në tokë." Në
këtë kontekst, sakrifica e Krishtit është e lidhur ngushtë me realitetin e
hidhur dhe peshën e vuajtjes njerëzore.Poezia sugjeron se ndonëse ekzistojnë
aspirata për një gjendje më të lartë, parajsore, njerëzimi është i dënuar të
përjetojë sfida dhe të përballojë realitetet e vështira të tokës. Vargu "Në tokë… të fitojmë tokën" nënvizon
një pranim të plotë të kësaj situate dhe një fokus të qëndrueshëm te jeta
tokësore si fushë e përvojës dhe e sakrificës njerëzore.
4.
Stili artistik i Bejkos në këtë poezi përfshin përdorimin e gjuhës simbolike
dhe figurave të fuqishme letrare. Metaforat si "kufiri i dritës" dhe "vend
sa një gisht nën Hënë" pasqyrojnë ndarjen mes realitetit dhe
aspiratës, duke krijuar një kontrast midis tokës dhe qiellit, njerëzores dhe
hyjnores. Kjo ndarje thekson tensionin midis asaj që është e kapshme dhe asaj
që mbetet gjithmonë përtej mundësive tona.
5.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i stilit të Bejkos është përdorimi i
personifikimit dhe elementeve surrealiste. Në vargun "Bota bëhet tjetër, Ndodh: dhe në ujë perlash mund të zhgërryhen derrat,"
poeti shpreh një përmbysje të papritur të rregullave të natyrës. Kjo figurë
krijon një ndjesi surrealizmi dhe absurditeti, duke reflektuar momentet e
papritura dhe të pabesueshme të jetës, dhe duke e lidhur këtë me absurditetin e
përpjekjeve për të arritur transcendencën.
6.
Ritmi dhe kadenca e poezisë janë të ndërtuara me kujdes, ku ndërrimet e frazave
të shkurtra dhe të gjata pasqyrojnë lëvizjen midis shpresës dhe dëshpërimit. Përsëritja
e fjalëve "të fitojmë tokën"
përforcon nevojën për të pranuar dhe zotëruar realitetin tokësor.Kjo poeziështë
një reflektim i fuqishëm mbi gjendjen njerëzore dhe tensionin e vazhdueshëm,
midis dëshirës për diçka të lartë dhe nevojës për të jetuar në tokë, në një
realitet të ashpër dhe të pakapërcyeshëm.
Në
thelb, "Krishti kryqëzohet vetëm në tokë" është një poezi që shpreh
tensionin midis dëshirës për të kaluar kufijtë e ekzistencës njerëzore dhe nevojës
për të pranuar realitetin dhe peshën e vuajtjes në jetën tokësore.Stili i
fuqishëm simbolik dhe përdorimi i figurave letrare e bëjnë këtë poezi një vepër
me ndikim të thellë filozofik dhe emocional.
II-
Natyrshëm lind pyetja: Pse poeti thotë që "Krishti kryqezohet vetem ne
toke"? Fraza "Krishti kryqëzohet vetëm në tokë" bart një kuptim
filozofik dhe teologjik. Poetët shpesh përdorin simbole për të shprehur ide dhe
në këtë rast, Bejko e përdor figurën e Krishtit për të shqyrtuar natyrën e vuajtjes
njerëzore dhe kufizimeve të ekzistencës tokësore.
1.Në
kontekstin e poezisë, "Krishti kryqëzohet vetëm në tokë" sugjeron se
akti i sakrificës së Krishtit –simbol i vuajtjes dhe shpëtimit – ndodh “vetëm në
tokë”, brenda kufijve të botës njerëzoredhe jo në një realitet hyjnor apo të përtejmë, qiellor. Kjo frazë
përfaqëson idenë se vuajtja, sakrifica dhe kryqëzimi janë pjesë e pashmangshme
e ekzistencës njerëzore. Nëse Krishti, si simboli i shpëtimit dhe i hyjnores,
kryqëzohet vetëm në tokë, atëherë edhe njerëzit janë të dënuar të përballen me
“kryqëzimet” e tyre, me vuajtje dhe sfida brenda realitetit tokësor, pa asnjë
mundësi për t’i shpëtuar plotësisht.E parë në kontekstin e kohës kur u shkrua
(viti 1996) kjo poezi e Bejkos është zhgënjimi i pas viteve ’90, kur ëndërohej
që rrëzimi I komunizmit do sillte parajsën në tokëpor erdhi një tjetër realitet. Patëm liri, por jo
punë,patëm demokraci por jo bukë, rinia morri masivisht rrugën e emigracionit
dhe vendi po boshatisej. Parë në këtë kontekst mund të themi se “poezia e
Bejkos ështëmëtokësore” në krahasim psh me poezinë “Krishti u kryqëzuar në
Leshnicë” e Kacalidhës për të cilën do flasim më pas.
2.Fraza
mund të interpretohet si një reflektim mbi natyrën njerëzore, që është
thellësisht e lidhur me vuajtjen, por gjithashtu sugjeron se sakrifica është
një proces që mund të ndodhë vetëm në këtë jetë, në këtë botë, jo në një botë
ideale apo të përsosur.
III.Artistikisht,
poezia e Bejkos ka qasje me disa rryma të modernizmit, veçanërisht me
ekzistencializmin dhe simbolizmin.
1.Dimë
që në përqendrim të rrymës së ekzistencializmit është shqetësimi për vuajtjen
njerëzore, absurditetin e ekzistencës dhe kërkimin për kuptim në një botë që
shpesh duket e kotë. Poezia e Bejkos reflekton këtë shqetësim, duke theksuar se
njeriu është i detyruar të përballet me realitetin e jetës, ku sakrifica dhe
vuajtja janë të pashmangshme.Këtë qasje e gjemë te pasazhet e mëposhtëme të
poezisë "Krishti kryqëzohet në tokë":a)-Vargu: "Krishti prapë mund të vihet në kryq e
mund" përfaqëson idenë e ciklit të vuajtjes dhe sakrificës, një temë
thelbësore në ekzistencializëm. Vuajtja nuk është diçka që ndodh një herë, por është
një proces i përsëritur që përshkon ekzistencën njerëzore., b)-Te vargu:"Njerëzorë jemi, tepër njerëzorë" poeti thekson kufizimet dhe brishtësinë e
natyrës njerëzore. Pranimi i këtyre kufizimeve dhe përballja me realitetin janë
elemente të mendimit ekzistencialist., c)-Te dy vargjet:"Të fitojmë, pra, Tokën, /Të fitojmë prapë hallin, vuajtjen, ankthin
tonë" nxitet pranimi i vuajtjes
dhe ankthit si pjesë të pandashme të jetës njerëzore, duke reflektuar një
qëndrim ekzistencialist që refuzon shpëtimin ose arratisjen nga realiteti
tokësor. Ky varg , duhet zbërthyer në aspektin se:“Të fitojmë, pra, Tokën” jo vetëm pse jemi njerëzorë, jo vetëm se
mund: “Të fitojmë prapë hallin, vuajtjen,
ankthin tone”, kryqëzimin tonë, por së paku se do jemi të plotësuar si njerëz,
shprehur te vargu: "Njerëzorë jemi,
tepër njerëzorë”ç)-Thirrja: ”Në
tokë...të fitojmë tokën" për të
pranuar e zotëruar realitetin tokësor shfaq qasjen ekzistencialiste ndaj jetës,
duke përqafuar realitetin dhe sfidat që vijnë me të.
2.
Në qasje me rrymën e simbolizmit, fraza "Krishti kryqëzohet vetëm në
tokë" është simboli që e lidh vuajtjen reale njerëzore me një ngjarje me
rëndësi të madhe fetare e historike si kryqëzimi I Krishtit. Simbolizmi në
poezinë e Bejkos e pasurontekstin duke krijuar shtresa kuptimore që shkojnë
përtej asaj që është e dukshme dhe për faktin se ky simbolizëm është shumëdimensional
dhe i ngarkuar me kuptimshmëri të gjerë. Krishti, një figurë qendrore në krishtërim
që përfaqëson shpëtimin dhe sakrificën supreme, në këtë poezi merr një rol
simbolik që reflekton gjëndjen njerëzore, vuajtjen dhe kufizimet e jetës
tokësore që e përthyer në prizmin modernist shfaqet si simbol i shumëfishtë
konkretisht:
a.
Në poezinë e Bejkos, Krishti simbolizon vuajtjen
universale që është pjesë e pashma-ngshme e jetës njerëzore. Akti i
kryqëzimit, që tradicionalisht shikohet si një sakrificë për shpëtimin e
njerëzimit, këtu përfaqëson peshën e dhimbjes dhe vuajtjes që secili individ
përjeton në jetën e tij. Vargu:"Krishti
prapë mund të vihet në kryq e mund."sugjeron se vuajtja e Krishtit nuk
është një ngjarje e përfunduar, por një proces që mund të përsëritet
vazhdimisht, duke reflektuar natyrën e pandërprerë të vuajtjes në këtë botë.b
b.
Krishti i kryqëzuar simbolizon pashmangshmërinë
e sakrificës në jetën njerëzore. Në Bibël, kryqëzimi i Krishtit shprehet si
një akt i domosdoshëm për shpëtimin e njerëzimit, në poezinë e Bejkos, ky akt
lexohet si një simbol i sakrificës
që çdo njeri duhet të bëjë në jetën e tij, në një realitet ekskluzivisht
tokësor. Vargjet:"Të fitojmë, pra,
Tokën / Të fitojmë prapë hallin, vuajtjen, ankthin tonë," shprehin
idenë se njerëzit janë të dënuar të përballen dhe të pranojnë sakrificën dhe
vuajtjen si pjesë të natyrshme të ekzistencës së tyre.
c.
Duke thënë se "Krishti kryqëzohet vetëm në tokë," poeti thekson që
vuajtja dhe sakrifica ndodhin vetëm në këtë botë, duke e bërë Krishtin simbol të realitetittokësor të ngulitur
thellë në përvojën njerëzore. Kjo e lidh Krishtin jo vetëm me një akt
shpirtëror të shpëtimit, por me realitetin fizik dhe emocional të jetës në
tokë. Te vargjet:"S’qenkësh gjë, /
s’paskësh qenë gjë ai vendi i një gisht nën-Hënës." poeti nënvizon se
çdo aspiratë për ekzistencë të përtejme apo hyjnore është e pakuptimtë, duke e
zhvendosur fokusin drejt realitetit tokësor.
ç.
Krishti në këtë poezi simbolizon refuzimin
e idesë së një shpëtimi transcendent
dhe e sjell fokusin tek përvoja njerëzore si një përvojë që është e ngulitur në
kufijtë e kësaj bote. Kjo simbolikë është në kontrast me interpretimet
tradicionale të Krishtit si shpëtimtar hyjnor që e çon njerëzimin drejt jetës
së përjetshme. Vargjet:"Në tokë… të
fitojmë tokën." tingëllon si një thirje që,në vend që të aspirojmë për
një botë, parajsore poeti na thërret të përballemi me realitetin tonë dhe të
pranojmë se ky është vendi ku ndodhin të gjitha betejat tona. Në kontekstin e
analizës sonë shprehja "transcendencë", që vjen nga fjala latine
"transcendere" do të thotë
"të kalosh përtej". Në kontekst filozofik dhe fetar, transcendenca i
referohet diçkaje që ekziston përtej përvojës fizike dhe kufijve të botës
materiale.Kjo përfshin konceptet që janë përtej të kuptuarit tonë të zakonshëm,
si p.sh.hyjnitë, shpirtin e përjetshëm, ose një realitet më të lartë që nuk është
i prekshëm nga shqisat tona. Kur flasim për "transcendencë," shpesh
nënkuptojmë diçka që tejkalon realitetin e zakonshëm dhe që lidhet me botën
shpirtërore, hyjnore ose metafizike. Psh, në shumë fe, Zoti konsiderohet si
qenie transcendente sepse ekziston përtej botës së prekshme dhe perceptueshme. Në
kontekstin e poezisë "Krishti kryqëzohet vetëm në tokë" të Bejkos,
refuzimi i transcendencës do të thotë që poeti vendos theksin te realiteti
tokësor dhe njerëzor, duke mos i dhënë rëndësi apo duke mos pranuar një
realitet hyjnor ose shpirtëror që është përtej botës sonë fizike. Kjo reflekton
një qasje që thekson rëndësinë dhe pashmangshmërinë e jetës dhe vuajtjes në
tokë, pa shpresuar në një shpëtim hyjnor të përtejbotshëm.
III-Duke
e lexuar me vëmëndje këtë poezi përballesh më dendësi rrymash moderniste të cilave ajo u qaset, jo
thjeshtë me cikje me “bëryl”. Le ta shohim këtë dendësi rrymash .
1.
Surrealizmi, me theksin e tij në
nënvetëdijen, ëndrrat dhe realitetin e përmbysur, është një qasje që dallohet
në poezinë e Bejkos. Elementet e realitetit të përmbysur e të papritur, si
fraza "dhe në ujë perlash mund të
zhgërryhen derrat," sugjerojnë një ndjesi surrealiste.Kjo figurë
artistike krijon një ndjenjë të absurditetit dhe disorientimit, që është
karakteristikë e surrealizmit.
2.
Në frymën e absurdit, një qasje që shpesh lidhet me filozofinë
ekzistencialiste, poezia e Bejkos reflekton absurditetin e përpjekjeve njerëzore për të arritur diçka më të
lartë apo për të kapërcyer kufijtë e natyrës njerëzore. Në poezinë e tij,
përpjekjet për të arritur një realitet të përtejme (si fluturimi drejt vendit nën Hënë) rezultojnë të kota dhe përfundojnë
me një kthim të pashmangshëm në realitetin e vështirë dhe tokësor.Vargjet:"Por… hap-mbyll sytë, prapë ramë në
tokë." reflektojnë zhgënjimin që vjen pas një përpjekjeje për t’i
shpëtuar realitetit tokësor, vetëm për të u rikthyer në të njëjtën situatë të
vështirë dhe të pashpresë.
4.
Ekspresionizmi, rrymë artistike që
thekson shprehjen subjektive të përvojave të brendë-shme dhe emocioneve të
forta, është i dukshëm në këtë poezi. Përshkrimi i realitetit si i errët dhe i
dhimbshëm dhe përdorimi i figurave të fuqishme si kryqëzimi i Krishtit si një
metaforë për vuajtjen njerëzore, janë karakteristika të një qasjeje
ekspresioniste, që shihet te vargu:"Krishti
prapë mund të vihet në kryq e mund."
5.
Nëse poezia interpretohet përmes lentes së postmodernizmit,
ajo mund të shihet si një dekonstruksion i miteve tradicionale dhe vlerave të
shpëtimit e sakrificës. Duke e vendosur kryqëzimin e Krishtit në një kontekst
thjesht tokësor dhe duke sugjeruar se nuk ka asnjë shpëtim apo zgjidhje për
vuajtjen njerëzore përtej kësaj bote, Bejko mund të perceptohet duke sfiduar
dhe riinterpretuar narrativat tradicionale të religjionit kristian.Te vargu:
"S’qenkësh gjë, s’paskësh qenë gjë
ai vendi i një gisht nën-Hënës." vetë fraza sfidon idenë e ekzistencës
së një realiteti më të lartë , hyjnor, parajsor apo shpëtimi përtej tokës, duke
theksuar boshllëkun e aspiratave të tilla dhe duke zhvendosur vëmendjen drejt
realitetit të jetës tokësore.
6.
Mund të përmendim dheminimalizmin, i cili karakterizohet nga
përdorimi i një gjuhe të thjeshtë dhe të përmbledhur për të shprehur ide të
mëdha. Bejko përdor fraza të shkurtëra dhe të fuqishme për të shprehur ide të
thella ekzistenciale: Psh vargjet:"Njerëzorë
jemi, tepër njerëzorë…"përmbledhin në mënyrë minimale thelbin e
ekzistencës njerëzore, duke theksuar natyrën tonë tokësore dhe kufizimet që
vijnë me të.
Këto
qasje të ndryshme artistike ndihmojnë në shpalosjen e shtresave të shumta të
kuptimit në poezinë "Krishti kryqëzohet vetëm në tokë" së Bejkos,
duke e pasuruar interpretimin e saj dhe duke theksuar kompleksitetin e përvojës
njerëzore që poeti përpiqet të shprehë.Sigurisht që poeti këto rryma nuk i ka
rreshtuar paraprakisht në fletoren e tij me synim që tu gjente vendin në
vargje, përkundrazi rrymat kanë lindur në procesin e frymëzimit krijues ashtu
siç ngjizen fëmijët në embrion me seksin përkatësdhe sipas kësaj natyre kanë
gjetur vendin në vargje. Ajo që duam të shtojmë është se ky është “reaksion”
ndjesor i një talenti në aktivitet që në momente të caktuara “shpërthimi” formësohet
në vargje.
IV-Në
poezinë e Bejkos, ka një lidhje të thellë midis idesë së transcendencës dhe
përdorimit të simbolizmit.Kjo lidhje vërehet në mënyrën se si idetë dhe
konceptet që shkojnë përtej përvojës së drejtpërdrejtë ose botës fizike
përfaqësohen përmes simboleve.Në kontekstin poetik, simbolet përdoren për të
shprehur ide të thella shpirtërore ose filozofike, të cilat janë të vështira
për t'u komunikuar drejtpërdrejt. Te lidhja midis transcendencës dhe simbolizmit
në poezinë e Sadik Bejkos konstatojmë se: Krishti është simbol i
transcendencës, duke përfaqësuar konceptin e shpëtimit hyjnor dhe një realitet
më të lartë që është përtej botës tokësore. Megjithatë, në poezinë e Bejkos, ky
simbol i Krishtit është "zbritur" në tokë, ku përvojat dhe vuajtjet e
njerëzimit janë të përqendruara.
1.
Te poezia e tij Bejko e përdor Krishtin si një simbol për të shprehur idenë se
vuajtja dhe sakrifica ndodhin vetëm në
realitetin tokësor. Me shprehjen "Krishti kryqëzohet vetëm në
tokë," poeti sugjeron se çdo përpjekje për të arritur transcendencën është
e destinuar të dështojë, pasi e lidh Krishtin jo me një shpëtim transcendent,
hyjnor, por me një përvojë të thellë njerëzore dhe tokësore.Te vargjet:"S’qenkësh gjë, s’paskësh qenë gjë ai vendi i
një gisht nën-Hënës."poeti e përdor simbolin e Krishtit për të
sugjeruar se nuk ka një vend të jashtëzakonshëm, transcendental,qiellor ku
njerëzimi mund të gjejë shpëtim; çdo gjë ndodh në tokë.Në këtë aspect themi se
simbolizmi i Krishtit shfaqet si refuzim i transcendences.
2.
Tradicionalisht, Krishti si simbol përfaqëson shpëtimin dhe shpresën për një
jetë të përjetshme në një realitet të përtejshën qiellor. Por në këtë poezi,
Bejko e përmbys këtë simbolizëm,
duke e vendosur Krishtin dhe kryqëzimin e tij në një kontekst të thjeshtë
tokësor. Kjo përmbysje simbolike reflekton idenë se shpëtimi nuk është një
realitet transcendental, por një koncept që duhet të ballafaqohet brenda
përvojave njerëzore në tokë. Kjo duket te vargjet:"Në tokë… të fitojmë tokën." ku në vend që të aspirojmë për një
realitet qiellor, poezia nënkupton se duhet të fokusohemi në jetën tonë
tokësore dhe ta pranojmë atë si realitetin e vetëm ku mund të ndodhin përvojat
tona.
3.
Mund të flasim dhe për simbolizmi dhe idenë e transcendencës së pamundur, pasi
duke përdorur simbole dhe duke i vendosur ato në një kontekst tokësor, poeti
ekspozon idenë se kalimi përtej kufijve të botës fizike, është iluzion, ide kjo
e përfaqësuar përmes simboleve dhe
metaforave që theksojnë kotësinë e përpjekjeve për të kapërcyer realitetin
njerëzor dhe që e shohim te vargjet:."Por…
hap-mbyll sytë, prapë ramë në tokë.", por unë do ftoja lexuesit që të
shihte mjeshtërinë poetike të zbërthimit të simbolit në prizmin e kuptimshmë-risë
së rrymave moderniste.
V-E
analizuar në këtë kontekst themi se mesazhi
poetik i poezisë "Krishti kryqëzohet vetëm në tokë" nga Sadik Bejko
përqendrohet në sfidën e njerëzimit për të gjetur kuptimin dhe shpëtimin në një
botë të mbushur me vuajtje dhe realitete të ashpra. Poezia sugjeron se ndonëse
njerëzit kanë aspirata për transcendencë dhe një gjendje më të lartë
shpirtërore, ata janë të dënuar të përballen me sfida dhe vuajtje të
vazhdueshme në jetën tokësore.Përmes simbolit të Krishtit dhe kryqëzimit të tij
në tokë, poeti thekson idenë se shpëtimi dhe sakrifica janë të lidhura ngushtë
me realitetin njerëzor, dhe se përpjekja për të kapërcyer këtë realitet mbetet
e paarritshme.Ky mesazh përbën një reflektim mbi konditën njerëzore, duke i
bërë thirrje lexuesit të pranojë dhe të përballet me realitetin e pashmangshëm
të jetës në tokë.
VI-Duhet
të ndalemi dhe të kuptojmë se interpretimi që Bejko i jep kryqëzimit të
Krishtit në poezinë e tij nuk synon të zhvlerësojë Krishtin, krishtërimin apo
aktin e kryqëzimit.Përkundrazi, ai përpiqet të theksojë se kryqëzimi ndodhi për
njerëzit dhe në tokë, duke e përqendruar aktin e sakrificës së Krishtit si një
ngjarje thellësisht tokësore që ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën njerëzore.
Duke
vendosur fokusin te fakti që Krishti u kryqëzua në Golgotha, Bejko na kujton se
kjo ngjarje ndodhi në një kontekst konkret, historik dhe tokësor. Kështu,
sakrifica e Krishtit merr një kuptim të prekshëm për njerëzit, duke theksuar që
ky akt u krye për të sjellë shpëtim dhe kuptim në jetën tokësore të njerëzimit.
Ngjitja e Krishtit në qiell si bir i Zotit vjen pas kryqëzimit, por Bejko
zgjedh të përqendrohet në aspektin e sakrificës që ndodhi në tokë, për të
nënvizuar ndikimin dhe rëndësinë e saj në përvojën njerëzore. Në këtë
mënyrëthemi se Bejko afirmon rolin e Krishtit si shpëtimtar, duke theksuar se
kuptimi dhe rëndësia e kryqëzimit duhet të gjenden në tokë, aty ku Krishti
vuajti dhe kuptoi vuajtjen njerëzore dhe jo në qiell ku ai u ngjit pas kryqëzimit.
VII-Melodiciteti
i poezisë "Krishti kryqëzohet vetëm në tokë" të Sadik Bejkos krijohet
përmes një ndërlidhjeje të veçantë midis rimës, ritmit dhe përdorimit të
zanoreve.Rima në këtë poezi nuk është e rregullt, çka i jep vargut një liri dhe
një natyrë më të shtrirë, duke pasqyruar kështu një trishtim dhe një ndjenjë të
pashmangshme përplasjesh me realitetin.
Ritmi,
që alternohet midis frazave të shkurtra dhe të gjata, krijon një ndjenjë të
përhershme luhatjeje midis shpresës dhe zhgënjimit.Kjo luhatje ritmike
reflekton tensionin mes aspiratave për transcendencë dhe kthimit të
pashmangshëm në tokë, duke sjellë një tonalitet të thellë emocional, të
ngjashëm me trishtimin. Të kuptojmë se sa i përket trishtimit që ndjehet në
melodicitetin e poezisë, ai lidhet më shumë me temën e vuajtjeve tokësore sesa
me kryqëzimin e Krishtit në kuptimin teologjik. Trishtimi në poezi buron nga
përplasja e njeriut me realitetin e ashpër dhe i ngjason një reflektimi të
thellë mbi kufizimet e jetës në tokë, duke bërë që poezia të jetë një himn
përballjeje dhe pranimi të këtij realiteti.
Zanoret,
në vargje, kontribuojnë në këtë tonalitet melankolik.Përdorimi i zanoreve të
hapura dhe të mbyllura krijon një rezonancë të thellë dhe një ndjenjë të
brendshme të zërit, duke e përforcuar efektin emocional të poezisë.Kjo ndjesi e
thellë dhe e brendshme që buron nga përdorimi i zanoreve e mbështet trishtimin
që përshkon gjithë poezinë.Zanoret në poezinë "Krishti kryqëzohet vetëm në
tokë" të Sadik Bejkos luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e
melodicitetit të saj të trishtuar.Ja disa shembuj se si zanoret ndikojnë në
këtë efekt: Efekti I zanoreve të hapura (a, e, o) psh në vargun "Prekëm në kufirin e dritës,"
përdorimi i zanoreve "e" dhe "a" krijon një rezonancë të
butë dhe të zgjatur që përçon një ndjenjë të brendshme të qetësisë dhe
reflektimit, duke e përforcuar efektin melankolik të vargut. Te vargu "Në tokë… të fitojmë tokën" përmban
përsëritjen e zanoreve "o" dhe "a", të cilat i japin vargut
një ndjesi të thellë dhe solemne, duke nënvizuar seriozitetin dhe peshën emocionale
të poezisë.
Për
sa I përket ndikimit të zanoreve të mbyllura (i, u) shohim se:në vargun "Ndodh: dhe në ujë perlash mund të zhgërryhen
derrat," zanoret "u" dhe "i" krijojnë një tingull
të mprehtë dhe të ftohtë, që i shton një dimension ironik dhe të trishtuar
poezisë, duke theksuar absurditetin dhe humbjen e shpresës. Po ashtu te vargu
"Krishti prapë mund të vihet në kryq
e mund" kemi përsëritjen e zanoreve "i" dhe "u",
që përçojnë një ndjenjë trishtimi dhe lodhjeje, duke reflektuar peshën e barrës
së njerëzimit në përballjen me vuajtjet tokësore.
Këto
shembuj tregojnë se përdorimi i zanoreve në poezi nuk është i rastësishëm, por
i ndërtuar me kujdes, ose më saktë fjalët janë zgjedhur me kujdes që zanoret të
krijojnë një melodicitet të trishtuar që rezonon me tematikën e poezisë.
Në
përfundim të kësaj analize themi se Sadik Bejko, me poezinë "Krishti
kryqëzohet vetëm në tokë," shfaqet si një poet me një ndjeshmëri të
jashtëzakonshme dhe një talent të rrallë për të shprehur dilemat ekzistenciale
të njerëzimit. Përmes një përdorimi të kujdesshëm të gjuhës, simbolizmit dhe
melodicitetit,ai arrin të krijojë një poezi që jo vetëm prek shpirtin, por edhe
sfidon mendimin. Ai ndërthur konceptet e thella filozofike me realitetin e
përditshëm, duke ndërtuar një botë poetike ku tokësorja dhe hyjnorja përplasen,
duke gjeneruar një tension të vazhdueshëm midis aspiratës për transcendencë dhe
përballjes me vuajtjet e jetës. Vlerat e Bejkos si poet, parëjo vetëm te kjo
poezi qëndrojnë në aftësinë e tij për të thurur vargje që rezonojnë me ndjenjat
më të thella të njerëzimit, duke mbajtur një ekuilibër të hollë midis
emocionalitetit dhe intelektit. Ai përdor simbolet universale për të shprehur
mesazhe të fuqishme dhe të përjetshme, duke e bërë poezinë e tij të vlefshme
dhe të kuptueshme për breza të ndryshëm. Bejko mbetet një zë i veçantë në
poezinë shqipe, duke e lartësuar dhe pasuruar atë me ndjeshmërinë dhe vizionin
e tij unik.
Sarandë, gusht 2024
Krishti
kryqëzohet vetëm në tokë
Prekëm
në
kufirin e dritës,
në
fërfëllimën që ndan hemnisferat, hapësirat -
në
të fluturimit teh të paprekshëm.
Ëndrash
e kishim ditur, turbull pandehur, këtë
çast
fare,
fare të largët :
Vendin
diku, pak sa një gisht nën Hënë,
vend
që nuk zbret kurrë tek ne të gjallët.
Por
ndodhi. Çasti u ndal, ra si
karroca
me flatra te këmbët tona :
-
Ejani, ejani të fluturojmë, tha.
(Barëra
të shpresës sonë kaq të forta
ende
lopët s’u patën ngrënë!?)
Le
të ngjitemi, tha,
pak,
fare pak gjer aty… nën Hënë.
Ç’
mund të ndodhë
e
mund të mos ndodhë
kur
me një të puthur fluture helmuese
prek
në kufirin fërfëllues
që
i ndan më dysh hemisferat?
Bota
bëhet tjetër,
Ndodh:
dhe në ujë perlash mund të zhgërryhen derrat.
Por…
hap-mbyll sytë, prapë ramë në tokë.
S’qenkësh
gjë,
s’paskësh
qenë gjë ai vendi i një gisht nën-Hënës.
Të
fitojmë, pra, Tokën,
Të
fitojmë prapë hallin, vuajtjen, ankthin tonë,
atë
rënien në truallin e fillimit,
rënien
që nga barku i nënës.
Në
tokë… të fitojmë tokën.
(Krishti
prapë mund të vihet në kryq e mund).
Njerëzorë
jemi, tepër njerëzorë…
…s’është
më, nuk është
ai
vendi sa një gisht nën Hënë,
dikund...
Nga libri “Letër Hamurabit”