Kulturë
Mihal Gjergji: Më presin
E diele, 25.08.2024, 06:15 PM
Mihal Gjergji
MË
PRESIN
Më
pret fëmijëria t’a flak moshën tutje
Në
shteg të gremisur të shkel si dikur
Por
barra e jetës më varet mbi supe
Dhe
maja ku ngjitja ngjason si qivur
Në
supin e malit ndalova të prehem
Me
furkën e dimrit dëborën e tjerr
Nektarin
e mallit do pi e do dehem
Mëndafshi
i erës me vete e sjell
Çarcafin
e reve e djegin rrufetë
Në
viset e mia me muzgjet e artë
Litarët
e shiut i mbledhin rrëketë
(Si
s’pata mbi krye një gunë a një shark!)
Më
presin dy varre. Sa shpesh kam munguar!
Siç
prisnin të ktheja dikur në shtëpi
Me
prushin e shpirtit ç’bekim kanë pikuar?
Në
këngët e djepit dëgjoja hyjni!
Një
ditë, doemos do më marrin në gji!
P.S: Edukatorët e mi të parë
dhe të çmuar, nëna dhe babai. Meraku i tyre ende më ruan çdo hap e çdo thinjë.
Ata vijnë shpirtërisht drejt meje, ndërsa unë shkoj fizikisht drejt tyre, çdo
ditë, rënduar nga pesha e viteve dhe barra e halleve. Ata meritojnë lulet,
nderimin dhe dashurinë time.
Tiranë, Mars 2020