Kulturë
Atdhe Geci: Perandori i fjalës
E diele, 25.08.2024, 11:04 AM
PERANDORI
I FJALËS
Poezi
nga libri "Iliada shqiptare"
Atdhe,
naltoje këngën për
Atdheun
për
pellazgo-ilirinë dhe pjesët e tjera
jepi
frymëzim muzës dhe marsho, në
gjeografinë
ilire shtrihet atdheu ynë
Atdheu
ka forcë të jashtëzakonshme
është
pjesa e tërë e dheut arbëror, e
ëmbla
tokë që e ndjejmë dhe e duam
hisja
jonë e zotit, e diellit dhe e detit
Atdhe,
jepi hov
Lëvizjes Kombëtare
për
Iliri, naltoje këngën për kthimin
e
emrit Atdheut në emrin e vet, Iliri
e
ardhmja do, jo në kufijtë e tashëm!
Mbi
atdheun e lashtë të shqiptarëve
u
thyen tri perandori, plagët e tyre
ende
i ndjejmë në trup! Dua t´i takoj
dijësit
e mi, ata që na lanë vepra pas!
I
mbushur me gjak pellazg të Naimit,
të Fishtës, Nënë Terezës, të Kadares
kjo
tokë shqipesh të pellazgo-ilirëve
e
do që ta naltojmë këngën për Iliri!...
Atdhe Geci - Prishtinë,
Pogradec, 2024